05/12/2025

Kosova të kthehet në udhën që e trasojë presidenti Rugova, udhën e miqësisë së përhershme dhe të veçantë me ShBA dhe vendet mike europiane

0
Rugova-Shtepia-Bardhe

Nga Gjon Keka

Se Kosova si shtet nuk mund të imagjinohet pa mbështetjen e ShBA-s dhe Europën, këtë e din të gjithë,  por se ka në mesin tonë mosmirënjohës ndaj mbështetjës dhe çlirimit e bërjes shtet nga ShBA dhe disa vende mike euopiane kjo shihet qartë.

Ja arsyet pse Kosova si shtet nuk mund të qëndrojë,  as të ngritet e njihet ndërkombëtarisht pa ShBA dhe disa vende mike europiane:

e para Kosova është shtet i ri,  i pafuqishëm,  i pazhvilluar ekonomikisht, i dobët ushtarakisht dhe me probleme të shumëta brenda,

e dyta nuk është njohur nga të gjitha vendet e botës demokratike dhe europiane.

e treta nuk është anëtare e OKB, Këshillit të Europës;NATO-s dhe BE-së,

e katërta nuk e ka përfunduar ende dialogun më Serbinë dhe e ka lidh veten më marrëveshje brenda dialogut dhe zotimeve që janë bërë nga dy palët,  pra pa një përfundim të këtij dialogu e ky mund të përfundojë vetëm nëse ShBA dhe BE i vendosin në tavolin propozimet që e përmbyllin dialogun më pajtimin e dy palëve, ose me anë të „shkopit dhe karrotës” për palët që pengojnë marrëveshjet dhe përfundimin e dialogut.

Tani kur kemi edhe deklarata dhe qëndrime të prera nga ShBA dhe disa vende europiane se kush është në vijë me të dhe kush jo,  dhe kush nuk po e lë Kosovën si shtet të ecën krah për krah me ShBA dhe vendet mike europiane.

Nisur nga kjo populli i Kosovës i vetëdijshëm dhe duke mos harruar të kaluarën e tij si dhë mirënjohjen ndaj miqëve e aleatëve sikur janë ShBA dhe vendet mike europiane duhet të votojë për ata që sado pak i qëndrojnë vijës perëndimore dhe punojnë bashkë me ShBA dhe miqëte e vendeve tjera europiane.

Nuk duhet lejuar që timoni i shtetit të Kosovës të qëndrojë në duar të atyre që ia ndryshojnë rrugën historike të saj nga ajo rrugë e përbashkët që ka ardhë Kosova deri më sot me ndihmën e ShBA dhe vendeve mike europiane, në rrugën e sulltanizmit dhe asaj lindore apo egoiste dhe krye në vete.

Koha që populli të shoh jo vetëm me sy të tij por edhe me zemrën dhe mendjen e tij se po mos të ishte ShBA, ndërhyrja e NATO-s dhe vendet mike europiane Kosova nuk do të ishte çliruar dhe as nuk do të mund të ndërtonte shtet demokratik dhe të njohur sidomos nga vendet e rëndësishme që e kanë ndihmuar atë deri më sot.

Me pak fjalë populli i Kosovës të mos mashtrohet dhe të mos jetojë me iluzionin që e ka krijuar pushteti i sotëm se punët janë mirë,  punët nuk janë mirë dhe kjo shihet qartë, prandaj duhet një ndryshim dhe një peshë e votës së secilit që ta rikthejë Kosovën në udhën që e trasuan presidenti vizionar dhe historik e i urtë dr.Ibrahim Rugova pra në udhën e miqësisë së përhershme dhe të veçantë me ShBA dhe vendet tjera mike të botës demokratike dhe ato europiane.

Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok