23/11/2024

KUJTESA KULTURORE PROVERBIALE E ZYMIT: TAKIMET E GJEÇOVIT 2019

0

Kujtimi (e kaluara), buka dhe kultura. janë një trinom etnik që i spikati TAKIMET E GJEÇOVIT 2019 në Zym të Hasit. Kujtesën e traditës jo vetëm të historisë shqiptare përgjithësisht, po edhe të artit, të letërsisë e të kulturës, Zymi e mban që 48 vjet…

Nga Prend Buzhala

1. Kujtesa

Këto takime sivjet , që u mbajtën për të 48-ën herë me radhë, ia kushtoi 330-vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit dhe At Shtjefën Gjeçovit në 90-vjetorin e rënies. Manifestimit tradicional “Takimet e Gjeçovit”, u mbajt në fshatin Zym të Hasit, nën përkujdesjen e Ministrisë së Kulturës të Kosovës , organizuar nga Shoqata Letrare “Shtjefën Gjeçovit” e Zymit. Tërë këtë manifestim e përballuan financiarisht vetë zymjanët, sidomos ata mërgimtarë. Manifestimi u nis në Karashëngjergj, te varret e Gjeçovit e të At Lugij Palajt, në përurimin e Muranës së Gjeçovi e ku zymjanët e prenë shiritin e përurimit dhe bekuan varret e të rënëve… Taskimet i shpalli të hapura kryetari i Shoqatës Letrare “Shtjefën Gjeçov”, At Ndue Kajtazi, cili mbajti dhe Fjalën e rastit para të ranishmëlve, në Amfiteatrine Zymit kushtuar manifestmeve dhe kujtesës së Gjeçovit.. Ai përkujtoi edhe këtë figurë, këtë françeskan shqiptar të Kosovës, që është një nga figurat më të ë mëdha që krishterimi i fali kulturës kombëtare shqiptare, dhe i cili për kontributi ne tij, radhitet përkrah gjenive të tjerë si imzot Pjetër Budi, imzot Pjetër Bogdani, imzot Gjon Kazazi, Atë Gjergj Fishta, Atë Anton Harapi etj.

Erdhën, në këtë takim edhe shumë veprimtarë, artistë, krijues, politikanë dhe mysafirë të shumtë nga mbarë trojet etnike shqiptare.

Kësaj radhe, Zymi pati mysaftrë, edhe veprimtarë e krerë të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti, i cili vlerësoi lart figurën e At Shtjefën Gjeçovit, kontributin e tij për kulturën e për kombin. Tubimin e nderuan edhe përfaqësues të Pukës (Shqipëri).

2. Buka dhe Kultura

Një komb së pari e siguron bukën e tij. Pas bukës vjen kultura…

Kësisoj, për çdo vit ky manifestim sjell risi në organizim. Kështu, kësaj radhe spikatën dy të tilla, që ishin majft mbresëlënëse: Manifestimi DITA E BUKËS ZYMJANE (që ka fillaur të mbahet qe disa vite) dhe edhe ekspozita e Jasmir MORINËS me titull: Gjeometri Ornamentesh. Në amfiteatrin zymjan, përpara të pranishmëve, qëndronin ushqimet tradicionale të Kosovës, në organizim të rrjetit të shoqatave të grave, për të cilat foli dhe i prezantoi Resmije Berisha., ushqime që i shijuan të gjithë mysafirët në hapësirat e Muzeut të Zymit. Për ekspozitën e Jasmir Morinës foli Prend Buzhala. Për këtë ekspozitë u tha se ky poet kësaj radhe na vjen me një tjetër art, më saktësisht, me figurimin artistik të arteve aplikative, me zbukurimet e simbolikën e përdorur në tekstil, tepihë, veshje shqiptare etj, pra, gjithnjë me paraqitjen etnografike të etnisë shqiptare në artin e tillë të tekstilit, sikundër është arti popullor. Autori kishte botuar dhe një katalog që përfshin dhe prezantimin e mirëfilltë të veprave figurative me karakter tematik.

Edhe këto punime qëndronin si një zbukurim funksional estetik përpara shikuesve.

Po para shikuesve u radhitën edhe krijuesit nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia që lexuan në ORËN LETRARE: Rrahim Sadiku, Ramadan Mehmeti, Sherife Thaqi, Dan Ibrahimi, Gazmend Beqaj, Izet Duraku, Rexhep Shahu, Hydajet Hyseni, Leonora Bruçaj – Keka, Maxhun Osmanaj etj.

Mbresëlënës sot ishte edhe dhurimi i Bibliotekës së folkloristit e njeriut të lerave, Haxhi Krasniqi nga prizreni Bibliotekës së Zymit, të cilën e dhuroi vajza e tij.

3. Lazër Stani, fitues i Çmimit “Pena e Anton Pashku”

Tradicionalisht, ky manifestim ndan edhe Çmimet e njohura. Kështu, kësaj radhe, Prend Buzhala, në emër të jurisë letrare, Çmimin “Pena e Anton Pashku”, ia ndau prozatorit të njohur shqipatr Lazër Stani, për librin me tregime “Kohë për nuse” (botimi II, 2018). Në arsyetimjikn e jurisë thuhet:

“Lazër Stani është ndër tregimtarët më të mirë të letërsisë së sotme shqipe. Vëllimi i fundit “Kohë për nuse” që ishte botuar më 2014, përjetoi edhe botimin e dytë vitin e kaluar. Ky vëllim tregimesh ka zgjuar jehonë interesimesh te lexuesit dhe kritika letrare. I përbërë nga tetë tregime (““Të magjepsurit”, “Përqafim në mort”, “Pianisti”, “Kohë për Nuse”, “Një histori dhe një emër gruaje”, “Me sy të fiskuar pas një ylli”, “Idioti udhëton për Amerikë” dhe “Daiza Zaharia”, ky libër lexohet si një prozë unike, ku autori arrin t’i diferencojë funksionin estetik, narrativ dhe logjik të ligjërimit artistik.

Në pasthënien e librit, Profesor Anton Nikë Berisha shkruan: “Tregimet e Lazër Stanit janë krijesa të botës së tij shpirtërore dhe shprehin para së gjithash dramën e brendshme; në to dëshmohen përplasje, pezullime e kundër-thënie; përmbushje synimesh dhe dëshirash, po dhe dështime; ringjallje të serishme të tyre ose shuarje të pjesshme ose të plota. Në to çdo gjë rrëfehet në një kontrast, që nuk ndjek një model, po degëzohet; ndodhin drama brenda dramave, të vogla e të mëdha, kontraste dhe kundërthënie brenda kundërthënieve… Tregimet e Lazër Stanit si rrëfime poetike i përkasin para së gjithash realitetit të tyre të shprehur me anë të strukturës gjuhësore, përmes së cilës përftohet bota – realiteti që është tjetër në krahasim me botën konkrete, të përditshme. Ato shqiptojnë dukuri që kanë mundur të ndodhin dje, që ndodhin sot ose që mund të ndodhin nesër. Kjo përkushtëzon që rrëfimi i Stanit, thellësisht subjektiv, fryt i imagjinatës dhe i shpirtit të tij, të pasur e njëherit të shqetësuar, të perceptohet i besueshëm, real dhe si i tillë të bëjë ndikimin e dukshëm në lexuesin”.

Sado që ngjarjet janë të përjetuara, si realitet i mundshëm, sipas atij konceptit aristotelian të letërsisë dhe dokuemntares, Lazër Stani di ta tërheqë vijën e hollë midis fikcionit e faktit, për të krijuar realitet të ri artistik. Aty lexohen temat e përjetshme të tilla, si dashuria dhe urrejtja, jeta dhe vdekja, e mira dhe e keqja. Ndryshe, lexohen si tregime të ndërgjegjes, ku autori shquhet për njohjen e thellë të botës së brendshme të personazheve.

Kështu, këto tregime përbëhen nga disa shtresa, sikundër janë ai i dhuntisë së rrëfimit, mbi një detaj jetësor a historik,e ku ngrihet një shtresë tjetër, ajo ireale-obsesive, në ndërthurje me shtresën reale–intriguese, sikundër hasen në tregimin e fundit “DAIZA ZAHARIA”, që ndërlidhet me historinë e padër Anton Harapit e kui jepen burgosjet, arrestimet. Lirimi i burrit që nxitet si dyshim, i kappërcen mundësitë e protagonistes: a jeton ajo me mëkatarin apo me njeriun e pafajshëm, ndërsa vrasësi endet gjithandej nëpër majat e pushtetit? Sty është jeta me kërkesat e qëllimet e saj për vlerat etike, sikundër janë dhe dinjiteti apo fati, dhe të duket se po lexon një vepër të realizmit magjik. Këso ndërthurjes të shtresave të ndërdijes e sfilitjeve të brendshme, të ndërthurura me magjinë e narracionit, hasim në të gjitha tregimet: me lëndën specifike rrëfimore, si dhe me shumëllojshmërinë e qasjeve estetike të kësaj lënde të trajtuar.”

4. Çmimet tjera

Plaketa “Pena Shtjefën Gjeçovit” iu nda Neshat Mehmedit (Tetovë), për organizimin e Manifestimit tradicional ,,Karnevalet ilire”, që mbahen në Bozovcë të Malësisë së Sharrit. Ndërkaq Çmimi PLAKETA PJETËR BOGDANI iu nda Gani Mehmetajt për romanin “Zhvarrimi” që i kushtohet Pjetër Bogdanit. Çmimi “Unaza e Katit” (Katrarina Josipit) tradicionalisht i ndahet një femre që ka kontribut të dallaur në fushën e kulturës. Sivjet kjo “Unazë…” iu nda këngëtares së popullarizuar të muzikës popullore shqiptare Nazmije Hoxha.

Me një program me valle popullore e valle hasjane, u paraqitën të rinjtë e AEK “Katarina Josipi”, kurse në fund të gjithë shikuesit e mysafirët përjetuan mikpritjen tradicionale zymjane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok