30/12/2024

Ku ishit qe njëzet e dy tri vite që heshtet ndaj vendimeve arbitrare të parlamenti serbë i cili është   në fuqi?! …

0
Hasan-Hasanramaj1

Qytetaret dhe strukturat udhëheqëse të komunës së Deçanit i pyesim

Në vitin 1993 parlamentet serbe në Beograd dhe në Deçan me vendimet arbitrare kompleksin turistik, Stacionin e Bletarisë, Pushimoren e fëmijëve dhe prona të tjera në Deçan i dhurohen në pronësi të përhershme manastirit të Deçanit. Gjatë këtyre vjetëve ne mjetet e informimit ashpër është reagua kundër këtij vendime arbitrar dhe  UNMIK-ut ku kërkuam që  këto pasuri t’i kthehen në pronësi të përhershme të kuvendit të komunës së Deçanit, por për fat të keq përveç fjalëve të thata nuk u ndërmor asgjë deri me tani. Të gjithë strukturat udhëheqëse të Kosovës dhe ato të komunës së Deçanit  duhet të përgjigjet para popullit për mos kryerjen e detyrave të tyre…

Nga Hasan Hasanramaj

Në regjionin e pasur dhe atraktiv me ajrin e pastër që lëshohet nga Bjeshkët e Nemuna, pishat shtatgjata dhe druajt tjerë, flora dhe fauna e pasur që mbulon kodrat dhe luginat nga të cilat rrjedh uji i ftohtë si akulli, Lumi i Bardh, gryka piktoreske e Deçanit , basenit , uji i tharbet dhe bukurit  tjera atraktive dekada me radhë ishin viset me tërheqëset për fëmijë, nxënës, student, të rinj, punëtor, pleq dhe turist nga anët e ndryshme të Kosovës dhe viseve të tjera nga Evropa dhe botes,  të cilët në Deçanin turistik kanë ardhur për të ajrin e pastër, për  ujë të ftohtë, për t’i çlodhur sytë në këtë mozaik të bukur turistik që rrallë kund shihet dhe për t’i mbushur muskujt me energji të re. E tërë kjo ishte dikur, kurse sot…

Parlamenti serb në Beograd dhe ai në Deçan në vitin 1993 miratuan vendimin arbitrar në seancat e tyre ku thuhet :’’Kompleksi turistik” me dhjetë hektar dhe objektet që ka, Stacioni i bletarisë me afro 20 hektarë, Pushimorja e fëmijëve Manastirit të Deçanit i japin në pronësi të përhershme”?!

Ky vendim  arbitrar i cili kishte një prapavijë me pasoja të rënda ekonomike dhe politike habit qytetaret e 42 fshatrave të komunës së Deçanit dhe dashamiret e shumtë të turizmit në Kosovë dhe më lagë. Historia dhe pleqet më të vjetër të Rrafshit të Dukagjinit nuk e mbajnë në mend së ndonjëherë që ky kompleks turistik ka qenë pronë e manastirit të Deçanit .

Të gjithë atyre që kanë marrë vendime të tilla arbitrare dhe ata që po i mbrojnë sot e kësaj dite u bëjmë me dijë se manastiri i Deçanit është manastir katolik shqiptar, për çka flasin dokumente nga lëmi e historisë…

Para luftës së fundit strukturat komunale dhe punëtoret serb që punofshin në kompleksin turistik nga objekti i hotelit të ri të kategorisë super ‘’B’’vodhën një pjesë e mirë e inventarit.

Pas përfundimit të luftës dhe tërheqjes të serbeve nga territori i komunës së Deçanit dhe hyrjes dhe vendosjes të forcave të KFORIT-it Italian në objektet e Pushimores së fëmijëve dhe ata të UNMIK-ut në objekte e kuvendit të komunës në Deçan-ish-punëtoret e ndërmarrjeve të Kompleksit turistik , Stacionit të Bletarisë dhe Pushimores së fëmijëve me kohë trokitën në dyert e UNMIK-ut, nga të cilët kërkuan që tu mundësohet kthimi në objektet e tyre,ku dekada me radhë derdhen ndjerës dhe dhanë mund dhe aty të fillojnë punën ,në radhë të parë në mbrojtjen e objekteve nga vjedhjet e barbarit tjera, mirëpo…

Pas kërkesave të shumta me gojë dhe me shkrim kuvendi i komunës dhe udhëheqësit e ndërmarrjeve të Kompleksit turistik , Stacionit të Bletarisë, Pushimores së fëmijëve “Pishat e Deçanit” në Deçan nga shtylla e katër të UNMIK-ut morën përgjigjeje së kërkesat e tyre për momentin nuk mund të realizohet me arsyetimin së pasuria e Kompleksit turistik prej dhjetë hektarësh dhe ajo e Stacionit të bletarisë prej afro 20 hektarësh me objektet edhe sot janë në posedim të përhershëm të Manastirit të Deçanit- atë që e vendosi parlamenti serbë në Beograd dhe Deçan administrata e shtyllës së katër nuk dhe organet ma të larta shtetërore të Kosovës po vendnumërojnë n vend pa luajti nga vendi?!

Njëzet e dy tri vite  po kalojnë dhe vendimin arbitrar i parlamentit të Beogradit dhe atij të Deçanit edhe sot në fuqi?!

Shtylla e katër e UNMIK-ut duke e parë revoltën dhe kërkesën e arsyeshme të kuvendit,qytetareve dhe punëtoreve të ndërmarrjeve në fjalë  nxorën vendimin numër 2000/45, në të cilin thuhet:’’pronat shoqërore dhe ato shtetërorët në territorin e komunës së Deçanit tani e tutje do të menaxhohen nga ana e shtyllës së katër të UNMIK-ut, e jo nga  kuvendi i komunës dhe ndërmarrjet hoteliere dhe stacionit i Bletarisë të Deçanit”.

Me këtë vendim shtylla e katër e UNMIK-ut mur mbi veti përgjegjësin dhe kompetencat për t’i mbrojtur dhe mbikëqyr nga të këqijat objektet shoqërore dhe ato shtetërore në komunën e Deçanit, por nuk doli ashtu për çka më së miri flasin fotografit e kamerës sonë?!

Vendimet e dhunshme të Kuvendit të Serbisë, Deçanit dhe urdhëresa e shefit të  Emisionit

Kombeve të Bashkuara në Kosovë Z. Petersenit për krijimin e një Zone për mbrojtjen e tetëqind hektarëve tokë duke filluar nga Ura e fshatit malor Bellës dhe deri ta varrezat e serbeve në afërsi të Deçanit dhe tërë kompleksi turistik të ndërmarrjeve shoqërore të hotelerisë “Iliria”, Pushimores së fëmijëve “Pishat e Deçanit”, Stacioni i Bletarisë “Apiko” dhe pasurit private të qytetarëve, gjë që më së miri shihet në hartën tonë janë sipërfaqe e një Zone të posaçme të mbrojtura për rreth Manastirit të Deçanit,  që nuk synon interesat e 70.000 qytetarëve, sa ka komuna e Deçanit, gjë e cila me plotë të drejt të banoret e kësaj ane  ka mbjell një dozë frikë së shumë shpejt do të behët shpronësimin e pronave të tyre dhe krijimin e një Zone të banuar kryesisht me popullatë serbe?…

Vendimi i parlamentit serbë të Serbisë, Deçanit, UNMIK-ut, harta për faljen e tetëqind hektarëve tokë Manastirit të Deçanit, deklarata e Veton Surrojit se nuk duhet të behët problem  marrja e  tokës në fjalë e cila do të mbetet në Kosovë dhe nuk do të shkoi në Serbi dhe deklaratat e stafit të Manastirit të Deçanit me në krye me Sava Janjiqin e të tjerëve është një mendim jo real, i gabuar me një prapavijë të rrezikshme politike e cila nuk  shpinë në një rrugë të drejt dhe me perspektivë të mirë për të gjitha palët…

Andaj, të gjithë ata që u  munduan të pronësojnë tokat e sektorit shoqërore dhe atij privat në një anë, dhe në anën tjetër frika që i ka kapluar nga fëmijët, të rinjtë, punëtoret dhe të tjerët që vijnë për pushim në Deçanin turistik që njëzet e dy tri vite  u penguan buzëqeshjen, lumturin, të drejtën për jetë, pushim, rekreacion dhe qarkullim të lirë, të drejtën e shfrytëzimit të pronës të trashëguar nga gjyshet dhe stërgjyshet nuk janë dashamirë që punojnë për stabilizimin e situatës politike, ekonomike në Kosovë.

Andaj, personeli i Manastirit të Deçanit me në krye me Sava Janjiqin duhet të dinë së dekada më radhë këtë objekt të mirënjohur të kultit fetar ortodoks qytetaret e komunës së Deçanit me besnikërinë më të madhe e kanë mbrojtur nga të papriturat dhe do të mbrojnë edhe sot edhe nesër. Këtë e dinë, por për fat të keq në momentet më të duhura po paraqiten si të shurdhët?!

Andaj, dorën në zemër vendimet e parlamenteve të Serbisë, Deçanit, UNMIK-ut, harta katastrale të cilat janë në fuqi janë disa prej fakteve të gjalla që na bindin së reagimet  dhe frika që i kapluar qytetaret e komunës së Deçanit në kohën e  fundit nuk janë dezinformata, por realitet, të cilat deri sa të çvlersohen vendimet në fjalë  nga Gjykata Supreme e Kosovës dhe organet tjera  me të drejt jemi do të mbetemi të gjithë të brengosur, duke u bazuar në përvojat e hidhura në njëqind e njëzet e shtatë vitet e fundit…

Uzurpimet , vjedhjet dhe rrënimet i lanë me gisht në gojë qindra punëtor të kompleksit turistik dhe Stacionit të Bletarisë ?!

Njerëzit me kulturë të ulët  filluan “aksionet” në vjedhjen e të gjitha të mirave të cilat i kishte kompleksi turistik me arsyetim se këto janë pronë e manastirit të Deçanit?!

Jo, “zotëri” shkatërrues, hajna dhe rrënues  e të  mirave, kush jeni ju nuk e dimë , nuk e dinë as forcat e SHPK-së, UNMIK-ut as ata të KFOR-it. Mirëpo, u bëjmë me dije se objektet dhe kompleksi turistik i cili pas luftës ka qenë në gjendje të rregullt, kurrë nuk ka qenë dhe as nuk do të jetë pronë e manastirit të Deçanit dhe as e parlamentit serb të Beogradit. Kjo pasuri ka qenë, është dhe do të mbetet përgjithmonë pronë e kuvendit të komunës Deçanit, të qytetarëve të saj dhe të punëtorëve, shumica e të cilët dekada  më radhë derdhen djersë dhe mund për t’i pritur dhe përcjell mysafiret e shumtë, për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të komunës dhe të Kosovës, për t’i  fituar pagat mujore me të cilët kanë mbajtur gjallë familjet e tyre, a sot në komunën e Deçanit po bredhin rrugëve të Deçanit duke trokitur nëpër zyre e komunës dhe mjedise tjera për të kërkuar punë, por për fat të keq për ta punë nuk ka, nuk ka bukë, por vetë pakënaqësi e revoltë…

Hajnat dhe demoluesit mbi çatinë e objektit të ri dhe modern të hotelit të kategorisë super “B” me një sipërfaqe prej njëmijë e treqind metra katrorë  shkulen tërë sasinë e llamarinës së bakrit dhe të gjitha të mirat tjera që ishin në këtë objekt  dhe  para syve të KFOR-it, UNMIK-ut, SHPK-së, stafit të Manastirit të Deçanit, qytetarëve e të tjerre e vodhën çdo gjë të mirë që ishte brenda këtij objekti  për çka më së miri  flasin fotografit e kamerës sonë.

Edhe objekti i mirënjohur të hotelit të vjetër me një kapacitet prej tridhjetë shtretërish, restorantin, kuzhina, dy salla të pajisura me inventar dhe mjetet tjera të tipit më të mirë dhe dy terasa më pesëqind vende për ulje janë të demoluar dhe vjedhur. Në këtë kompleks edhe njëzet e gjashtë objekte moderne të kamp shtëpizave me një kapacitet prej tre deri në gjashtë shtetesh të kompletuara me inventar, shumica e të cilave si na deklaruan disa prej punëtorëve që kanë punuar në këtë ndërmarrje hoteliere, hoteli i vjetër dhe kamp shtëpizat  ishin në gjendje të rregullt. Mirëpo, në njëzet e dy vitet e fundit  u demoluan, u vodhën, u  rrënuan, në mënyrë të pamëshirshëm!  Në to u vodhën dyer, dritare, dysheme, inventari dhe të gjitha të mirat tjera që ishin në këtë kompleks të mirënjohur turistik.

Disa kamp shtëpiza, të cilat mirë po shefen në fotografit e kamerës sonë kanë filluar t’i rrënojnë dhe të marrin çatitë komplete, tullat dhe të njëjtat po i shfrytëzojnë për nevojat vetanake. Sot disa prej këtyre kamp shtëpizave janë rrënuar dhe rrafshuar rrafshe me tokë dhe nuk ekzistojnë me?!

Nëse UNMIK-ut, KFOR-it, AKM-së dhe SHPK-së dhe të tjerët  nuk ndërhyhet shpejt dhe në mënyrë të organizuar  objekte e  kompleksit turistik, të cilat ende janë në këmbë shumë shpejtë do të zhduken nga sipërfaqja e dheut?!

Çka është edhe me brengosësh  nga objekti i ngrohtores është  vjedhur tërë aparatura, makinat dhe dy kazan të mëdha të cilët u tërhoqën njëqind metra larg objektit të ngrohtores, por për shkak të peshës së rëndë hajnat nuk munden t’i tërheqin më tutje dhe të njëjtit mbeten nën hijen e pishave shtatgjata, gjë që shihet në fotografin e kamerës sonë.

Pyetja e jonë është a janë bërë  të gjitha këto shkatërrime, vjedhje me një qëllim të shkatërrimi të këtij kompleksi turistik me të gjitha bukurit dhe objektet që kishte, apo…?!

Kuvendi i komunës, qytetare e afro dyzet  fshatrave dhe punëtorët e kompleksit turistik, Stacionit të Bletarisë, Pushimore së fëmijëve, të cilat dekada me radhe  ishin rentabile kërkojnë nga strukturat e shtyllës së katërt të UNMIK-ut, strukturave më të larta të Kosovës dhe ato ndërkombëtare, të cilat që njëzet e dy teri  vite radhazi me gojë e më shkrim nga ta është kërkuar që objektet në fjalë t’i kthehen në pronësi të përhershëm kuvendit të komunës dhe qindra punëtorëve të këtyre tri ndërmarrjeve, a sigurinë e mbrojtës së plotë të Manastirit të Deçanit dhe rrethinën do të marrinë në mbrojtje vetë qytetaret e komunës së Deçanit si e kanë mbrojtur dekada më radhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok