05/12/2025

Kryeministri Rama kerkon falje!

0
Enver-Bytyci1

Nga Enver Bytyçi

– Me falni per kanabizimin e Shqiperise! Ne fund te fundit e dorezova ministrin dhe e mbylla ate faj!

– Me falni se u talla me kushtetuten, me kushtetuesen, me opoziten, me presidencen, me te gjitha institucionet e shtetit! Ne fund te fundit ky jam une! Nuk e dua institucionalizmin! Mund te drejtoj me akte normative!

– Me falni se kooptova ne parlament, ne administrate e ne qeveri mafien, tafikantet, vrasesit, perdhunuesit, hadutet e shtepive dhe te makinave! E bera se isha i painformuar! Nuk ka mundesi qe si kryeminister t’i di bemat e gjithesecilit!

– Me falni qe bera ligje te posacme per t’u dhene prona oligarkeve! Ata e kane fajin, sepse me joshen me nje pjese te majme parashe!

– Me falni qe e dhashe Shqiperine dhe qeverisjen me Partneritet Publik Privat! Ne fund te fundit keshtu mendova – Shteti nuk eshte i afte sa privati!

– Me falni se me urdhera verbale e akte-normative, ne kundershtim me ligjin e kushtetuten, prisha me mijera shtepi banimi, me qellim qe t’u jap disa mundesi per fitim sipermarresve afer meje! Ishte gabim, por ama nje gabim i domozdoshem!

– Me falni se nuk e di qe Serbia eshte armiku i Kosoves. Ne fund te fundit i besova presidentit te Serbise, kur ai me thoshte se problemi nuk eshte Serbia, problemi eshte Kosova!

– Me falni se punova per ndarjen e Kosoves! Doja qe te zgjidhja konfliktin me Serbine. Per mua ishte me mire qe te jepnim territore e te mos grindeshim vazhdimisht!

– Me falni qe nuk kam reaguar kur gjate darkave me sipermarres te huaj zevendesi im ka kerkuar pjesen e “tortes” ne investim! Mendoja se bente shaka!

– Me falni qe nuk shkoj asnjehere ne zyre, vetem kur pres Merkelin, Ursulen, apo ndonje personalitet te huaj! E kam bezdi zyren. I kam bezdi dhe mbledhjet e qeverise. Nuk shkoj se me dhemb koka! Me me qejf shkoj n’cenef, sesa ne zyre!

– Me falni qe shaj, bertas, fyej, shqyej dhe ndeshkoj kedo qe me del perpara e me kritikon, opoziten, gazetaret, etj. Nuk do te perseritet me! Por vetem nese ata nuk me kritikojne me!

– Me falni se ju kam genjyer per cdo gje 20 vjet radhazi, si kryetar bashkie, si kryetar opozite e si kryeminister i vendit! Por kete shkolle kam bere te Sorosi! Nuk di te them te verteta!

-Me falni se ju kam vjedhur me e pa patronazhiste! Une e kam ves vjedhjen, sidomos ate te votes! Nuk me del shpirti po nuk vodha!

– Me falni se ju percave e ju bera pike e pese! Jo vetem ju ketu ne Tirane, por edhe ata ne Kosove, ne Maqedonine e Veriut, ne Mal te Zi, ne diaspore, kudo ku ka shqiptare! Ju percava me Open Balkanin e me lloj iniciativash pro-serbe e pro-ruse! Por keshtu mendonte edhe Aleksander Vuciq. Pra nuk eshte vetem faji im! Eshte edhe faji i presidentit te Serbise!

– Me falni se bashkepunova me Dalinen e Sorosin per ta shpallur Sali Berishen non-grata! Nuk e dija se po ringjallet e po ngrihet si feniksi per ta rikthyer opoziten! Ne fund te fundit vetes ia futa me kete gabim qe kam bere!

– Me falni qe 600 mije shqiptare i perzura nga vendi dhe e zbraza Shqiperine nga forca me aktive e punes! Por do ta zgjidh ne te ardhmen. Do t’i zevendesoj me indiane, afrikane dhe bangladeshas!

Me falini, me falni per njemilion te zeza qe ia kam bere ketij vendi e ketij popullit! Aman me falni, vetem nga pushteti mos me rrezoni! Se pushteti me jep para dhe me para rikuperoj pushtet! Prandaj dhe kerkoj falje, nuk jap doreheqje!

Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok