02/05/2024

Kosova është duke u përzhitë në hellin e llumit ideologjik

0

Nga Ndue Ukaj

Në orët e trazuara të historisë, njerëzve u kërkohet të deklamojnë njëlloj patriotizmi primitiv, të shurdhohen e të verbohen dhe pastaj të tregojnë besnikëri të pafund ndaj udhëheqësit.

Kosova është duke u përzhitë në hellin e këtij lloj patriotizmi që është thellësisht llum ideologjik.

Ky llum po e stërkeq vendin tonë.

Mjerisht, në këto orë të trazuara, tundimi me mbrojtë ma të fortin e vendit i marros turmat, por mua më së shumti në këtë delir më shqetëson fakti kur shoh mes turmave pa tru njerëz të kulturës e të artit të rreshtuar pas njeriut më të fuqishëm në vend dhe e mbrojnë atë si të jetë fëmijë, madje brengosën për të më shumë si për lirinë e njeriut.

Kjo është tragjedi, sepse njerëzit e kulturës përherë duhet të jenë në anën e njeriut dhe jo të pushtetit.

Kosova në këto orë të trazuara po ushqehet me patriotizëm delirant e marrina ideologjike që fatkeqësisht kanë përndezë një epsh të çudtishëm kundër perëndimit.

Ky epsh është rrënimtar dhe kryekëput kundër interesave vitale të Kosovës.

Krejt frazat tjera për shtet të së drejtës, për gjoja patriotizëm e dokrra tjera, janë marrina.

Një ditë, kur të kthjellemi do ta shohim çfarë llumi ka mbetë prapa, por për shumë punë do të jetë tepër vonë.

Mjerisht, ne ende s’ dimë të themi “për fajin tim”, prandaj jemi kaq budallenj në histori dhe kaq rrënimtar për vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok