15/06/2024

KRYEMINISTRI I TURPIT

0

Nga Leonora Laçi

Po i ndjek me shqetësim ngjarjet e fundit të Kosovës dhe duket që Kosova nuk po gjene qetësi dhe kjo jo për faj të saj por të fqinjve që duan lëshime vazhdimisht. Por po  aq sa është shqetesuese kjo situate, shqetesimin ma shton qendrimi zyrtar i Kryeministrit të vendit tim Edi Ramës që po mundohet të bëj ndermjetësuesin aty ku duhet të mbante qendrim të palëkundur njëzëri me qeverinë Kurti. Edi Rama do të bëj rregullatorin në një çështje të brendshme të Kosovës dhe ka gjetur kohën e gabuar.Pse nuk e bëri rregullatorin e ndermjetësinë për komunat shqiptare në Serbi dhe mohimin e te drejtave të tyre?!

Ai nuk është kryeministri im dhe kurrë s’ka për të qënë. Ai nuk përfaqëson shqiptarët dhe s’mundet kurrsesi që ne të pajtohemi me qendrimet e tija zyrtare lidhur me Kosovën. Kosova është shtet i pavarur dhe për Shqipërinë ka nevojë vetëm si Aleat.

E gjitha kjo nuk është asgje e re, e prisja. Kryeministri ynë Edi Rama i kthen shpinën Kosovës. Këtu s’kemi pse çuditemi por do të ngelet si pjesë e historisë se turpit që përpara Kosovës zgjodhi Serbinë si aleat.

Ai i ka kthyer shpinën shtetasve të vet. Shqiptarët e Shqipërisë Londineze kanë lënë Shqipërinë për një jetë më të mirë sepse i ka vrarë shpresat, i ka vrarë ëndrrat, i ka vrarë të ardhmen.

Në vend që Shqipëria dhe Kosova të ecnin dorë për dore sebashku drejt rrugës Europiane, në vend që këto të ishin njëzëri për politikat e jashtme të njëra- tjetres. Kryeministri ynë po e ha turpin me bukë në sofren e Vuciqit.

A e di Kryeminstri ynë historinë e kombit shqiptar?!

A e di Kryeministri të kaluarën tonë që kemi luftuar për të njejtat ideale kombetare?! Kryeministri Edi Rama me anullimin e mbledhjeve te dy qeverive shqiptare planifikuar në Gjakovë(edhe pse këto mbledhje bombastike s’kanë pasur rezultate të dukshme bashkëpunimesh dhe as na kanë afruar as larguar më tepër,) dhe me gjithë kursin politik qe po ndjek kohët e fundit po shihet hapur që qendrimi i tij nuk është në mbështetje të Qeverisë Kurti dhe ai po i shërben një axhende tjetër që nuk i pershtatet interesave kombëtare shqiptare. Ekziston nje dashuri e fshehte e partise socialiste si pasardhese e PPSH-se me Beogradin por harrojne qe Beogradi gjithmonë vetem i ka perdorur shqiparët dhe i ka bërë mish për top.

Shqiptarët e Shqipërisë Londineze duhet të reagojnë fuqishëm që të ndergjegjesojnë kryeministrin tonë që e ka humbur rrugën.

Kosova e Shqipëria duhet të jenë të pandashme për çdo çështje kombëtare e ndërkombëtare që cenon integritetin territorial, pavarësinë dhe demokracinë e njera-tjetres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok