16/04/2024

Kosova sot është në udhë pa krye

0

Nga Ndue Ukaj

Kosova është duke ecë në një drejtim që s’duhet dhe kjo është kambanë alarmi, është një thirrje buçitëse në ndërgjegjen e atyre që e duan vërtet vendin e tyre dhe jo një aksh udhëheqës.

Për Kosovën janë duke rrahë kambana alarmi dhe si përherë në histori- prej nesh varet a do t’ i dëgjojmë apo jo.

Nëse lejojmë të legjitimohet dhe të triumfojë ligjërimi antiperëndimor, kjo s’ është vetëm një goditje e zakonshme politike, kjo është një pabesi dhe mund ketë rrjedhoja fatale.

Prandaj, nëse s’e ndalim hovin ligjërimit antiperëndimor, për ne hapen portat  e ferrit, pastaj s’na bajnë punë marrinat e ideologëve antiperëdnim, as parullat enveriste, as ato antirambujiste, as mashtrimet e cekëta qeveritare dhe as kukamat popullore.

Ligjërimi i neveritshëm për gjoja patriotozëm që po bëhet këto ditë është një farsë e rrezikshme prapa së cilës fshehet një betejë e pastër ideologjike, dhe si e tillë veç në intetres të Kosovës s’është: as të sovranitetit e as të republikës, prandaj në vend që të dëgjohen do tutkuna e mendjekëqij që përrallsin poshtë e lart, pa tro dije  e pa tro kulture, populli i Kosovës duhet të rikthehet 24 vjet prapa dhe të mendohet mirë, ku ishte?

Kaq mjaton për ta kthjellë shikimin dhe për të dalë prej kësaj mjegulle të tmerrshme mendore.

Kosova sot është në udhë pa krye, në duar të do epshmëdhenjeve ideologjikë të pasinqertë me popullin e me aleatët, raporte këto të cilët për ne s’ janë luks, siç s’janë për krejt super shtetet petëndimore, por nevojë ekzistenciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok