08/10/2024

Nga Enver Bytyçi

Fjala e kryeministrit Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës duhet marrë seriozisht nga qytetarët shqiptarë. Sidomos nga opozita. Eshtë njësoj sikur një kryeplak fshati diku nga veriu apo nga jugu i vendit të vijë në parlamentin e Shqipërisë e t’u thotë deputetëve se “ju jeni turpi i civilizimit”! Edhe pse ky parlamenti jonë e meriton një klasifikim të tillë.

Por çfarë ndodh në kësi rastesh? Pasojat nuk i vuan Edi Rama. I vuajmë ne shqiptarët. Europianët më duket se janë të lodhur me egon tonë provinciale. Prej vitit 1991 e këtej, kur kanë ndodhur ngërçe të ngjajshme si ky i pardjeshmi në Strasburg, perendimorët kanë përdorur si mjet shërimi ndryshimin politik, rrotacionin. Por me Edi Ramën rrotacioni është shumë i vështirë. Mafia në pushtet është më e rrezikshme sesa diktatura në pushtet!

Atëherë çfarë mund të ndodhë, kur nuk ka më shpresë se Shqipëria mund të vetëkontrollohet dhe vetëzhvillohet?! Ajo që ka ndodhur në kohën e diktaturës. IZOLIMI. Por ky izolim nuk mund të jetë i njëjtë me atë të periudhës së telave me gjemba. Izolimi politik, financiar dhe ekonomik mund të jetë në rend dite. Madje dhe bllokimi i integrimeve në BE. Nëse ndodh kjo, atëherë do të thotë më shumë boshatisje dhe ikje nga ky vend. Më shumë arrogancë mafioze në pushtet dhe më shumë patronazhistë. Më shumë kontroll të jetës së qytetarëve e dhunë fizike, politike, psikologjike kundër tyre. Më pak dinjitet, liri dhe të drejta, ndonëse kryeministri ynë i famshëm foli në Strasburg për këto  të drejta.

Na duhet të bëjmë kujdes e të ruhemi nga egoja e një kryeministri të çmendur, të cilin e kemi zgjedhur vetë për e me çmendurinë e tij! Opozita së paku duhet të ofrojë edhe para ndërkombëtarëve një projekt të ri, të ndryshëm nga projekti i një diktatori mafioz që sot e sundon Shqipërinë. E ndërkohë t’u bëjë me dije atyre se sa ajo e ka vuajtur brenda vendit arrogancën e kreut të mazhorancës së shqiptarëve. Nëse Perendimi nuk i ka besuar ankesave të opozitës ndaj kryeministrit deri ditën e pardjeshme, prej kësaj kohe nuk mund të ndodhë më kjo! Kur ai tronditi dhe çmendi deputetët e mbi 50 vendeve në Strasburg, imagjino sjelljen e tij ndaj deputetëve shqiptarë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok