22/12/2024
KOZMOLOGJIA-DARDANE

Nga Dr. Qazim Namani

Filet e kozmologjisë në truallin e Dardanisë lidhen me zanafillën e lindjes së jetës, besimit dhe artit.

Gjurmët e artit dardan, përshkruajnë fenomenet natyrore të universit, me dimensione fetare mitike dhe artistike nga një perëndi apo një panteoni më të madh hyjnish. Gjurmët e para sipas zbulimeve të shumta arkeologjike i përkasin periudhës së neolitit, të zbuluara në truallin e Kosovës së sotme, të zbuluara në terakota me motive mitike në figurat antropomorfe, që mendojmë se bazuar në zbulimet e deri tanishme, dhe aplikimin e artit tonë popullor deri në ditët e sotme, u përkisnin paraardhësve të drejtpërdrejt të shqiptarëve të sotëm.

Zbulimet arkeologjike të deritashme në truallin e Dardanisë, kanë dëshmuar gjurmë të jetës e kulturës, që dëshmojnë për një bazë autoktone të zhvillimit të kozmologjisë dardane që nga filet e qytetërimit e deri më ditët e sotme.

Motivet e artit të paraqitura në figurat antropomorfe të zbuluara ne Bardhos, Dardhishtë, Barilevë, Lupçë të Poshtëm, Vlashnjë, Varosh etj, që i përkasin periudhës së neolitit me piktura e simbole plastike, ku ndër tjera paraqiten vijat zik-zake, lakoret, meandri, spiralja si simbole të lashta. Ky art fillon të zhvillohet në truallin e Dardanisë, që nga neoliti, për tu pasuruar më vonë në kohën e bronzit e hekurit, duke u veçuar, dhe zhvilluar krahas popujve më të hershëm të Evropës e Mesdheut.

Në artin dardan në periudhat e më vonshme u shprehen tipare të qarta artistike, që u bartën në traditën tonë popullore deri në kohët modern.

Dëshmi e krijimit të artit burimor dardan me motive të pasura kozmologjike pa dyshim se sot i gjejmë te veshja popullore e grave shqiptare nga rajoni i Medvegjes, por edhe në artin tonë popullor të shprehur ne gurë, dru, qeramikë dhe në kostume popullore.

Bazuar në gjurmët e trashëguara të simboleve kozmologjike në artin tonë popullor mendojmë se ky art është krijuar te një fis i fuqishëm para kulturës Helene, andaj me plotë kuptim mund ta quajmë si kozmologji dardane.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok