14/10/2024

Kosova e jonë hallemadhe, Shqipëria gjithashtu!

0

Shkruan Fahri Xharra

Sa të kotë që jemi , sa të papërmbajtur që jemi , sa të vegjël  kalamaj që jemi . Ore kur do të përfundojnë këto debate pa kurrë far` rezultati se  cila cilës i ka ndihmuar më shumë ? Kosova . Shqipërisë apo Shqipëria Kosovës?

Një oh !!! i madh nga zemra e plasur.

“Pa Shqipëri nuk ka Kosovë e as pa Kosovë nuk ka Shqipëri ” ! Fat i madh historik ; u bënë dy shtete shqiptare.

“E ashpër dhe e sertë, si populli i fuqishëm që e flet, por edhe plot shije e hir, si pemët dhe lulet e maleve ku flitet, gjuha shqipe – edhe pse e varfëruar nga një mungesë lëvrimi shumëshekullore – është e aftë të shprehë, me një ndjesi të mrekullueshme të ngjyrimeve, konceptet më të holla të mendjes njerëzore, dridhjet më të pakapshme të nervozizmit, përballë të folmeve serbe, bullgare e greqishte të re, ku përpjekjet për ngjyrime shpesh herë shpien vetëm në disa përafrime trashanike… “e thotë Faik Konica për gjuhën shqipe.

Si andej ashtu edhe këndej – shqip ore shqip flasim !

Shqiptar 100% është ai nga Kosova, njëlloj si edhe ai nga Shqipëria. Kosova ime hallemadhe , Shqipëria gjithashtu  !

“Kemi armiq. Për atë, të gjithë bashkohen në nji zë. Vetëm për këtë ndahen, që të gjithë nuk tregojnë një armik. Ca zgjatin gjishtin drejt dhelpëris’ së dikujt, ca dëftojnë gjarpërimin e të tjerëve, ca të tjerë emërojnë, me zë të unjtë, trashërin’ e Halldupëve.” Kur dëgjojmë të tilla, neve na vjen nji i pambajtur gas.  Armiqt’ e Shqipërisë janë Shqiptarët, jo të tjerë “ “Sa është Shqipëria politike nënë, nënë është edhe Kosova edhe të gjitha viset shqiptare të copëtuara. Aq sa për mua është Shqipëria nënë, edhe për ty është Kosova , edhe pjesët e tjera. Koncepti nëna Shqipëri nuk e nënkupton veç Shqipërinë politike, por Shqipërinë që nga Tivari gjer në Prevezë”. ( Fadil Lepaja  )

“Pa Shqipëri nuk ka Kosovë e as pa Kosovë nuk ka Shqipëri ” ! Fat i madh historik ; i kemi dy shtete shqiptare.

“Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot.”……E thënë para njëqind viteve nga aristokrati i mendimit shqiptar i madhi Faik Konica.

Dhe për të dale nga kjo gjendje mbistrukturat gjithëshqiptare duhet te bëjnë një  kthesë historike,kulturore dhe politike. Kjo kthese konsiston ne përpilimin e Programit Nacional,i cili do të jetë ne diskontinuitet të plotë me modelet kulturore dhe politike te viteve 1878-1997. Përpilimi i këtij programi duhet te mbështetet ne kujtesën historike te popullit,  ne antiken e tij modeste, ne mesjetën e tij te shkëlqyeshme, ne Kastriotizmin e tij kreshnik dhe krenar, ne te drejtën zakonore penale shqiptare, ne latinizmin iluminist shqiptar, ne letërsinë e vjetër shqipe dhe ne idetë madhore te Rilindjes Kombëtare. Vetëm nga ky program ka mundësi te dale modeli kulturor dhe politik kombëtar i cili me siguri se do te çoje ne zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare, politike dhe ekonomike .Madje ,ky është i domosdoshëm për  rindreqje morale te popullit shqiptar, për krijimin e njeriut autonom, kritik e autokritik dhe me pozitivitet profesional dhe shkencor, për kultivimin e kulturës se punës, për kultivimin e atdhedashurisë dhe shtetdashurisë dhe për rikthimin e prototipit pozitiv për popullin shqiptar personifikuar ne figurën Kreshnike te Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu.  Për më tepër ,pasi kodi moral shqiptar, për dallim nga gjendja e tij ne shkalle kombëtare, në shkallë familjare ende është në gjendje te lakueshme”

Por si do që të jetë: ” Pa Kosovë nuk ka Shqipëri e as pa Shqipëri nuk ka Kosovë “

Referenca:

E domosdoshme Faik Konica, ”Armiqt e Shqiperise”

– Dr. Kajmak Gazidede, “Flaka e Vellazerimit” Shkup me dt. 20 Maj 1997

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok