23/12/2024

Kryeministri ynë as m’u habitë më nuk të lë!

0
Ndue-Ukaj

Nga Ndue Ukaj

Kryeministri Kurti po të fliste më pak për Vuçiçin e Putinin dhe më shumë për vlerat e veta politike e të vendit që përfaqëson, me siguri kudo në perëndim do të trajtohej më mirë.

Prej se është në politikën – tash e gati dy dekada – Kurti neveritshëm e me epsh ka folë vetëm për të tjerët dhe përherë ka “treguar” sa të këqij janë “ata.”

Kjo s’është vlerë politike e më së paku perëndimore, prandaj ai nuk duhet të fshihet prapa të qenurit shqiptar kur deklarohet për gazetat e huaja se “perëndimi nuk po më trajton siç po e trajtojnë Vuçiqin.”

Kjo deklaratë është shprehje e një frustrimi të madh dhe infrioriteti të çuditshëm politik.

Trajtimi që perëndimi i ka bërë Kosovës tash e sa kohë është i mrekullueshëm.

Si u bë që tash të ankohet udhëheqësi ynë, kur dihet qartë se dikur ankohej Beogradi?

Me gjasë, kryeministri ynë as m’u habitë më nuk të lë.

Sepse, prej një marrëzie përpasët në tjetrën.

Prej një deklarate tallava në një tjetër edhe më tallava.

Këto janë shenja të një çekuilibrimi të frikshëm politik, faturën e së cilës mund të paguajë shtrenjtë populli i Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok