17/11/2024

Kosova në CEFTA me fusnotë* pa Republikë!

0

Shkruan: Florim Zeqa

Fjala asterisco (fusnotë*) është me origjinë greke, nga asteri, që do të thotë “yll”. Simboli ka për qëllim të përfaqësojë një yll (*) dhe është zhvilluar nga printerët në Mesjetë. Më së shpeshti, yjet vendosen menjëherë pas fjalës ose numrit që shoqëron një lëshim ose gabim. Fusnotat zakonisht gjenden në fund të një emri apo fjalie me yll (*). Simboli * përdoret gjithashtu në kontekste të gabimeve politike, për të korrigjuar përdorimin e një fjale ose një gabimi drejtshkrimor.

Rrëshqitja drastike e Albin Kurtit

Pak kush e ka pritur një rrëshqitje kaq drastike të Albin Kurtit, nga ekstremist i bashkimit kombëtar në lojalist të Rezolutës 1244 të KS të OKB, që e zhbën akronomin e Republikës për anëtarësim në CEFTA!

Me fusnotë* mbi emrin Kosovo*, përmes të cilës nuk paragjykohet statusi i Kosovës. Këtë e dëshirojë Serbia, këtë e realizoj përmes Albin Kurtit! E dhëmbshme për ta dëgjuar, por kjo është e vërteta e hidhur të cilën Albin Kurti e pranoj edhe Rezolutën 1244 e cila sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës ia njeh nën juridiksion Serbisë (ish-Republikës Federale të Jugosllavisë).

Edhe përkundër Opinionit të GjND-së për Pavarësinë e Kosovës si plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, tani e tutje Kosova në CEFTA nuk do të pëfaqësohet nga misioni i OKB-së, UNMIK-u, por do të përfaqësohet si koloni e Serbisë me fusnotën në fund të emërtimit serb dhe ndërkombëtar, KOSOVO*!

Nuk ka rrëshqitje më drastike dhe më paradoksale, kur një kryeministër i një vendi sovran, e tërheq vendimin e tij politik në dëm të shtetit që e vetmenaxhon.

Shumfish më e dëmshme sesa hyrja e mallrave serbe (ato kanë hyrë edhe deri më tani) është pranimi i heqjes së akronomit të Republikës dhe vënja e fusnotës* pas emrit të shtetit.

Ku, tani e tutje, edhe në përfaqësimet e tjera ndërkombëtare Kosova do të paraqitet me fusnotë* pa emrin e Republikë!

Ky është kushti që Serbia ka kërkuar për njohjen e Kosovës sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, dhe këtë e ka arritur papritur në momentin më të përshtatshëm historik. Dita e djeshme shënon fillimin e zhbërjes së emrit të Republikës për Kosovën, të cilën mund ta quajmë si të na do ëndja; Republikë, Monarki apo Koloni e zgjeruar, por shtet assesi!

Pra, tani e tutje përfaqësimi rajonal i Kosovës do të jetë vetëm më fusnotë*, që disa po e quajnë me emër më përkdhelës në gjuhën iataliane “asterisco” në formën e yllit (*)!

Në fakt, kjo ishte marrëveshje e mëhershme (nga viti 2012), e cila vitin e kaluar, me marrëveshjen bazike të Brukselit dhe aneks marrëveshjen e Ohrit e riktheu fusnotën* e famshme, për të cilën asokohe thonin se është “fluskë bore” që do të shkrihet shprejt!

Por, në fakt, na ndodhi e kundërta, fluska e borës na e shkriu Republikën!

Një hap i vogël përpara, tre hapa të mëdhenj prapa për Kosovën!

Kosovo* mbeti pa Republikë!

Florim Zeqa

10.10.2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok