Kosovë, 17 vjet, sod më 17 t’shkurtit, që zgjatoftë motet, n’ymrin tand e gazmimin tem!

Nga Albert Vataj
Kosova e mëvetsume, andërr e bame realitet!
Po, amanet i përmbushun!
Premtim i majtun!
E sodme që tregon se 17 vjet nuk janë pak, për me tregu se më 17 të muajit të dytë të vjetit, mujm me besu se e meritojmë; gjakun e derdhun, jetët e blatume n’themelet e lirisë, mundin e hekat, vajet e kujat, lëngimet e lëndimet, plagët e vragat, shpinë e kallun e kullën e shemun, tokën djerrë e djepin thymun, nanat gjishterrun e lotët e bacës, zanin e heshtun e gjëmimin e gjamshëm.
Qe besa, Kosovë, s’po dron me dasht me besu, se tue dalë prej flakët, me i përngja Feniksit mitik, që del prej zjermit e dritë lshon, tue dasht me kushtrue sod, sod n’ditën tande t’mëvedsimit, n’pragun e shenjtnimit, të ditës që t’hujtën nji flamur t’huj, që kurr s’ka me ken i joti, pa mujt kurrqysh me t’shkul prej shypes me dy krena, qi flutron n’qillin e kuq t’gjakut qi bane tamël e po i’a mkon, jo si dikur motit murimit, por si sodit ngadhënjimit.
Gëzo me vlla e motër, qika e bija, me loçk t’zemrës, e and t’shpirtit, sod, n’motin e 17-të, t’pramen e dimnit, t’shkumes që po i ik përngut, ndoshta tue mos mujt me harru se ç’ka tu desht me dhan, e sa shtrenjt me shlye, për me ken sod zot i fatit tand.