26/12/2024

Krasniqi: Bashkim me Shqiperine ne nje shtet

0

• Krasniqi thote se kerkesa e ligjshme e shqiptareve per bashkim
trojesh kombetare nuk mund te cilesohet si kerkese per Shqiperi te
madhe dhe as te vogel

"Shqiptaret nuk kerkojne dhe nuk kane kerkuar kurre krijimin e
Shqiperise se madhe, por vetem krijimin e Shqiperise etnike, aty ku
shqiptaret jane sot shumice". Keshtu shkruan numri dy i Partise
Demokratike te Kosoves Jakup Krasniqi ne nje artikull te mbushur me
fakte historike per territoret e shkeputura shqiptare. Krasniqi
deklaron prere se shqiptaret nuk kane bere kurre plane te tilla per te
rrembyer toka te huaja e as per te rroberuar e shfarosur popuj te
tjere. Ai thote se idete per Shqiperine e madhe jane hedhur nga
shovinistet serbomedhenj.

Krasniqi thote se kerkesa e ligjshme e shqiptareve per bashkim trojesh
kombetare dhe ruajtja e teresise territoriale shqiptare nuk mund te
cilesohet si kerkese per shqiperi te madhe dhe as te vogel. Sipas
Krasniqit shqiptaret nuk duhet te kene droje se po gabojne kur
kerkojne dicka te tille. Ata qe duhet te skuqen jane ata qe e mohojne
kete te drejte shqiptareve. Krasniqi permbyll artikullin e vet me
fakte historike duke thene se kjo e drejte nuk eshte me pak se e
drejta qe iu eshte njohur gjithe kombeve te tjera te botes.

(News24)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok