20/04/2024

KROACIA NJË ALEATE KAUZALE DHE MIKE E KOSOVËS

0

Nga Dedë Preqi

Kuptimi i termit «mik-mike» për më tepër bëhët fjalë edhe për diçka më të thellë, që na bëhët e qartë atëherë kur jeta është në pytje, dhe miku i mirë gjindet në ditë të vështira, sepse vetë jeta është e lidhur me gjëra dhe rrethana që na kërcënojnë, por ka një botë për rreth nesh dhe një mjedis njerëzor që e ndihmojnë dhe i gjinden njëri-tjetrit edhe në momente të pa pritura.

Rrokollisja e autobusit me mërgimtarë shqiptarë këto ditë pushimi në Sllavonskibrod të Kroacisë, që vinte nga Gjermanija për Kosovë, vetëm sytë e atij që e kanë parë brenda pak sekondave mundet ti thotë dy-tri fjalë, që askush nuk do ta paramendote një ngjarje të tillë të tmershme, me çrast prej 69 udhëtarëve, shumica të lënduar rëndë dhe lehtë, por fatkeqësisht 10 prej tyre nuk mundën ti shpëtojnë dhe përballojnë plagëve të vdekjes së kësaj ngjarje të rëndë.

Ndihma e shpejtë dhe soldariteti human i popullit kroat ishte i jashtëzakonshëm dhe i pa zavendësueshëm, të cilët me ekipet e tyre emergjente në ato momente zgjedhën kohën dhe rrugën më të shkurtër dhe me mundin e pa kursyer për ti dalë në ndihmë këtyre njerëzve, dhe për ti shpëtuar edhe nga flakët e zjarrit që e kanë kapluar autobusin e rrokollisur.

Do ta quanim një tragjeti e pa imagjinuar, vetëm përmes ndjenjave shpirtërore dhe krizave fizike të udhëtarëve mërgimtarë mund të përshkruhet një rast i tillë që ndodhi brenda disa sekondave që  mund të raportohet ajo copë kohe, e cila ka mundur të jetë edhe më fatale, prandaj nuk do të përqëndrohemi për t’i shpjeguar rrënjët e fenomenit dhe shkakëtimit të këtij rasti, sepse nuk janë edhe raste të rralla, por dua të thëm se, rrugët e mërgimit janë shumë të gjata, të vështira dhe ndonjëherë edhe fatale.

Domethënja e këtij epilogu ishte mjaftë fatale, por ndihma e shtetit kroat, tregon kuptimin dhe respektimin e detyrave për të organizuar dhe menagjuar rastet e tilla pa një dallim , në një formë që humaniteti i njeriut për njeriun të mbetët i tillë, pamvarësisht nga marrëdhëniet dhe rrethanat ekzistuese e shoqërore që na rrethojnë.

Në realitet, bëhët fjalë edhe ajo që të bie në sy dhe e përjeton, por shteti kroat dhe kryeministri Andrej Plenkoviq, së bashku me stafin e përgjithshëm mjekësor dhe zyrtarë, organizoj dhe veproi edhe përtej maksimumit dhe pa rezerva, për të iu dalë në ndihmë mërgimtarëve shqiptarë të Kosovës, përveq të tjerave, duke marrë edhe përgjegjësinë e shëbimëve mjekësore të pacientëve të rastit, që do kishin një kosto shumë të madhe.

Kroacia me Kosovën, përveq marrëdhënive të tjera bilaterale ky vend shërbenë edhe me disa ushtarë në kuadër të KFOR-it, në Kosovë, dhe në rastin e këtij aksidenti të mërgimtarëve në Sllavonskibrod, duke i falenderuar shtetit kroat, përmes vendimeve dhe organizimit të tyre, iu mundësua që kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti, të udhëtoj me hilikopter të KFOR-it, kroat dhe pilotët e vet, duke arritë brenda një kohe të shkurtër deri te vendi i ngjarjes, dhe për ti vizituar udhëtarët e plagosur në spitale dhe në vende tjera të rehabilitimit.

Disa historian, akademik dhe studius kroat kanë shkruar për ilirët dhe preardhjen e shqiptarëve. Është më rëndësi të cekët edhe emri «Kosova», interpretimin e parë të këtij emri e interpretoi akademiku kroat Josip Rogliç, i cili thotë se ky emër i takon gjuhës ilire dhe terminologjia gjeomorfologjike dhe emrat e Gadishullit ilir i përkasin gjuhës së tillë  ilire, duke marrë parasysh edhe vetë emrin «Kosova».

Në Kroaci, jetojnë dhe punojnë një masë e konsiderueshme e shqiptarëve, që sipas deputetës shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, z. Ermina Lekaj-Përlaska, në këtë vend jetojnë afro 30 mijë shqiptarë, të cilët mirren me zeje të ndryshme, sidomos në vendet bregdetare. Dhe në luftën e fundit kroate-serbe, në Kroaci, kishte 87 dëshmor të luftës, 40 të zhdukur dhe mbi 500 të plagosur, ndërsa përkrah ushtrisë dhe popullit kroat kishte mbi 2500 luftëtarë shqiptarë në frontet  e luftës.

Është më rëndësi të përmendet se edhe presidentja kroate z.Kolinda Grobar-Kitaroviç, gjatë një vizite miqësore në Shqipëri, kishte thënë, kroatët dhe shqiptarët janë «vëllezër armësh», që do të thotë se, këta dy popuj e kishin të njëjtin fat dhe tragjedi, duke e luftuar një armik të përbashkët.

Kroacia e njohu Kosovën si shtet të pavarur në mars të vitit 2008, e cila zyrën e saj lidhëse që e kishte në Prishtinë, e zavendësoi me ambasadën kroate në Kosovë, ndërsa vendi jonë në vitin 2010, e hapi ambasadën e saj në Zagreb, dhe kështu këto dy vende nënshkruan një varg të marrëveshjeve të një partneriteti dhe bashkëpunimi në mes vete.

Qeveria kroate edhe gjatë kësaj periudhe të pandemisë me Covidin 19-të, i dhuroi Kosovës një donacion të konsiderueshëm të vaksinave, e cila ka vlerë të madhe në këtë kohë të krizave të një armiku më të rrezikshëm ndoshta i gjitha kohërave. Prandaj, dhe kjo është arsyeja që këta dy popuj përveqse do jenë «vëllezër armësh» kanë edhe një lidhje miqësore, politike e diplomatike, tregëtare e ushtarake dhe kulturore dhe përherë në marrëdhënie të mira në mes veti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok