28/02/2025

Kosova dhe mbarë trojet e Shqiptarisë humbën dy zëra të fuqishëm

0
Bajram-Qerkini

Nga Petrit Dibrani

Kosova dhe mbarë trojet e Shqiptarisë, humbën dy zëra të fuqishëm, simbol të rezistencës e qëndresës për liri, dhe në kërkim të së vërtetës për Drejtësi.

Me pikëllim të thellë!

Shpreh ngushëllime të ndarjes nga jeta, për simbolin e rezistencës, prof. Faik Rexhepin nga ‘Dardania Lindore’, që dëshmoi rezistencë paqësore si një intelektual i vërtetë me trimërinë e tij, duke protestuar ulur për liri dhe demokraci, gjatë ndërhyrjes çnjerëzore të  ‘Milicisë’ vrastare të regjimit shovinist të ish-Jugosllavisë e Serbisë, dhe z. Bajram Qerkinit, Kryetar i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, simbol i qëndresës për Drejtësi dhe i përkushtimit të palëkundur, për të kidnapuarit me dhunë gjatë luftës së fundit.

Bajram Qerkini veproi pa u ndalur për më shumë se dy dekada, edhe pse me dhimbjen për të birin e tij të kidnapuar nga regjimi barbar, dhe në kërkim për të vërtetën e të gjithë atyre që u kidnapuan dhunshëm!

Prandaj: dje, sot e nesër dhe përjetësisht!

Përkulje dhe falënderues, duke filluar nga dëshmorët, viktimat e luftës,(fëmijë, nëna, motra, gratë shtatëzëna e të moshuar, civil të masakruar dhe të pafajshëm), vazhduar për të gjithë të kidnapuarit gjatë luftës së fundit, intelektual të vetëdijes e qëndresës më shumë se dy shekuj, dhe të gjithë miqve tanë ndërkombëtar, në krye me ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Ne shqiptarët e Dardanisë, të ndihmuar edhe nga ‘Nëna e jonë Shqipëri’ e mbarë trojet tona, gjatë dhunës sistematike dhe masakrave, burgosjeve, helmimit të nxënësve/fëmijëve tanë, nga aparati shtetëror i ish-Jugosllavisë e Serbisë fashiste dhe gjenocidiale, qëndruam, u sakrifikuam dhe asnjëherë nuk u përkulëm e nuk i ndaluam, pëpjekjet për çlirim e liri dhe drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok