14/10/2024

Kryeministër që lavdërohet në çdo paraqitje

0

Nga Ndue Ukaj

Kryeministër që lavdërohet në çdo paraqitje publike për rezultate të mëdha, arritje të jashtëzakonshme e parulla tjera të këtij lloji, ai veç rezultate, vepra të mëdha dhe të vërteta s’ka.  Ai fshihet prapa propagandës si armë e fuqishme e pushteteve demagogjike.

Kjo mendësi politike është e njohur: spektaklet dhe propagandën di t’i bëjë ma së miri.

Pra, krekosjet janë kulturë e mjerë politike e atyre që justifikohen për punët që s’ i kanë bërë ose që s’ dinë t’i bëjnë.

S’ka vend në Europë ku kryeministrat lavdërohen sa në vendin tonë, kurse e vërteta është se ne jemi më keq se kudo në kontinent dhe gjasat për këndellje as që duken në horizont.

Vlerat politike të një klase politike lidhen me punët e vërteta që ata bëjnë në kohën reale kur ushtrojnë pushtet dhe jo me dokrra e të kaluara, çfarëdo qofshin ato.

Udhëheqësit që bëjnë punë të vërteta dhe që janë të vërtetë, nuk bëjnë ekskursione politike në histori dhe as nuk krekosen për të kaluarën, as për punët e përditshme, sepse ata e dinë se punët e vërteta e çajnë çdo errësirë informacioni dhe propagande.

Si duket mendësia virtuale është rrënjosë aq shumë në mendësinë e qeverisë sonë dhe ata vlerat politike dhe punët e vërteta i matin me like në rrjetet sociale.

Kjo logjikë i eksiton turmat dhe tufën e militantëve, të cilat si zakonisht në histori, të dielën të presin me lule e të premten të gjuajnë me gurë, por vendit i sjell mjerim.

E vërteta është se Kosova sot ka qeverinë më të izoluar në kontinent dhe kjo është skajshmërisht e rrezikshme.

__________

“Para se të ngrihet për të folur, nuk e ka idenë e asaj që do të thotë. Ndërsa flet, nuk e ka idenë e asaj që po thotë. Dhe kur ulet, nuk e ka idenë e asaj që ka thënë ” – thoshte Winston Churchill për sojin e deputetit trushkretë që flet përçart.

Mjerisht, soji i këtij deputeti te ne është shtuar dhe përbën esencën kësaj qeverie që flet dhe sillet përçart.

Arsyetimet e tyre përballë krizës së madhe në vend janë ushtrime retorike bajate.

Kurse shfajësimet dhe justifkikimet, shumë foshnjore.

Krejt kjo ngjet meqë këta kanë ardhë në pushtet pa kurrfarë ideje, ideali e vizioni politik dhe tani s’ iu ka mbetë gjë pos arroganca dhe disa parullat boshe, me çka tentojnë t’i mbushin zbraztitë e shumta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok