21/12/2024

KRIJUESIT DHE EPOKA DIGJITALE

0
Prend-Buzhala

(Kundrime)

Nga Prend BUZHALA

Balancimi mes popullaritetit dhe vlerës artistike është një sfidë e vazhdueshme për artistët në këtë epokë digjitale.  Disa punkte reflektimi, në këtë drejtim, janë: artisti në epokën e rrjeteve sociale, idhujt dhe adhurimi nga audienca virtuale, roli i atraktivitetit në suksesin e artistëve, përpjekja për autenticitet…

Theksi vihet te tema e artit dhe mashtrimit. Arti ka aspekte që mund të jenë mashtruese ose që krijojnë iluzione për përmbajtjen dhe vlerën reale të veprave. Rrjetet sociale nuk e japin gjithmonë një pasqyrë të plotë të cilësisë artistike dhe ndikojnë në perceptimin e vlerës së artit.

1.

Në rrjetet sociale, algoritmet dhe reklamimi luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e përmbajtjes. Këto sisteme favorizojnë përmbajtjen që është më e përhapur ose më e angazhuar nga përdoruesit. Ky fakt ndikon në mënyrën si artistët i shpërndajnë veprat e tyre dhe si përzgjedhin të krijojnë përmbajtje që është në përputhje me trendët a prirjet  dhe kërkesat e audiencës. Përpjekja për të përmbushur pritjet e audiencës dhe të arrihet një numër i madh i pëlqimeve dhe ndjekësve, ndikon në procesin krijues të artistëve. Artistët ndjejnë presion për të krijuar vepra që JANË MË TË LEHTA për t’u konsumuar dhe që kanë më shumë mundësi për të tërhequr vëmendjen, duke sakrifikuar thellësinë dhe autenticitetin e artit.

2.

Në epokën e rrjeteve sociale, krijimi i profilit autorial krijues (marka personale) është bërë një aspekt i rëndësishëm për shumë artistë. Kjo e vërtetë përfshin ndihmën në zhvillimin e një identiteti të dallueshëm dhe tërheqës që ndikon në mënyrën se si perceptohet arti i tyre. Profilizimi markues  i tillë çon në rritjen e njohjes dhe në ndihmën për të ndërtuar një audiencë besnike. Rrjetet sociale ofrojnë mundësi për bashkëpunime dhe lidhje të reja midis artistëve dhe krijuesve të ndryshëm. Këto platforma krijojnë mundësi të reja për projekte dhe eksperimente të përbashkëta që i pasurojnë veprat artistike.

Rrjetet sociale lejojnë një nivel të ri angazhimi dhe ndërveprimi midis artistëve dhe audiencës së tyre.

Përmes rrjeteve sociale, artistët ndajnë informacione dhe njohuri lidhur me procedimet krijuese, procesin krijues dhe sfidat e tyre. Ky aspekt ndihmon në edukimin dhe inspirimin e të tjerëve, duke krijuar një bashkësi  më të fuqishme dhe më të lidhur për krijuesit dhe adhuruesit e artit.

Megjithëse ndikimi i rrjeteve sociale është i fuqishëm, shumë artistë të suksesshëm kanë arritur ta ruajnë autenticitetin e tyre duke u përpjekur të krijojnë veprat e tyre në përputhje me vizionin e tyre të brendshëm dhe të vërtetë, pavarësisht nga presionet dhe trendet (prirjet, tendencat) e jashtme. Ky balancim mes autenticitetit dhe kërkesave të jashtme është një element kyç i suksesit në epokën moderne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok