KRITERET QË DUHET TË PËRMBUSHI PRESIDENTI
Nga Elena Kocaqi
Te gjithë japin emra, por nuk japin kriteret që duhet të përmbushin këto emra, për të plotësuar kushtet kushtetuese dhe ligjore që kërkon një pozicion i tillë apolitik. Presidenti ka disa kompetenca me kushtetutë dhe ai apo ajo duhet te këtë njohuri shumë të mira profesionale dhe te këtë besimin dhe mbështetjen e popullit, nëse ne duam t’i japim fund tranzicionit të gjatë politik.
Personalisht jam angazhuar për shkak të kërkesës së madhe nga publiku që për arsye respekti, etike, dashurie dhe besnikërie, i jam përgjigjur pozitivisht. Kriteret kryesore janë;
Profesionalizmi
- Presidenti duhet të jetë jurist profesionist i nivelit të lart, sepse ruan rendin kushtetues dhe ndan pushtetet me ekzekutivin dhe legjislativin. Shtetet sot priren që ne atë pozicion të venë kryesisht jurist. Kam mbaruar juridikun shtetëror të Tiranës ( 2003- 2007) me kohë të plot( fituar me konkurs), me rezultate te shkëlqyera si dhe jam avokate. Kam punuar si profesore e juridikut në universitet shtetëror dhe në disa universitete private dhe kam dhënë lëndët e se drejtës publike, dhe tash për disa vite te drejtën kushtetuese. Kështu njohuritë e mija në këtë fushë janë profesionale.
- Presidenti duhet të njoh politikën e vendit dhe qeverisjen. Kam mbaruar Shkencat Politike në Universitetin e Tiranës me kohë te plot( fituar me konkurs) me rezultate shumë te mira. Jam themeluese me dy koleget e mija te departamentit të Qeverisje apo Administrimit Publik në UAMD. Jap prej 15 vitesh mësim në ketë departament dhe aktualisht jap lëndët Administrim Publik, ose qeverisje si dhe Politik Publike, apo shndërrimin e një politike në ligj dhe zbatimin e saj. Mbaj titullin profesore e asociuar.
- Presidenti duhet të njoh politikën ndërkombëtare që do të thotë se, duhet të ketë njohuri në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare publike. Kam mbaruar doktoraturën në Marrëdhëniet Ndërkombëtare vlerësuar me notën 10. Doktoraturë qe zgjati 5 vjet të jetës time me një studim bazuar në dokumentet arkivore diplomatike, sekrete, ushtarake të Fuqive të Mëdha. Njoh mirë pozicionim strategjik të Shqipërisë në rajon dhe botë. Kam marrë pjesë në konferenca qe kanë objekt sigurinë dhe NATO. Njoh mirë fuqinë ushtarake te Shqipërisë në të shkuarën, tashmen dhe potencën e saj, si dhe shpenzimet qe bëhen për të.
- Presidenti duhet te njoh historinë e vendit të vet, pasi duhet te dijë vuajtjet e popullit të vet. Kam mbaruar histori në universitetin e Tiranës me kohë te plot, me mesatare 10 dhe kam shkruar për origjinën e shqiptarëve dhe krijimin e shtetit shqiptar, në studime ku kam harxhuar gjithë rinin time.
- Presidenti duhet te dijë të paktën anglisht. Kam njohuri shumë të mira te anglishtes dhe disa gjuhëve të tjera.
Paanshmëria politike dhe qenia mbi palët
Presidenti duhet të jetë apolitik që do të thotë se, presidenti nuk duhet te ketë anëtarësi në asnjë parti politike dhe mos te ketë pasur poste te larta shtetërore me partitë politike. Personalisht nuk kam qenë kurrë pjesë e partive politike dhe as kam mbajtur poste publike. Arsyeja ka qenë retorika e ashpër politike dhe mënyra aspak profesionale dhe etike e te bërit politik. Garantoj një drejtësi dhe ekuilibër mbi të gjitha partitë politike, si person tërësisht apolitik.
Uniteti i Popullit
Presidenti duhet te ketë dhënë prova që do popullin dhe vendin e tij dhe është human. Personalisht kam shkuar tek shqiptarët nga Veriu në Jug, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, në diasporë në Evropë dhe Amerikë, për t’iu dhënë mbështetje. Në disa raste ja kam kaluar dhe ministrisë përkatëse. Kam marrëdhënie të shkëlqyera me shqiptarët e çdo krahine, partie politike, feje apo statusi social.
Pastërtia e figurës
Presidenti duhet te mos ketë pasur probleme me ligjin, pra te jetë një figurë e pastër. Kurrë nuk kam pasur probleme me ligjin, madje nuk kam marrë kurrë sikur dhe një gjobë nga shteti shqiptar.
Vullneti popullor
Shteti dhe pushteti burojnë nga populli shqiptar që do të thotë se, te gjithë drejtuesit e shtetit, duhet te jenë sipas vullnetit të popullit. Nuk mund të injorohet në asnjë mënyrë vullneti i popullit shqiptar në një proces të tillë, siç ka bërë 32 vjet politika. Presidenti duhet te jetë i shtetit dhe i shqiptarëve, kështu zëri i tyre duhet dëgjuar si zyrtarisht, por edhe nga opinioni publik i krijuar në rrjetet sociale. Opinioni publik është reagimi qytetar ndaj politikës dhe është themelor në demokraci. Shkeputja e politikēs nga opinioni publik që bëhet me qellim nga disa gazetar, është në dëmin më të madh të politikës e popullit dhe rrjeti sot e ka meposhtur disi këtë gjë.
Pra, politika dhe media mos të diskutojnë për emrat, por a plotësojnë kriteret këto emra. Duhet me vendos standarde te larta, nëse duam te bëjmë shtet dhe pozicioni i presidentit, duhet te plotësoj patjetër kushtet që lidhen me ushtrimin e detyrës së tij.
https://www.facebook.com/elena.kocaqi