17/11/2024

Krahina historike e Buzit ndez qirinjtë e isos me frymëz Hëne në Gjinokastër

0

Nga Keze Kozeta Zylo

Këtë vit pata një vemendje krejtësisht të posaçme për të dëgjuar kur mundesha ose gjeja një shteg hyjnor për këngët dhe vallet folklorike në Festivalin e Gjinokastrës.  Natyrshëm i shihja dhe dëgjoja me nostalgji grupet folklorike të famshme dhe të reja që ngjiteshin në skenën tradicionale dhe të madhërishme të Gjinokastrës.

Bota e folkut shqiptar është e magjishme, është si Dielli dhe Hëna, ngase larmia shumëngjyrëshe e kostumeve, traditat shekullore ndezin edhe netët duke ndriçuar fort saqë disa fjolla dritëzash u panë dhe në sipërfaqen e mëndafshtë të Oqeanit Atllantik ku jetoj.

Ja psh dëgjova grupin e krahinës së Buzit që njihet aq shumë nga Tafil Buzi, ku një grup tjetër i Tepelenës nga Kalivaci i dashur me këngëtarin e mirënjohur Viktor Aliun i kënduan si Tafil Buzi Hane Hane. Kujtoj namin e një burri/ Kapedan o Tafil Buzi… Lot më ranë kur i dëgjova, u gëzova që iu këndojnë këtyre trimave të pashoq si Tafil Buz mustaqeziu që i vuri kufirin tek thana Perandorisë turke. Ai ishte udhëheqësi kryesor i kryengritjeve antiosmane në Shqipërinë e Jugut në vitet 1828-1847.  A e kuptoni se çdo të thotë që një djalë buzjot nuk i pagoi taksat nuk u bë skllav, mbrojti trojet e veta dhhe i dërgoi osmanet me bisht ndër shalë në Anadoll?  Hajde ta kuptoj brezi i ri që me siguri se kanë idenë kush ishte ky trim i pashoq nga Buzi i Tepelenës?

Në vitin 1968 Gjinokastra u konfirmua si streha e Folklorit, shtëpia ku gjëmonte kënga dhe vallja e Kombit.

Ja këtë ka dashur të thotë Poeti i dashur Pëllumb Aliaj në vargjet: “Do t’ja mar këngës  buzjoçe/ Kënga ime, kënga jote/ Kënga  labe, kënga toske/ Kuvende burrash vuloste”.  Janë vargje të një filozofie të thellë, vargje frymëzuese që ashtu si ndër shekuj me këngë burrash vuloste shpesh herë për fatet e Kombit.  Kjo këngë të sjellë ndërmend grupin e Velçës, Vlorë për Flamurin dhe  Ismail Qemalin si:  “Tundu, tundu, o Flamur,/ Përmbi shkëmb e përmbi gur! /Smaili të vuri vulë! /Aferim, o Smail Be/ Evropës rrotull i rè/ Flamurin në Vlor’ ngulè/ Smail Be, o diplomat/ Na e ngrite kokën lart!”

Po le të hidhemi tek kënga buzjote që nuk e di pse u dha e fundit në medie, por natyrshëm ne nuk mund te heshtim përpara zërave të polifonisë labe që me vibrimet e tyre aq të mrekullueshme dukej sikur ishin bashkuar bilbilenjtë dhe kanarinat tepelenase si Xhevairja dhe Margarita që ndezën qirinjtë në muzgun e kalasë si me frymëz Hëne…

Është kënga ku falet shpirti i artistit, i poetit, i marrësit, isombajtësve dhe ata ishin:

Marrës Margarita Pashaj, Xhevaire Allkushi, Kthyesi, Pëllumb Alia, Hedhës: Zylyftar Alia, Iso. Bashkim Brahimi, Agim Allkushi, Kostandin Goçi, Dajlan Shehaj dhe Pirro Nakaj.

Fuqia e zërit te tyre si me shpejtësi drite vetëtimë, është muzikalitet dhe ndjeshmëri e tejskajshme. Kënga labe është pasuri botërore e mbrojtur nga UNESCO dhe është quajtur Kryevepër e Njerëzimit.  Përgëzimet tona Pëllumb Aliaj dhe gjithë grupit tuaj simpatik që ecni ethshëm dhe ndritshëm në rrënjët e të parëve ashtu si në vargjet:

“Kush e mban kombin bashkuar/ Kënga jonë, këngë e bekuar/ Babai birit ia mësonte/ Mbretëreshë këngën e donte.

Urime Buzjotë të nderuar!

Në përjetësi mbretëroftë Folklori ynë Kombëtar!

Ps: Kënga e Grupi Buzjot së shpejti do të transmetohet në TV “Alba Life”, New York

6 Korrik, 2023

Staten Island, New York

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok