03/10/2024

‘Krejt mendimi perëndimor është veç një fusnotë e Platonit’

0

Nga Blerim Latifi

Prej se shtetet dhe ekonomitë janë digjitalizuar, një lloj i ri i krimeve është shfaqur: krimi kibernetik. Kibernetika është dituri e re teknologjike, por si term dhe koncept është shumë i vjetër. Është vetë Platoni që e sajoi atë në veprën e tij “Shteti”.

Në librin e gjashtë të kësaj vepre Platoni flet për artin e qeverisjes dhe raportin e tij me diturinë. Qeverisja e mirë mund të ndodhë vetëm me anë të diturisë së vërtetë e informatave të sakta dhe te këto arrihet vetëm përmes edukimit strikt dhe sistematik, i cili duhet të zgjas me dekada.

Kubernetes (drejtuesi, timonieri) i mirë i anijes që quhet shtet bazohet në dituri të sakta, e jo në opinionet, huqet e dëshirat e turmave. Kush zgjedh t’ua bëj qejfin turmave, heret a vonë do ta fus shtetin në telashe e fatkeqësi. Në terma bashkëkohorë kjo quhet populizëm.

Kubernetes, kubernato, më pas është latinizuar në “gubernare”, e prej latinishtes pastaj kanë rrjedhur termat tjerë europianë për qeverisjen, si governer, govern, government, e të tjera.

Edhe në shqip, para etablimit të termit “qeveri”, është përdorur termi me bazë latine “guberna”.

Filozofi amerikan Alfred Whitehead duket se ka të drejtë: Krejt mendimi perëndimor është veç një fusnotë e Platonit. Në shqipen popullore kjo përkthehet: Platoni është baba.

__________

Një turpnim i pashembullt po i ndodhë këto ditë Rusisë në fushëbetejat e Ukrainës. Një turpnim të tillë rusët nuk e kanë përjetu që nga koha e sulmeve mongole në mesjetë. As pushtimi francez i Napoleon Bonapartës nuk i ka turpnu kështu. As Operacioni Barbarosa i Hitlerit. Dhe këtë e kanë dhuratë nga autokrati i tyre, Vladimir Putini, që një ditë të ftohtë shkurti u nis për ta ribërë botën me metoda të një kohe të perënduar. Krejt diktatorët e ndyrë të botës shpresonin në fitorën e tij, ndërsa tash u duhet ta kuptojnë edhe njëherë se çfarë mund të bëj ëndrra e popujve për liri dhe vendosmëria e tyre për të mos u nënshtruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok