KUJDES NGA POLITIKA PUTINISTE NE BALLKAN!
Nga Frank Shkreli
(Një paralajmërim i para 13-viteve më parë mbi ndërhyrjet ruse në Ballkanin Perëndimor, përball krizës serioze të ditëve të fundit në veri të Kosovës dhe bllokimit të rrugëve me barrikada për 20-e sa ditë — që analistë dhe media ia kanë faturuar ndërhyrjeve të drejtë për drejta të Moskës gjatë viteve në rajonin e Ballkanit. Rusia ka mbështetur në vazhdimësi të gjitha kërkesat absurde të Serbisë ndaj shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës dhe ka mbështetur nismën “Ballkani i Hapur” – një krijesë kjo e Beogradit dhe Tiranës zyrtare – duke lenë jashtë Kosovën, pasi Serbia refuzon ta njohë shtet të pavarur).
————————————-
Kohet e fundit po flitet dhe po komentohet shume ne lidhje me perpjekjet e Rusise per te rivendosur influencen e Rusise ne bote, nepermjet masash te ligjshme e te paligjshme. Nje perpjekje e tille u pasqyrua me se miri para disa javesh, kur Shtetet e Bashkuara arrestuan nje dyzine spiunesh ruse ne disa qytete te Amerikes, te cilet duke u paraqitur si njerez te thjeshte, kishin infiltruar shoqerine amerikane. Dje ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara u mbajt nje sesjon mbi Kosoven, ku ambasadori rus tha se asgje nuk ka ndryshuar edhe pas vendimit te Gjykates nderkombetare te Drejtesise, qe shpalli legjitime pavaresine e Kosoves. Gjithashtu, ditet e fundit ne shtypin shqiptar flitet per marredhenjet shqiptaro-ruse, duke u bazuar ne nje fjalim qe paska mbajtur ambasadori shqiptar ne Moske, ne fillim te ketij viti. Nuk dua te komentoj fjalimin dhe komentet e ambasadorit shqiptar ne Moske, pasi nuk kam tekstin e komenteve te tij, por dua te theksoj shqetsimet qe jane shfaqur ne Perendim ne lidhje me perpjekjet e Moskes per te vendosur influencen e saj politike e ekonomike ne Ballkan, nje fakt ky qe, kryesisht, duhet te shqetesoje shqiptaret.
Pasi c’prej vitit 1991, Rusia u la menjane nga politika evropiane, politika e Moskes dhe strategjia e saje afatgjate — nen udheheqjen e Presidentit Putin dhe tani Kryeministrit Putin — vazhdon te jete dominimi i tregut te energjise ne Evrope dhe ne te njejten kohe eshte duke u perpjekur te perdore burimet e saje energjetike per te rivendosur influencen politike qe dikure gezonte Bashkimi Sovjetik ne Evropen Lindore. Sic duket, kejo politike nuk ka per qellim krijimin e nje blloku te ri, pasi realiteti i sotem ne Evrope eshte ndryshe, por synon prishjen e planeve amerikane per nje “Evrope te tere e te lire”, si edhe politiken e sigurimit te perbashket te Organizates e Atlantikut Verior (NATO). Per me teper, strategjia putiniste ka si qellim perfundimtar vendosjen e nje monopoli e kontrolli te plote energjetik, e si rrjedhim edhe politik, duke perdorur kompanine Gazprom per ndertimin e linjave te shperndarjes se gazit ane e mbane Evropes.
Por eksperte te ndryshem thone se strategjia (energjetike) ruse ka permasa me te gjera dhe perfshine elemente te tjere politike e ekonomike. Sic dihet, Moska, ka patur dhe vazhdon te kete lidhje te ngushta historike, kulturore dhe fetare ne Ballkanin Perendimor, vecanarisht me Serbine dhe Malin e Zi. Sidomos Serbia ka qene gjithmone syte dhe veshet e Rusise ne Balkan. Lojerat e Rusise ne Balkan jane pjese e nje strategjie gjeopolitike te Moskes, qe kane per qellim prishjen e tendencave pro-perendimore ne kete rajon dhe te pakten balancimin, per te mos thene pakesimin e influences amerikane dhe te Bashkimit Evropian ne kete rajon. Influenca politike dhe financiare ruse ne Ballkan sa vjen e shtohet ne Serbi, ne entitetin serb ne Bosnje dhe ne Mal te Zi, ku te ashtuquajturit bisnesmene rus kane marr nen kontroll shumicen e firmave private e shteterore dhe tani pothuaj kontrollojne industrine e turizmit ne Mal te Zi, qe eshte baza kryesore e te ardhurave te shtetit malazez. Gjithashtu, Rusia dhe Serbia kane nenshkruar nje marreveshje qe deri me 2012 te ndertojne ne qytetin serb Nis, nje qender “humanitare” te nderhyrjes se shpejte, qender kejo qe mund te kete aplikime ushtarake, dhe do te ishte qendra e pare logjistike ruse jashte territorit te ish-Bashkimit Sovjetik. Per me teper, gjate muajve te fundit ne shtyp ka patur lajme te pa-vertetuara se Rusia ka ne plan te vendose nje baze ushtarake ne jug te Serbise, afer kufirit me Kosoven.
Nje angazhim me i madh i Moskes ne Balkan, inkurajimi dhe pranimi i ketij angazhimi rus nga vendet e Balkanit Perendimor,per hir te marredhenjeve te mira e “normale” jo vetem qe nuk sjelle asgje te mire per kombin shqiptar, por mund te shkaktoje probleme te pa-parashikueshme per stabilitetin e rajonit, po te merret parasyshe perkrahja historike fanatike e Rusise ndaj interesave sllave ne kete pjese te botes, ne kurriz te interesave shqiptare. Putini dhe bashkpuntoret e tij mafioze te bizniseve ruse kane vazhduar perkrahjen e tyre per Serbine, nderkohe qe Moska, me te gjithe potencialin e saje diplomatik e politik, vazhdon te kundershtoje pavaresine legjitime te shtetit te Kosoves. Interesi i Rusise eshte mos-stabiliteti i rajonit, me qellim qe te gjuaj peshke ne ujera te turbulleta.
Ne debatin e djeshem ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, Ambasadori rus Vitaly Churkin, i cili eshte kete muaj dhe president i Keshillit te Sigurimit, nuk la asnje dyshim se asgje nuk ka ndryshuar ne politiken ruse karshi pavaresise se Kosoves — bile edhe pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise (GJND), ne favor te pavaresise se Kosoves. Rusia, si anetare e Keshillit te Sigurimit me te drejte vetoje, nepermjet ambasadorit te saje e beri te qarte se Moska do te perdore veton per te blokuar cdo perpjekje per anetaresimin e Kosoves ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara, synim ky qe Ministri i Jashtem te Kosoves, Skender Hyseni e quajti si nje hap natyral. Shpresohej qe, sic tha edhe zevendes-ambasadorja e Shteteve te Bashkuara ne OKB, Rosemary Di Carlo, se vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise do te sherbente si baze per te kapercyer pertej debateve te se kaluares, ne mbeshtetje te paqes dhe stabilitetit ne rajon. Kejo nuk ndodhi dhe duket se nuk ka te ngjare se do te ndodhe ne nje te aferme te shpejte, fale politikes anti-shqiptare serbe, te perkrahur vendosmerisht nga politika ruse.
Rusia dhe Serbia, por edhe vende te tjera duhet ta kuptojne se pavaresia e Kosoves, eshte sic tha edhe Rosemary Di Carlo, gjate debatit ne Keshillin e Sigurimit, e pakethyeshme dhe kufijte e saje te padhunueshem. Eshte mire qe aleatet e shqiptareve si Amerika e Anglia perkrahin kete parim dhe te drejte te shtetit te Kosoves. Po cila duhet te jete politika shqiptare karshi kesaj politike te eger anti-shqiptare ruse ne forumet nderkombetare, sidomos ne lidhje me pavaresine e Kosoves? Politika shqiptare duhet te thote pa asnje dyshim dhe me bindjen me te thelle se stabiliteti ne Balkan minohet nga obstruksioni ose pengesat ruse ndaj njohjes se Kosoves si shtet i pavarur. Duke heshtur ndaj ketij obstruksioni, ndihmohet perjetesimi i mos-stabilitetit ne rajon, nga i cili shqiptaret do pesonin pasojat me te këqia. Drua se politika shqiptare nuk ka qene aqe e vendosur ne kudershtimin e ketij obstruksioni. Nuk me duket se eshte e arsyeshme qe te quhen “marredhenie normale” ato me Rusine, kur ky vend nuk njeh, lere me interesat jetike, por as ekzistencen e gjysmes se Kombit shqiptar. Kapitullimi para interesave te perkoheshme ekonomike e financiare, ne kurriz te interesave kombetare eshte i papranueshem.
Stabiliteti i Ballkanit eshte me i qendrueshem me pavaresine e pakethyeshme te Kosoves, si edhe me kufizimin e politikes ekspansioniste serbe dhe me mos-nderhyrjet obstruksioniste ruse. Eshte e pakuptueshme se pse lejohet pasardhesi i Stalinit te kete nje pikembeshtetje ne Ballkan, duke e lejuar Mosken te vendos pengesa ne rrugen e zgjerimit te Bashkimit Evropian, ndersa vendet e atij rajoni nuk marrin asgje ne shkembim, bile as vullnetin e mire. Pikesepari u takon vendeve te rajonit te kundershtojne obstruksionin rus ne Ballkan, pasi stabiliteti rajonal eshte ne interesin jetesor te tyre. Vendet e Ballkanit duhet te zene vendin qe u takon si shtylla te sigurimit dhe stabilitetit evropian, në bashkpunim me dhe antarësim në Bashkimin Evropian.
Eshte e doemosdoshme dhe ne interesin kombetar qe si Shqiperia ashtu edhe Kosova te kene marredhenje te mira, ne te gjitha fushet, e me te gjitha vendet e botes — te medha e te vogela — duke perfshire ketu edhe Rusine e Serbine, por keto marredhenje duhet te ndertohen e te kultivohen ne baze te interesit kombetar të shqiptarëve dhe pastaj ne interesin e perbashket dhe te respektit reciprok midis vendeve.
*Ribotim nga data 04.08.2010.