23/12/2024

KRITIKA, TIFOZERIA DHE IDIOTËT

0
u6_Xhemal-Ahmeti

Nga Xhemal Ahmeti

Edvini, Kurti dhe falangat

_____

Duhet ta dallojmë kritikën [pozitive a negative] politike- apo siç e quanin frankfurtistët «kritikën shoqërore» – nga reagimet tifozerike, nga e tipit pra që priret nga kulti i Führerit ose partia ku militon. Disa e bëjnë këtë duke operuar si advocatus diaboli, disa tjerë si prokurorë ndaj gjithë atyre që s’janë me shefin apo partinë e tij. Ne tjerët, ne qytetarët, publicistët, të vdekshmit e pakapur as materialisht e as strukturalisht nuk duhet të merremi as me palltot nasradinçe të Edit e es me frizurën si asfalti për Dukagjin të Kurtit. Ne gjykojmë dhe analizojmë veprimet e tyre të veçanta e jo ato biorganizma. Dhe unë si i vdekshëm nga një cep i globit dhe si njohës nga gjitha perspektivat e mundshme të Serbisë dhe Maqedonisë sot veriore, aty ku sundon pakica e kamufluar postbullgare [që as këtë nuk e pranojnë] e di se këtyre nuk duhet lëshuar pe se do ndodhë historia e njëjtë si 200 vitet e fundit. Sidomos jo për shkak se shqiptarët janë në të drejtë. Me keqardhje po konstatoj se Kurti mbetet konfuz, dhe vetëm për populizëm refuzon politikën ordinere, lepabrençe të Edvin Milladinit të Tiranës: ky refuzon Mini-Legenin (siç e quaj unë) por heq taksat për gjithçka ndaj Serbisë dhe se ku zhduku «Reciprocitetin e tij». Edhe sa i përket lëvizjes së lirë, paska marrë qëndrime komplet asimetrike nga ato se si silelt Serbia dhe pash edhe plotë vendime tjera. Ju talleni, ju primatët injorantë shqiptarë, ndërsa ne duhet tu zhveshim. Kaq. Pavarësisht agresionit të falangave që keni në diasponim. Ju nuk dini të udhëhiqni shtete. Ju nuk jeni as për gardian bordelesh për nga trutë. Ne duhet të reagojmë duke shpresuar dhe u lutur që një ditë shqiptarët do të kenë qeveri normale, të atilla që punojnë për interesat dhe shtetet e tyre e jo të sillen si idiotë – siç bëjnë aktualisht primatët e Tiranës dhe Prishtinës.

___________

FÉJA SDUHET TË NA NDAJË

Unë kam shumë respekt për religjionet, prandaj i kam bërë edhe një pjesë të profesionit tim. Ato kanë kontribuar shumë në emancipimin e homo sapiensit nga kafshë e egër në qenie me përgjegjësi humane. Konsideroj që fétë mund të sjellin shumë pozitivitet në kaosin tonë. Por amigos ndalni këta imamët që politizojnë, armiqësojnë dhe fusin njerëzit aksioneve vetvrasëse. Nuk ka kuptim kjo. Na i demonizoni besimtarët, të cilët i luten Zotit për të mirë me këto aksionet politike idiote me uniforma e duke përkrahur autokratë mafioz të botës. S’kemi nevojë. Unë e mbroj myslimanin tim ashtu si katolikun, ateistin, budistin. S’kemi nevojë ne të bëhemi drunj zjarresh të huaja – a nuk u mjaftuam 20 shekuj. Ne shqiptarët s’mund të jemi as islamofob, as katolikofob as ortodoksofob ngase krejt këto i kemi në trup. Leni infantilizmat ky mysliman, ky katolik, ky atesit. Pse të jetë ky diskurs yni? Për çka? Secili ka të drejtën aboslute në Zotin e vetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok