21/12/2024

KRYQËZIMI I JEZU KRISHTIT SIPAS SADIK BEJKOS

0
Timo-Merkuri

Nga Timo Mërkuri

Historia e kryqëzimit të Krishtit e shkruar në Bibël është thelbi i krishtërimit, por poetët e shohin këtë kryqëzim në aspekte të ndryshme. Kështu, poeti Sadik Bejko, në poezinë e tij “Krishti kryqëzohet në tokë” e shndërron këtë histori të shenjtë në një metaforë të fuqishme për vuajtjen dhe realitetin tokësor të njeriut dhe e përdor figurën e Krishtit për të reflektuar mbi pashmangshmërinë e vuajtjes dhe sakrificës në jetën njerëzore, duke i qasur këto tema në mënyrë ekzistencialiste. Poezia e tij sfidon idenë e një shpëtimi përfundimtar sipas krishtërimit dhe e zhvendos fokusin te realiteti i ashpër tokësor,ku njerëzimi është i destinuar të përjetojë vuajtje të vazhdueshme.

I-Poezia “Krishti kryqëzohet vetëm në tokë” e Sadik Bejkos është një shprehje e meditimeve filozofike dhe ekzistenciale, duke u fokusuar në temat e njerëzimit, sakrificës dhe realitetit të kufizuar tokësor. Kjo poezi ngërthen tensionin mes dëshirës për transcendencë e nevojës për të pranuar realitetin tokësor.

  1. Poezia hapet meevokimin e  një çasti të përkohshëm dhe të paprekshëm që qëndron në kufirin mes realitetit dhe ëndrrës. Në vargun “Prekëm në kufirin e dritës,” poeti sjell përpara një moment mistik të kontaktit me diçka joreale, që nënkupton një aspiratë për diçka përtej tokës.Ky çast ëndërrimtar na shpie në një vend të largët dhe mistik, të simbolizuar si “vendin diku, pak sa një gisht nën Hënë“. Megjithatë, ky vend mbetet i paarritshëm dhe i huaj për njerëzimin, duke përforcuar idenë e një bote më të lartë shpirtërore që është gjithmonë përtej kapjes sonë.
  2. Shfaqja e momentit të përmbushjes së ëndrrave është e brishtë dhe e përkohshme, një shans i rrallë që dështon të realizohet. Akti i fluturimit metaforik përfaqëson aspiratën për të kapërcyer kufijtë e ekzistencës tokësore, por përfundon me një kthim të pashmangshëm në tokë: “Por… hap-mbyll sytë, prapë ramë në tokë.” Ky kthim në realitet përbën një pranim të kufizimeve të njerëzimit, duke pranuar sërish “hallit, vuajtjen, ankthin,” dhe duke treguar se çdo përpjekje për të shpëtuar nga kjo realitet tokësor është e destinuar të dështojë.
  3. Tema e sakrificës është e eksploruar përmes figurës së Krishtit, i cili“kryqëzohet vetëm në tokë.” Në këtë kontekst, sakrifica e Krishtit është e lidhur ngushtë me realitetin e hidhur dhe peshën e vuajtjes njerëzore.Poezia sugjeron se ndonëse ekzistojnë aspirata për një gjendje më të lartë, parajsore, njerëzimi është i dënuar të përjetojë sfida dhe të përballojë realitetet e vështira të tokës. Vargu “Në tokë… të fitojmë tokën” nënvizon një pranim të plotë të kësaj situate dhe një fokus të qëndrueshëm te jeta tokësore si fushë e përvojës dhe e sakrificës njerëzore.
  4. Stili artistik i Bejkos në këtë poezi përfshin përdorimin e gjuhës simbolike dhe figurave të fuqishme letrare. Metaforat si “kufiri i dritës” dhe“vend sa një gisht nën Hënë” pasqyrojnë ndarjen mes realitetit dhe aspiratës, duke krijuar një kontrast midis tokës dhe qiellit, njerëzores dhe hyjnores. Kjo ndarje thekson tensionin midis asaj që është e kapshme dhe asaj që mbetet gjithmonë përtej mundësive tona.
  5. Një tjetër aspekt i rëndësishëm i stilit të Bejkos është përdorimi i personifikimit dhe elementeve surrealiste. Në vargun “Bota bëhet tjetër, Ndodh: dhe në ujë perlash mund të zhgërryhen derrat,” poeti shpreh një përmbysje të papritur të rregullave të natyrës. Kjo figurë krijon një ndjesi surrealizmi dhe absurditeti, duke reflektuar momentet e papritura dhe të pabesueshme të jetës, dhe duke e lidhur këtë me absurditetin e përpjekjeve për të arritur transcendencën.
  6. Ritmi dhe kadenca e poezisë janë të ndërtuara me kujdes, ku ndërrimet e frazave të shkurtra dhe të gjata pasqyrojnë lëvizjen midis shpresës dhe dëshpërimit. Përsëritja e fjalëve “të fitojmë tokën” përforcon nevojën për të pranuar dhe zotëruar realitetin tokësor.Kjo poeziështë një reflektim i fuqishëm mbi gjendjen njerëzore dhe tensionin e vazhdueshëm, midis dëshirës për diçka të lartë dhe nevojës për të jetuar në tokë, në një realitet të ashpër dhe të pakapërcyeshëm.

Në thelb, “Krishti kryqëzohet vetëm në tokë” është një poezi që shpreh tensionin midis dëshirës për të kaluar kufijtë e ekzistencës njerëzore dhe nevojës për të pranuar realitetin dhe peshën e vuajtjes në jetën tokësore.Stili i fuqishëm simbolik dhe përdorimi i figurave letrare e bëjnë këtë poezi një vepër me ndikim të thellë filozofik dhe emocional.

II- Natyrshëm lind pyetja: Pse poeti thotë që “Krishti kryqezohet vetem ne toke”? Fraza “Krishti kryqëzohet vetëm në tokë” bart një kuptim filozofik dhe teologjik. Poetët shpesh përdorin simbole për të shprehur ide dhe në këtë rast, Bejko e përdor figurën e Krishtit për të shqyrtuar natyrën e vuajtjes njerëzore dhe kufizimeve të ekzistencës tokësore.

1.Në kontekstin e poezisë, “Krishti kryqëzohet vetëm në tokë” sugjeron se akti i sakrificës së Krishtit –simbol i vuajtjes dhe shpëtimit – ndodh “vetëm në tokë”, brenda kufijve të botës njerëzoredhe jo në një realitet  hyjnor apo të përtejmë, qiellor. Kjo frazë përfaqëson idenë se vuajtja, sakrifica dhe kryqëzimi janë pjesë e pashmangshme e ekzistencës njerëzore. Nëse Krishti, si simboli i shpëtimit dhe i hyjnores, kryqëzohet vetëm në tokë, atëherë edhe njerëzit janë të dënuar të përballen me “kryqëzimet” e tyre, me vuajtje dhe sfida brenda realitetit tokësor, pa asnjë mundësi për t’i shpëtuar plotësisht.E parë në kontekstin e kohës kur u shkrua (viti 1996) kjo poezi e Bejkos është zhgënjimi i pas viteve ’90, kur ëndërohej që rrëzimi I komunizmit do sillte parajsën në tokëpor  erdhi një tjetër realitet. Patëm liri, por jo punë,patëm demokraci por jo bukë, rinia morri masivisht rrugën e emigracionit dhe vendi po boshatisej. Parë në këtë kontekst mund të themi se “poezia e Bejkos ështëmëtokësore” në krahasim psh me poezinë “Krishti u kryqëzuar në Leshnicë” e Kacalidhës për të cilën do flasim më pas.

2.Fraza mund të interpretohet si një reflektim mbi natyrën njerëzore, që është thellësisht e lidhur me vuajtjen, por gjithashtu sugjeron se sakrifica është një proces që mund të ndodhë vetëm në këtë jetë, në këtë botë, jo në një botë ideale apo të përsosur.

III.Artistikisht, poezia e Bejkos ka qasje me disa rryma të modernizmit, veçanërisht me ekzistencializmin dhe simbolizmin.

1.Dimë që në përqendrim të rrymës së ekzistencializmit është shqetësimi për vuajtjen njerëzore, absurditetin e ekzistencës dhe kërkimin për kuptim në një botë që shpesh duket e kotë. Poezia e Bejkos reflekton këtë shqetësim, duke theksuar se njeriu është i detyruar të përballet me realitetin e jetës, ku sakrifica dhe vuajtja janë të pashmangshme.Këtë qasje e gjemë te pasazhet e mëposhtëme të poezisë “Krishti kryqëzohet në tokë”:a)-Vargu: “Krishti prapë mund të vihet në kryq e mund” përfaqëson idenë e ciklit të vuajtjes dhe sakrificës, një temë thelbësore në ekzistencializëm. Vuajtja nuk është diçka që ndodh një herë, por është një proces i përsëritur që përshkon ekzistencën njerëzore., b)-Te vargu:”Njerëzorë jemi, tepër njerëzorë”  poeti thekson kufizimet dhe brishtësinë e natyrës njerëzore. Pranimi i këtyre kufizimeve dhe përballja me realitetin janë elemente të mendimit ekzistencialist., c)-Te dy vargjet:”Të fitojmë, pra, Tokën,  /Të fitojmë prapë hallin, vuajtjen, ankthin tonë”  nxitet pranimi i vuajtjes dhe ankthit si pjesë të pandashme të jetës njerëzore, duke reflektuar një qëndrim ekzistencialist që refuzon shpëtimin ose arratisjen nga realiteti tokësor. Ky varg , duhet zbërthyer në aspektin se:“Të fitojmë, pra, Tokën” jo vetëm pse jemi njerëzorë, jo vetëm se mund: “Të fitojmë prapë hallin, vuajtjen, ankthin tone”, kryqëzimin tonë, por së paku se do jemi të plotësuar si njerëz, shprehur te vargu: “Njerëzorë jemi, tepër njerëzorë”ç)-Thirrja: ”Në tokë…të fitojmë tokën”  për të pranuar e zotëruar realitetin tokësor shfaq qasjen ekzistencialiste ndaj jetës, duke përqafuar realitetin dhe sfidat që vijnë me të.

  1. Në qasje me rrymën e simbolizmit, fraza “Krishti kryqëzohet vetëm në tokë” është simboli që e lidh vuajtjen reale njerëzore me një ngjarje me rëndësi të madhe fetare e historike si kryqëzimi I Krishtit. Simbolizmi në poezinë e Bejkos e pasurontekstin duke krijuar shtresa kuptimore që shkojnë përtej asaj që është e dukshme dhe për faktin se ky simbolizëm është shumëdimensional dhe i ngarkuar me kuptimshmëri të gjerë. Krishti, një figurë qendrore në krishtërim që përfaqëson shpëtimin dhe sakrificën supreme, në këtë poezi merr një rol simbolik që reflekton gjëndjen njerëzore, vuajtjen dhe kufizimet e jetës tokësore që e përthyer në prizmin modernist shfaqet si simbol i shumëfishtë konkretisht:
  2. Në poezinë e Bejkos, Krishti simbolizonvuajtjen universaleqë është pjesë e pashma-ngshme e jetës njerëzore. Akti i kryqëzimit, që tradicionalisht shikohet si një sakrificë për shpëtimin e njerëzimit, këtu përfaqëson peshën e dhimbjes dhe vuajtjes që secili individ përjeton në jetën e tij. Vargu:”Krishti prapë mund të vihet në kryq e mund.”sugjeron se vuajtja e Krishtit nuk është një ngjarje e përfunduar, por një proces që mund të përsëritet vazhdimisht, duke reflektuar natyrën e pandërprerë të vuajtjes në këtë botë.b
  3. Krishti i kryqëzuar simbolizonpashmangshmërinë e sakrificësnë jetën njerëzore. Në Bibël, kryqëzimi i Krishtit shprehet si një akt i domosdoshëm për shpëtimin e njerëzimit, në poezinë e Bejkos, ky akt lexohet si një simbol i sakrificës që çdo njeri duhet të bëjë në jetën e tij, në një realitet ekskluzivisht tokësor. Vargjet:”Të fitojmë, pra, Tokën / Të fitojmë prapë hallin, vuajtjen, ankthin tonë,” shprehin idenë se njerëzit janë të dënuar të përballen dhe të pranojnë sakrificën dhe vuajtjen si pjesë të natyrshme të ekzistencës së tyre.
  4. Duke thënë se “Krishti kryqëzohet vetëm në tokë,” poeti thekson që vuajtja dhe sakrifica ndodhin vetëm në këtë botë, duke e bërë Krishtinsimbol të realitetittokësor të ngulitur thellë në përvojën njerëzore. Kjo e lidh Krishtin jo vetëm me një akt shpirtëror të shpëtimit, por me realitetin fizik dhe emocional të jetës në tokë. Te vargjet:”S’qenkësh gjë, / s’paskësh qenë gjë ai vendi i një gisht nën-Hënës.”poeti nënvizon se çdo aspiratë për ekzistencë të përtejme apo hyjnore është e pakuptimtë, duke e zhvendosur fokusin drejt realitetit tokësor.

ç. Krishti në këtë poezi simbolizon refuzimin e idesë së një shpëtimi transcendent dhe e sjell fokusin tek përvoja njerëzore si një përvojë që është e ngulitur në kufijtë e kësaj bote. Kjo simbolikë është në kontrast me interpretimet tradicionale të Krishtit si shpëtimtar hyjnor që e çon njerëzimin drejt jetës së përjetshme. Vargjet:”Në tokë… të fitojmë tokën.” tingëllon si një thirje që,në vend që të aspirojmë për një botë, parajsore poeti na thërret të përballemi me realitetin tonë dhe të pranojmë se ky është vendi ku ndodhin të gjitha betejat tona. Në kontekstin e analizës sonë shprehja “transcendencë”, që vjen nga fjala latine “transcendere”  do të thotë “të kalosh përtej”. Në kontekst filozofik dhe fetar, transcendenca i referohet diçkaje që ekziston përtej përvojës fizike dhe kufijve të botës materiale.Kjo përfshin konceptet që janë përtej të kuptuarit tonë të zakonshëm, si p.sh.hyjnitë, shpirtin e përjetshëm, ose një realitet më të lartë që nuk është i prekshëm nga shqisat tona. Kur flasim për “transcendencë,” shpesh nënkuptojmë diçka që tejkalon realitetin e zakonshëm dhe që lidhet me botën shpirtërore, hyjnore ose metafizike. Psh, në shumë fe, Zoti konsiderohet si qenie transcendente sepse ekziston përtej botës së prekshme dhe perceptueshme. Në kontekstin e poezisë “Krishti kryqëzohet vetëm në tokë” të Bejkos, refuzimi i transcendencës do të thotë që poeti vendos theksin te realiteti tokësor dhe njerëzor, duke mos i dhënë rëndësi apo duke mos pranuar një realitet hyjnor ose shpirtëror që është përtej botës sonë fizike. Kjo reflekton një qasje që thekson rëndësinë dhe pashmangshmërinë e jetës dhe vuajtjes në tokë, pa shpresuar në një shpëtim hyjnor të përtejbotshëm.

III-Duke e lexuar me vëmëndje këtë poezi përballesh më dendësi  rrymash moderniste të cilave ajo u qaset, jo thjeshtë me cikje me “bëryl”. Le ta shohim këtë dendësi rrymash .

  1. Surrealizmi, me theksin e tij në nënvetëdijen, ëndrrat dhe realitetin e përmbysur, është një qasje që dallohet në poezinë e Bejkos. Elementet e realitetit të përmbysur e të papritur, si fraza “dhe në ujë perlash mund të zhgërryhen derrat,” sugjerojnë një ndjesi surrealiste.Kjo figurë artistike krijon një ndjenjë të absurditetit dhe disorientimit, që është karakteristikë e surrealizmit.
  2. Në frymën e absurdit, një qasje që shpesh lidhet me filozofinë ekzistencialiste, poezia e Bejkos reflektonabsurditetine përpjekjeve njerëzore për të arritur diçka më të lartë apo për të kapërcyer kufijtë e natyrës njerëzore. Në poezinë e tij, përpjekjet për të arritur një realitet të përtejme (si fluturimi drejt vendit nën Hënë) rezultojnë të kota dhe përfundojnë me një kthim të pashmangshëm në realitetin e vështirë dhe tokësor.Vargjet:”Por… hap-mbyll sytë, prapë ramë në tokë.” reflektojnë zhgënjimin që vjen pas një përpjekjeje për t’i shpëtuar realitetit tokësor, vetëm për të u rikthyer në të njëjtën situatë të vështirë dhe të pashpresë.
  3. Ekspresionizmi, rrymë artistike që thekson shprehjen subjektive të përvojave të brendë-shme dhe emocioneve të forta, është i dukshëm në këtë poezi. Përshkrimi i realitetit si i errët dhe i dhimbshëm dhe përdorimi i figurave të fuqishme si kryqëzimi i Krishtit si një metaforë për vuajtjen njerëzore, janë karakteristika të një qasjeje ekspresioniste, që shihet te vargu:“Krishti prapë mund të vihet në kryq e mund.”
  4. Nëse poezia interpretohet përmes lentes sëpostmodernizmit, ajo mund të shihet si një dekonstruksion i miteve tradicionale dhe vlerave të shpëtimit e sakrificës. Duke e vendosur kryqëzimin e Krishtit në një kontekst thjesht tokësor dhe duke sugjeruar se nuk ka asnjë shpëtim apo zgjidhje për vuajtjen njerëzore përtej kësaj bote, Bejko mund të perceptohet duke sfiduar dhe riinterpretuar narrativat tradicionale të religjionit kristian.Te vargu: “S’qenkësh gjë, s’paskësh qenë gjë ai vendi i një gisht nën-Hënës.”vetë fraza sfidon idenë e ekzistencës së një realiteti më të lartë , hyjnor, parajsor apo shpëtimi përtej tokës, duke theksuar boshllëkun e aspiratave të tilla dhe duke zhvendosur vëmendjen drejt realitetit të jetës tokësore.
  5. Mund të përmendimdheminimalizmin, i cili karakterizohet nga përdorimi i një gjuhe të thjeshtë dhe të përmbledhur për të shprehur ide të mëdha. Bejko përdor fraza të shkurtëra dhe të fuqishme për të shprehur ide të thella ekzistenciale: Psh vargjet:”Njerëzorë jemi, tepër njerëzorë…”përmbledhin në mënyrë minimale thelbin e ekzistencës njerëzore, duke theksuar natyrën tonë tokësore dhe kufizimet që vijnë me të.

Këto qasje të ndryshme artistike ndihmojnë në shpalosjen e shtresave të shumta të kuptimit në poezinë “Krishti kryqëzohet vetëm në tokë” së Bejkos, duke e pasuruar interpretimin e saj dhe duke theksuar kompleksitetin e përvojës njerëzore që poeti përpiqet të shprehë.Sigurisht që poeti këto rryma nuk i ka rreshtuar paraprakisht në fletoren e tij me synim që tu gjente vendin në vargje, përkundrazi rrymat kanë lindur në procesin e frymëzimit krijues ashtu siç ngjizen fëmijët në embrion me seksin përkatësdhe sipas kësaj natyre kanë gjetur vendin në vargje. Ajo që duam të shtojmë është se ky është “reaksion” ndjesor i një talenti në aktivitet që në momente të caktuara “shpërthimi” formësohet në vargje.

IV-Në poezinë e Bejkos, ka një lidhje të thellë midis idesë së transcendencës dhe përdorimit të simbolizmit.Kjo lidhje vërehet në mënyrën se si idetë dhe konceptet që shkojnë përtej përvojës së drejtpërdrejtë ose botës fizike përfaqësohen përmes simboleve.Në kontekstin poetik, simbolet përdoren për të shprehur ide të thella shpirtërore ose filozofike, të cilat janë të vështira për t’u komunikuar drejtpërdrejt. Te lidhja midis transcendencës dhe simbolizmit në poezinë e Sadik Bejkos konstatojmë se: Krishti është simbol i transcendencës, duke përfaqësuar konceptin e shpëtimit hyjnor dhe një realitet më të lartë që është përtej botës tokësore. Megjithatë, në poezinë e Bejkos, ky simbol i Krishtit është “zbritur” në tokë, ku përvojat dhe vuajtjet e njerëzimit janë të përqendruara.

  1. Te poezia e tij Bejko e përdor Krishtin si një simbol për të shprehur idenë se vuajtja dhe sakrifica ndodhinvetëm në realitetin tokësor. Me shprehjen “Krishti kryqëzohet vetëm në tokë,” poeti sugjeron se çdo përpjekje për të arritur transcendencën është e destinuar të dështojë, pasi e lidh Krishtin jo me një shpëtim transcendent, hyjnor, por me një përvojë të thellë njerëzore dhe tokësore.Te vargjet:”S’qenkësh gjë, s’paskësh qenë gjë ai vendi i një gisht nën-Hënës.”poeti e përdor simbolin e Krishtit për të sugjeruar se nuk ka një vend të jashtëzakonshëm, transcendental,qiellor ku njerëzimi mund të gjejë shpëtim; çdo gjë ndodh në tokë.Në këtë aspect themi se simbolizmi i Krishtit shfaqet si refuzim i transcendences.
  2. Tradicionalisht, Krishti si simbol përfaqëson shpëtimin dhe shpresën për një jetë të përjetshme në një realitet të përtejshën qiellor. Por në këtë poezi, Bejko epërmbys këtë simbolizëm, duke e vendosur Krishtin dhe kryqëzimin e tij në një kontekst të thjeshtë tokësor. Kjo përmbysje simbolike reflekton idenë se shpëtimi nuk është një realitet transcendental, por një koncept që duhet të ballafaqohet brenda përvojave njerëzore në tokë. Kjo duket te vargjet:”Në tokë… të fitojmë tokën.”ku në vend që të aspirojmë për një realitet qiellor, poezia nënkupton se duhet të fokusohemi në jetën tonë tokësore dhe ta pranojmë atë si realitetin e vetëm ku mund të ndodhin përvojat tona.
  3. Mund të flasim dhe për simbolizmi dhe idenë e transcendencës së pamundur, pasi duke përdorur simbole dhe duke i vendosur ato në një kontekst tokësor, poeti ekspozon idenë se kalimi përtej kufijve të botës fizike, është iluzion, ide kjo epërfaqësuar përmes simboleve dhe metaforave që theksojnë kotësinë e përpjekjeve për të kapërcyer realitetin njerëzor dhe që e shohim te vargjet:.”Por… hap-mbyll sytë, prapë ramë në tokë.”, por unë do ftoja lexuesit që të shihte mjeshtërinë poetike të zbërthimit të simbolit në prizmin e kuptimshmë-risë së rrymave moderniste.

V-E analizuar në këtë kontekst themi  se mesazhi poetik i poezisë “Krishti kryqëzohet vetëm në tokë” nga Sadik Bejko përqendrohet në sfidën e njerëzimit për të gjetur kuptimin dhe shpëtimin në një botë të mbushur me vuajtje dhe realitete të ashpra. Poezia sugjeron se ndonëse njerëzit kanë aspirata për transcendencë dhe një gjendje më të lartë shpirtërore, ata janë të dënuar të përballen me sfida dhe vuajtje të vazhdueshme në jetën tokësore.Përmes simbolit të Krishtit dhe kryqëzimit të tij në tokë, poeti thekson idenë se shpëtimi dhe sakrifica janë të lidhura ngushtë me realitetin njerëzor, dhe se përpjekja për të kapërcyer këtë realitet mbetet e paarritshme.Ky mesazh përbën një reflektim mbi konditën njerëzore, duke i bërë thirrje lexuesit të pranojë dhe të përballet me realitetin e pashmangshëm të jetës në tokë.

VI-Duhet të ndalemi dhe të kuptojmë se interpretimi që Bejko i jep kryqëzimit të Krishtit në poezinë e tij nuk synon të zhvlerësojë Krishtin, krishtërimin apo aktin e kryqëzimit.Përkundrazi, ai përpiqet të theksojë se kryqëzimi ndodhi për njerëzit dhe në tokë, duke e përqendruar aktin e sakrificës së Krishtit si një ngjarje thellësisht tokësore që ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën njerëzore.

Duke vendosur fokusin te fakti që Krishti u kryqëzua në Golgotha, Bejko na kujton se kjo ngjarje ndodhi në një kontekst konkret, historik dhe tokësor. Kështu, sakrifica e Krishtit merr një kuptim të prekshëm për njerëzit, duke theksuar që ky akt u krye për të sjellë shpëtim dhe kuptim në jetën tokësore të njerëzimit. Ngjitja e Krishtit në qiell si bir i Zotit vjen pas kryqëzimit, por Bejko zgjedh të përqendrohet në aspektin e sakrificës që ndodhi në tokë, për të nënvizuar ndikimin dhe rëndësinë e saj në përvojën njerëzore. Në këtë mënyrëthemi se Bejko afirmon rolin e Krishtit si shpëtimtar, duke theksuar se kuptimi dhe rëndësia e kryqëzimit duhet të gjenden në tokë, aty ku Krishti vuajti dhe kuptoi vuajtjen njerëzore dhe jo në qiell ku ai u ngjit pas kryqëzimit.

VII-Melodiciteti i poezisë “Krishti kryqëzohet vetëm në tokë” të Sadik Bejkos krijohet përmes një ndërlidhjeje të veçantë midis rimës, ritmit dhe përdorimit të zanoreve.Rima në këtë poezi nuk është e rregullt, çka i jep vargut një liri dhe një natyrë më të shtrirë, duke pasqyruar kështu një trishtim dhe një ndjenjë të pashmangshme përplasjesh me realitetin.

Ritmi, që alternohet midis frazave të shkurtra dhe të gjata, krijon një ndjenjë të përhershme luhatjeje midis shpresës dhe zhgënjimit.Kjo luhatje ritmike reflekton tensionin mes aspiratave për transcendencë dhe kthimit të pashmangshëm në tokë, duke sjellë një tonalitet të thellë emocional, të ngjashëm me trishtimin. Të kuptojmë se sa i përket trishtimit që ndjehet në melodicitetin e poezisë, ai lidhet më shumë me temën e vuajtjeve tokësore sesa me kryqëzimin e Krishtit në kuptimin teologjik. Trishtimi në poezi buron nga përplasja e njeriut me realitetin e ashpër dhe i ngjason një reflektimi të thellë mbi kufizimet e jetës në tokë, duke bërë që poezia të jetë një himn përballjeje dhe pranimi të këtij realiteti.

Zanoret, në vargje, kontribuojnë në këtë tonalitet melankolik.Përdorimi i zanoreve të hapura dhe të mbyllura krijon një rezonancë të thellë dhe një ndjenjë të brendshme të zërit, duke e përforcuar efektin emocional të poezisë.Kjo ndjesi e thellë dhe e brendshme që buron nga përdorimi i zanoreve e mbështet trishtimin që përshkon gjithë poezinë.Zanoret në poezinë “Krishti kryqëzohet vetëm në tokë” të Sadik Bejkos luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e melodicitetit të saj të trishtuar.Ja disa shembuj se si zanoret ndikojnë në këtë efekt: Efekti I zanoreve të hapura (a, e, o) psh në vargun “Prekëm në kufirin e dritës,” përdorimi i zanoreve “e” dhe “a” krijon një rezonancë të butë dhe të zgjatur që përçon një ndjenjë të brendshme të qetësisë dhe reflektimit, duke e përforcuar efektin melankolik të vargut. Te vargu “Në tokë… të fitojmë tokën” përmban përsëritjen e zanoreve “o” dhe “a”, të cilat i japin vargut një ndjesi të thellë dhe solemne, duke nënvizuar seriozitetin dhe peshën emocionale të poezisë.

Për sa I përket ndikimit të zanoreve të mbyllura (i, u) shohim se:në vargun “Ndodh: dhe në ujë perlash mund të zhgërryhen derrat,” zanoret “u” dhe “i” krijojnë një tingull të mprehtë dhe të ftohtë, që i shton një dimension ironik dhe të trishtuar poezisë, duke theksuar absurditetin dhe humbjen e shpresës. Po ashtu te vargu “Krishti prapë mund të vihet në kryq e mund” kemi përsëritjen e zanoreve “i” dhe “u”, që përçojnë një ndjenjë trishtimi dhe lodhjeje, duke reflektuar peshën e barrës së njerëzimit në përballjen me vuajtjet tokësore.

Këto shembuj tregojnë se përdorimi i zanoreve në poezi nuk është i rastësishëm, por i ndërtuar me kujdes, ose më saktë fjalët janë zgjedhur me kujdes që zanoret të krijojnë një melodicitet të trishtuar që rezonon me tematikën e poezisë.

Në përfundim të kësaj analize themi se Sadik Bejko, me poezinë “Krishti kryqëzohet vetëm në tokë,” shfaqet si një poet me një ndjeshmëri të jashtëzakonshme dhe një talent të rrallë për të shprehur dilemat ekzistenciale të njerëzimit. Përmes një përdorimi të kujdesshëm të gjuhës, simbolizmit dhe melodicitetit,ai arrin të krijojë një poezi që jo vetëm prek shpirtin, por edhe sfidon mendimin. Ai ndërthur konceptet e thella filozofike me realitetin e përditshëm, duke ndërtuar një botë poetike ku tokësorja dhe hyjnorja përplasen, duke gjeneruar një tension të vazhdueshëm midis aspiratës për transcendencë dhe përballjes me vuajtjet e jetës. Vlerat e Bejkos si poet, parëjo vetëm te kjo poezi qëndrojnë në aftësinë e tij për të thurur vargje që rezonojnë me ndjenjat më të thella të njerëzimit, duke mbajtur një ekuilibër të hollë midis emocionalitetit dhe intelektit. Ai përdor simbolet universale për të shprehur mesazhe të fuqishme dhe të përjetshme, duke e bërë poezinë e tij të vlefshme dhe të kuptueshme për breza të ndryshëm. Bejko mbetet një zë i veçantë në poezinë shqipe, duke e lartësuar dhe pasuruar atë me ndjeshmërinë dhe vizionin e tij unik.

Sarandë, gusht 2024

Sadik Bejko:

Krishti kryqëzohet vetëm në tokë

Prekëm

në kufirin e dritës,

në fërfëllimën që ndan hemnisferat, hapësirat –

në të fluturimit teh të paprekshëm.

Ëndrash e kishim ditur, turbull  pandehur, këtë çast

fare, fare të largët :

Vendin diku, pak sa një gisht nën Hënë,

vend që nuk zbret kurrë tek ne të gjallët.

Por ndodhi. Çasti u ndal, ra si

karroca me flatra te këmbët tona :

– Ejani, ejani të fluturojmë, tha.

(Barëra të shpresës sonë kaq të forta

ende lopët s’u patën ngrënë!?)

Le të ngjitemi, tha,

pak, fare pak gjer aty… nën Hënë.

Ç’ mund të ndodhë

e mund të mos ndodhë

kur me një të puthur fluture helmuese

prek në kufirin fërfëllues

që i ndan më dysh hemisferat?

Bota bëhet tjetër,

Ndodh: dhe në ujë perlash mund të zhgërryhen derrat.

Por… hap-mbyll sytë, prapë ramë në tokë.

S’qenkësh gjë,

s’paskësh qenë gjë ai vendi i një gisht nën-Hënës.

Të fitojmë, pra, Tokën,

Të fitojmë prapë hallin, vuajtjen, ankthin tonë,

atë rënien në truallin e fillimit,

rënien që nga barku i nënës.

Në tokë… të fitojmë tokën.

(Krishti prapë mund të vihet në kryq e mund).

Njerëzorë jemi, tepër njerëzorë…

…s’është më, nuk është

ai vendi sa një gisht nën Hënë,

dikund…

Nga libri “Letër Hamurabit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok