12/12/2024

Kosova është shumë më lart në axhendën ndërkombëtare sesa Shqipëria

0
Musk-Vjosa

Nga Enver Bytyçi

Në Paris nisi dhe përfundoi ceremonia e riparimit dhe rihapjes së Notre Dame, simbolit të civilizimit francez.

Kryeministri Rama publikoi një video, ku dukej se ishte i pranishëm bashkë me zonjën e tij, Lindën. Sigurisht ishte i ftuar nga presidenti Macron. Arsyen e ftesës e zbulon vetë në statusin e videos, kur pranon se qeveria e tij ka dhënë një kontribut modest për riparimin e Notre Dame. Sigurisht që çdo donator do ta kishte një vend në atë ceremoni.

Por duket se vendi në ceremoni është caktuar sipas shumës së donacionit. Disa, nja njëdyzinë, gjenden në radhën e parë krah presidentit francez. Rama gjendet diku nga mesi i sallës. Që do të thotë se nuk është posti, por donacioni që e ka përcaktuar jo vetëm pjesmarrjen, por edhe vendin e tij në sallën ku u zhvillua ceremonia e sotme!

Po Vjosa Osmani? Ajo ishte afër rrjeshtit të parë, madje diku afër presidentit Amerikan, Donald Trump. Pati shansin t’i japë dorën dhe të përshëndetet me pak fjalë me zotin Trump. Kishte një vend nderi në ceremoninë e rihapjes së Notre Dame. Që do të thotë se Kosova është shumë më lart në axhendën ndërkombëtare, sesa Shqipëria.

Në videon që publikoi Rama pashë veç presidentit amerikan, edhe Elon Musk, presidentin gjerman Frank Walter Steinmeier, Princi William dhe shumë personalitete të tjera. Por nuk e pashë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Çfarë të ketë ndodhur? Dy miqtë e Macron, Rama dhe Vuçiq, me kaq pak vëmendje, madje Vuçiq jo prezent! Ndërkohë presidentja e Kosovës jo vetëm pjesmarrje, por me akses për të takuar njeriun më të fuqishëm të globit?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok