Pesë vjet të Kushtetutës të Republikës së Çamërisë dhe Himnit të Çamërisë

Sot, më datë 09.09.2017, kemi një lajm shumë të rëndësishëm për kombin, e veçmas për Çamërinë. Qeveria e Republikës së Çamërisë, pas zgjedhjes së Qeverisë së Re, për herë të parë, realizon dy vepra historike:

Kushtetutën dhe Himnin e Republikës së Çamërisë. Të dyja këto vepra janë realizuar për mrekulli e me nivel të lartë cilësor.

Himni Kombëtar i Çamërisë është një Kryekëngë, marsh liriko-epik – ka linjë melodike të ëmbël, e po aq është kumbues e evokues ndaj historisë çame. Në të gjitha vargjet e himnit koncetrohen kulmet e historisë sonë, tragjedita çame, ideali kombëtar i saj…

Evidentohen plagët shekullore, „Gjokset e përgjakura të Nënës Çamëri“ që mëkojnë këngën shqiptare në këto brigje. „Toka çame është e bekuar dhe e uruar, – thotë himni, prandaj ajo është dritë e Shqipërisë“.

Poeti Atdhe Geci në bashkëpunim me kompozitorin Izet Kallaba, solisten Ylberina  I. Avdyli, dhe dy veprimtarët kombëtarë – Bekim Bytyqin dhe Xhevdet Hajdarin – janë relizatorët e këtij Himni madhështor për Çamërinë.

Himni Kombëtar i Çamërisë të rrëmben, të deh me atdhetarizëm,

të frymëzon për idealin e drejtësisë dhe aspiratën e Kombit tonë

të Unifikuar.

Është kuptimplotë fakti që këtë himn e realizuan një grup shqiptarësh nga Kosova dardane, çka do të thotë: skaji verior i kombit tonë i këndon skajit tjetër jugor të atdheut… e kjo tregon se dielli ynë etnik sot është në zenitin e tij.

Idajet Jahaj, shkrimtar

Hollandë, Hagë, 09. 09. 2017

 

 

HIMNI ÇAMËRISË

 

Çamëri tokë pellazgjike

Pallë  Epiri në lashtësi

Je stërgjyshe e shqiptarëve

Në Dodonë e Iliri

Gjokset tua të përgjakura

Drejt fitores në lavdi!

 

Refreni:

 

Çamëri vend i bekuar

Plot me vuajtje e histori

Çamëri vend i uruar

Ngrite flamurin kuq e zi

 

Ti je gjaku i Janinës

Ti je dritë e Shqipërisë

Plagët tua shekullore

Ndritën zjarrin e lirisë…

Këngët tua nuk shterojnë

N´zemrat tona të rinisë

 

Refreni…

 

Çamëri vend i bekuar

Plot me vuajtje e histori

Çamëri vend i uruar

Ngrite flamurin kuq e zi

 

Çamëri fole shqiponjash

Brinjët tua i ke shpatë

Jatagan mbi fustanella

Vendit tonë i dalim zot

Mëmëdheu po na pret

Gjithandej deti buçet,

Çamëri, e jona Çamëriiiii!…

 

Tekstin; Atdhe Geci,

Muzikën; Izet Kallaba,

Soliste e Himnit:

       Ylberina I. Avdyli

 

p.sh. Himni Çamërisë me zë gjendet

       në Yoo Tube në disa adresa; ikv.at

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok