Kujtesë mirënjohjeje për birin e Himarës, shkrimtarin Odhise Grillo, “Mjeshtër i Madh”
Çaste të paharrueshme: Ali Podrimja, Vilhelme Vranari dhe Odhise Grillo, para Teatrit “Petro Marko”- Panairi i librit, Vlorë 2002, foto:Fitim Haxhiraj
Në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtoj me nderim dhe respekt, njeriun zemërmirë dhe bujar, Prof. Odhise Grillo!
“Të harrosh, është mëkat.
Të mohosh dhe transformosh faktet, është krim.
Ndërsa të kujtosh është virtyt dhe mirënjohje!Vivra
Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj
Memorie nderimi nga ish nxënsja e tij ( naytyrisht në moshë të shkuar) për Prof. Grillo që më udhëhoqi pa asnjë interes në rrugën e krijimtarisë letrare.!
Kaluan 20 vite që fëmijëve u mungon miku i tyre, shkrimtari i palodhur dhe i papërtuar Odhise Grillo. Me çantën plot me libra në sup, më duket sikur e shoh që çaplon ngadalë nëpër sokakët e trojeve etnike shqiptare, i rrethuar nga vogëlushët dhe miqtë e librit apo krijuesit e rinj. E ndjek me sytë e mendjes tek ngryset në Prishtinë, Tetovë, Shkup e Ulqin dhe mëngjesi e zë në Vlorë, në Korçë apo Himarë, ku përshëndet me mirësjellje bashkëatdhetarët e tij : Mirëmëngjesi, miqtë e mi!.
Nxënësit lexojnë apo dramatizojnë librat e tij, njohin shpirin e tij atdhetar, të ngrohtë dhe të artë, por u mungon butësia e përkëdhelja e dorës së ngrohtë të njeriut të ditur, fjalëmbël dhe gojëmjaltit Gjysh Odhisesë që, të vegjëlit i fuste në botën e ëndrrave dhe të imagjinatës. Jo pak po Prof. Grillo është autor i 120 veprave, i sa e sa çmimeve dhe redaktor i 1500 veprave letrare.
Mungesën e Profesor Grillos, e ndiejnë edhe letrarët e rinj që nisin rrugën e bukur, fisnike por të vështitrë të krijimtarisë letrare.
Odhise Grillo lindi në 21 mars, 1932, në Vuno të Himarës autoktone shqiptare. U nda nga jeta pas një sëmundjeje të gjatë prej 4 muajsh, i shtruar në një nga spitalet e New Yorkut me diagnozë, Hemorragji cerebrale. E sollën me vig në atdhe dhe sa hyri në shtëpi, ai dha frymën e fundit në Tiranë më, 23 shtator, 2003. Në datë 24 e përcollën me nderime për në banesën e fundit e të përjetshme, familja, fisi, gjithë Himara dhe miqtë e tij të ardhur nga qytetet e vendit. Odhise Grillo prehet në vendlindje në Vuno përballë detit Jon.
Përherë njeriu i mirë, shprehej me mburrje: “… ne, himariotët e kemi për nder që jemi bijë të këtij trualli të lashtë autokton pellazg-ilir-shqiptar, të cilin ndër shekuj e kemi mbrojtur me gjak ”. Në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ai ishte atdhetar i përkushtuar dhe besnik i origjinës së lashtë të popullit tonë që ka provuar padrejtësitë e shekujve, ndaj të cilit vazhdojnë të ngrihen edhe sot teza mohimi historik nga ardhacakët në tokën ilire që i ndryshuan edhe emrin gadishullit. Dikur i quajtur ‘Hem’ më pas “Iliri’, veçse në fillim të shek. XIX, nga gadishulli ‘Ilirik’u quajt “Ballkan”.Nëse u hedhim një sy titujve të librave të tij, ato flasin shumë. Ai krenohet me lashtësinë e atdheut mëmë, Shqipërinë. Ai lindi në një familje me tradita atdhetare, kulturore dhe arsimdashëse, për të cilën nacionalisti Mit’hat Frasjhëri ka thënë: “Po të mos ishin Kasnecët, Grillojt e Varfajt, nuk do të kishim më Himarë shqiptare”. Babai i tij; Kristo Grillo, hapi shkollën e parë shqipe në Vuno dhe nga familja e tij gjatë 50 vjeçarit të dytë të shek.XIX, i kanë dhënë arsimit tonë 5 mësues.
Odhise Grillo u diplomua në vitin 1962, në univesitetin e Tiranës, katedra gjuhë-letërsi dhe gazetari. Ai filloi të shkruajë qysh në bangat e shkollës, kurse librin e parë “Shtatë ngjyrat” e botoi në vitin 1954. Odhise K. Grillo është poet shumë i njohur, autor këngësh dhe shkrimtar bashkëkohor i letërsisë për fëmije, të cilit iu dha medalja
1- “2000 Milenium” e institutit biografik ndërkombëtar të Amerikës (ABI). Medalja është mirënjohje që u jipet krijuesve të shquar të vendeve të ndryshme të botës, të cilët meritojnë të radhiten përkrah personave më të shquar në fushën e letërsisë. Shkrimtari Grillo ka botuar 120 libra për fëmijë në proze, poezi, studime kritike dhe të tjera. Grillo është shpërblyer dhe mirënjohur nga :
2–Qendra biografike e Cambridge-it në Angli (IBC),
3– Nga instituti ndërkombëtar i studimeve të letërsisë për fëmijë dhe të rinj në Mynih me romanin për fëmijë “Historia e Skënderbeut”, sipas veprës së Naim Frashërit. Kjo vepër e Grillos hyn në fondin e librave më të mirë të dhjetëvjeçarit të fundit.
4-Ai u deokrua nga President Moisiu me Urdhrin“Mjeshtër i Madh;
5-Kolana “Legjenda shqiptare” prej 27 librave të ilustruara me legjenda për fëmijë, mban emrin e nderuar Odhise Grillo.
6-Për më shumë se 10 vjet O.Grillo ka qenë drejtues i Shoqatës Mbarëkombëtare të shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj. Fillimisht nënkretar, Kryetar dhe President.
Mbi të gjitha, veç thesarit që u ka lënë fëmijëve dhe rinisë, ai ishte i gatshëm të ndihmonte këdo të roi apo të moshuar qëkishte talent. Unë pata fatin që libri im i dytë, roman, me titull “Dhembje nëne”, i shkruar përmes dhembjes së plumbave të kallashëve, diegijes dhe zhdukjes së vlerave kombëtare të vitit 1997, ra në dorën e Prof. Odhise Grillos. Në fillim të vitit 1998, shkova në ShBToena. Drejtori i saj, më pas deputet, z. Fatmir Toçi, si i hodhi një sy dorëshkrimit, na u drejtua ne, bashkëshorit dhe mua: “Do bëhemi një treshe e mirë vlonjate?
-Pse jo, po kush është i treti?
-Redaktor do të jetë prof. O. Grillo.
Për shkak të veprës së tij, e kujtoja me trupin e një gjiganti. Profesori e lexoi për gjithë natën dorëshkrimin dhe të nesërmen më telefonoi, duke më shprehur vlerësime me superlativa. Ai e quajti: “ një roman ndryshe, real dhe i dhembshëm.I pari i këtij lloji që botohet në Toena. Me temë të tillë kisha lexuar vetëm romanet e verdhë, por vite e vite më parë…”.
Pas redaktimit më thirri të takoheshim në Tiranë. Unë dhe bashkëshorti, që sot është moderator dhe menaxher i botimeve të mia, Fitim Haxhiraj, hymë në një lokal, pranë Toenës dhe e prisnim në ankth të dy si çift. Sa e pashë hoqa dorë nga “gjiganti”. Ai kishte një trup të vogël, i veshur me sqimë dhe tejet elegantë. Si u përshëndetëm, nisëm bisedën sikur ishim njohur prej vitesh. Folëm kryesisht për letërsinë.
Prej këshillave të tij mësova se si hyhet dhe si ecet në rrugën e kriimtarisë letrare. Për bujarinë e tij pa interes material, vetëm vlerësim letrar, i jam mirënjohëse, për redaktimin e mrekullueshëm të 11 librave të mi të parë dhe tri përkthimeve nga italishtja. Madje libri i fundit i redaktuar pranë Toenës, nga Prof. Grillo është romani im për fëmijë, “Amanti i Arbërisë”që u botua tre muaj pas ndarjes së Prof..Grillos nga jeta, në maj të vitit 2003. Nuk e harroj kurrë ndihmën e vyer që më ka dhënë, duke më shtrirë dorën e ngrohtë të një miku.
I paharruar qoftë emri i nderuar Odhise Grillo dhe vepra e tij, një thesar i paçmuar për fëmijët !
Mbi Mbi gjithë aftësitë etij dhe librat që
p ps:s*Gjeografi gjerman Augusrt Zenune në vitin 1808, e quajti Gadishulli Ballkan. Duke u përdorur ky emërtim, brenda 10 vjetësh, mori përmasa kontinentale, dmth.u përhap në gjithë Evropën.(Histori e fshehur- 28.12. 2016)