05/12/2025

Kryemininstër a je lodhë nga mashtrimet?!

0
Albin-Kurti-Florim-Zeqa

Shkruan: Florim Zeqa

Në perimetrin e tokës prej 24 hektarësh rreth Manastirit të Deçanit ndodhen objekte që u përkisnin ndërmarrjeve shoqërore ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’. Me përfundimin e luftës, në vitin 2000, dy ndërmarrjet iu drejtuan gjykatës. Ato kërkuan anulimin e marrëveshjes politike për tokën 24 hektarëshe nga koha e Millosheviqit.

Kryeministri me kritere të dyfishta për sistemin e drejtësisë

Albin Kurti si opozitarë e kishte mbështetur fuqishëm rreshtimin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan në mbrojtje të pronave të ish ndërmarrjeve shoqërore ‘Apiko’ dhe ‘Iliria’, por Albin Kurti si pushtetarë, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, i kishte urdhëruar zyrtarët e Agjencisë Kadastrale të Republikës së Kosovës për bartjen e pronave të ndërmarrjeve publike në emër të manastirit të Deçanit, me arsyetimin se ishte vendim i gjyqësorit, vendim i institucioneve të drejtësisë së shtetit tonë!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 13.03.2024 i kishte kërkuar Agjencisë Kadastrale që të zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë të Manastirit të Deçanit, me arsyetimin se do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Mirëpo, çfarë ndodhi, shkuan 24 hektarë për ‘lesh’ dhe Kosova nuk u pranua në Këshillin e Evropës, madje tani është hequr fare nga agjenda e anëtarësimit!

Para se të vazhdoj tutje, do t’i thoja Albin Kurtit, Kryemininstër a je lodhë nga mashtrimet!?

Mirëpo i njëjti person në të njëjtin pozicion, nuk e përfill vendimin e gjyqësorit për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale, me arsyetimin se është vendim politik dhe tendencioz, madje duke shkuar edhe përtej kësaj, duke e cilësuar ftesën e prokuororisë si vendimi kriminal i institucioneve të drejtësisë!

Albin Kurtin kot e priti prokurori dy herave të fundit, pasi ai e kishte zgjedhur që të pres shirita në mes të ‘Livadheve të Arapit’ diku në periferi të Gjilanit dhe që të merr pak krenari nga Epopeja e Jasharajve në Prekaz!

Të gjithë të barabartë para ligjit

Në të hyrjen e të gjitha institucioneve të drejtësisë në Itali e hasim të njëjtin mbishkrim: “La legge è uguale per tutti”, që në shqip i bie, ‘Drejtësia është e barabartë për të gjithë’.

Për fatin e keq, në Kosovë nuk vlen ky nocion biblik për drejtësinë!

Tek ne ka pasur gjthmonë njerëz që janë mbi ligjin dhe drejtësinë!

Të tillët janë shëmbulli më i keq (pa) barazisë qytetare dhe keq-funksionimit të drejtësisë vendore!

Pavarësisht simpatisë apo empatisë së qytetarëve ndaj një lideri të caktuar partiak, insitutucionet e shtetit janë mbi të gjitha subjektet politike dhe liderët partiakë.

Kryeministrit të vendit, Albin Kurtit nuk i bëri përshtypja as thirrja për herë të katërt që të paraqitet në objektin e Prokurorisë Speciale, për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rezervat shtetërore!

Përderisa, kryeministri i vendit nuk i respekton institucionet e shtetit me të cilin qeverisë, atëherë kemi arsye të shtrojmë pyetjen e logjikshme, ka apo s’ka diferencime ideo-politike në Kosovë!?

Përgjigja është e thjeshtë dhe e qartë, ka kapje të shtetit dhe ka diferencime ideo-politike në Kosovë ngjashëm sikur në sistemin komunist të epokës së kaluar.

Kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti me legjitimitetin më të lartë qytetarë nuk i bën nder ikja nga drejtësia, në këtë rast nga Prokuroria Speciale. Sikur unë të isha në vendin e tij, jo vetëm që do t’i përgjigjesha ftesës pa asnjë hezitim, me veti do t’i merrja edhe mediat për t’u intervistuar në prani të tyre, për të dhënë shëmbullin e mirë para qytetarëve të vendit dhe për të dëshmuar se askush nuk është mbi ligjin në këtë vend!

Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok