22/12/2024

KONCERTI I BREGOVIQIT NË KORÇË,  NXITJE E PËRÇARJES SË SHQIPTARËVE

0
Nike_Gashaj

Nga Nikë Gashaj

Ftesa e këngëtarit serb Goran Bregoviqit, në Festën e Birrës në Korçë dhe planifikimi i mbajtjes së Koncertit  muzikor, ka nxitur me të drejtë, reagime dhe pakënaqësi të shumta. Prandaj, shumë këngëtar shqiptarë, në rend të parë nga Kosova janë tërhequr nga ky festival. Krahas kësaj, kishte dhe kërcënime se do të ndalet pjesëmarrja e Bregoviqit në këtë koncert. Shkaku është, se vlerësohet se ky këngëtar serb në të kaluarën ka një biografi nacional-shoviniste, antishqiptare dhe albanofobe. Ai akuzohet se me këngët e tij, në veçanti me këngën “Kaleshnikov”,nxiti, frymëzoj dhe fuqishëm ndikoj në mobilizimin e forcave të armatosura ushtarake-policore dhe të formacioneve paramilitare të cilat sulmuan dhe kryen agresion në Kosovë në luftën e viteteve 1998/1999 . Në Kosovë Serbia bëri gjenocid, vrau dhe kreu masakra të mëdha mbi popullatën e pa mbrojtur shqiptare.  Mirëpo, këngëtari Bregoviq me këngët e tij nacional-shoviniste frymëzoi e kontriboi dhe mobilizimin ushtarako-policor dhe formacionet paramilitare në luftërat dhe agresionet e  tjera të Serbisë: në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Megjithë atë, Bashkia e Korçës, si organizuese e Festës së Birrës, është këmbëngulse për pjesëmarrjen e këngëtarit nacional-shovinist, antishqiptar në festivalin e planifikuar muzikor, ku ai do të ketë rolin kryesor. Pëfaqësuesit e Bashkisë së Korçës e arsyetojnë se festivali ka të bëjë me art dhe jo me politik. Mirëpo, është e njohur se arti dhe besimi fetar kanë qenë në funksion të politikës serbe në luftërat pushtuese të territoreve të huaja. Prandaj dhe të luftërave pushtuese dhe gjenocideve serbe në Kosovë dhe Shqipëri . Fatëkeqësisht, ky këngëtar nacional-shovinist dhe antishqiptar, nuk është hera e parë që merr pjesë në festivale apo koncerte në Shqipëri. Këngëtari serb, Goran Bregoviq në vitin 2014. në Tiranë ka shfaq koncertin e tij dhe nga Bashkia e Tiranës, Kryetari i së cilës ishte, Edi Rama, e dekoroi me dhuratën: Çelësin e Tiranës. Po cekim se këngëtari  Goran Bregoviq ka qenë dhe adhuruesi i: Millosheviqit, Arkanit, Sheshelit e kriminelëve të tjerë të luftërave, krimeve dhe gjenocideve në Kosovë dhe në vendet  tjera të ish-Jugosllavisë.

Në lidhje me pjesëmarrje e këtij këngëtari antishqiptar, nacional- shovinist në koncertin e lartëpermedur, shqiptarët janë të ndarë në dy kahje: në njërën anë janë ata që e kundërshtojnë pjesëmarrjen e tij në manifestimin muzikor, kurse të tjerët, janë ata që janë pro pjesëmarrjes së këngëtarit nacionalist serb. Arsyetimi është, se më e dëmshme është mosfurnizimi me produkte serbe, sesa pjesëmarrja e një këngëtari serb në një festival shqiptarë. Disa prej tyre po thonë, nuk i kuptojmë ata njerëz që po e kundërshtojnë pjesëmarrjen e një këngatari serb në festival në Korçë, derisa në familjet e tyre konsumohen apo furnizohen me produkte serbe. Gjithashtu, disa njohje dëftojnë se dhe politika serbe në prapaskenë e mbëshet pjesëmarrjen e Goran Bregoviqit në Koncertin e Korçës, me qëllim të përçarsjes ndërmjet shqiptarëve. Politika e përçarjes së shqiptarëve, manipulimi, mercenarizmi i politikanëve shqiptarë dhe gjetja e bashkëpunëtorve nga ana shqiptare ka qenë pikësynimi i politikës serbe gjatë tërë historisë, me qëllim të realizimit më të lehtë të politikës së tyre nacional-shoviniste të okupimit të trojeve shqiptare. Megjithëse, nga historia kombëtare, por dhe ajo nga autorët e huaj është e vërtetuar politika shekullore serbe e pushtimit e gjenocideve dhe masakrave të mëdha, jo vetëm në Kosovë, por dhe në Shqipëri, ka komentues shqiptarë që në lidhje me Ftesën e Bregoviqit në koncert në Korçë, thonë: Shqipëria është shtet i pavarur dhe e ndjek interesat e saj, edhe nëse bien në kundërshtim me të kaluarën e Kosovës. Mirëpo, deklaruesit e tillë , sikurse nuk e dinë të kaluerën e Shqipërisë, si për shembull: Gjenocidin dhe masakrat e mëdha serbe mbi popullatën civile në Shqipëri-1913.

Ndoshta, Ftesa e Bregoviqit në koncertin e Korçës është dhe “rezultati” i parë i Iniciativës”Ballkani i Hapur”. Jam i mendimit se të gjitha sukseset e iniciativës së nënshkuar në mes: Aleksandër Vuçiqit, Edi Ramës dhe Zoran Zaev kanë me qenë të tilla.

Disa komentues, Ftesën e Bregoviqit, përpjeken për ta shpjeguar, gjoja si çështje e tendencës së politikës shqiptare kozmopolitaniste. Mirëpo, njohjet nga shkencat politike tregojnë se koncepti i kozmopolitanizmit bashëkohor është ideja sipas së cilës njerëzit humanë dhe të qytetëruar krijojnë marrëdhënie pavarësisht nga përkatësia kombëtare, fetare dhe shtërore, si dhe avansojnë marrëdhëniet e përgjithshme njerëzore. Prandaj, këtu ka të bëj për unitetin, harmoninë e njerëzve dhe kombëve në  gjithë botë.  Kemi të bëjmë me të ashtuquejturin ”qytetar i botës”. Pra, fjala është për njerëzit humanë dhe të civilizuar, e jo për nacional-shovinistë dhe albanofob, sikurse është këngëtari serb, Goran Bregoviqi.

Gjithashtu, mund të konkludohet se ideja bashëkohore e kozmopolitanizmit në vehte përban dhe parimin kombëtar, ashtu si dhe parimi kombëtar përmban kozmolitin. Përsa i përket përçarjes kombëtare të shqiptarëve, ajo është e pranishme qysh kaherë, si pasojë e jetesës së shqiptarëve në shtete të ndryshme, regjime të ndryshme politike, kushte të ndryshme kulturore e arësimore. Shqiptarët e Shqipërisë në kohë të komunizmit kanë qenë të izoluar dhe nuk kanë pasurë mundësi me lëvizë jashtë Shqipërisë për shkaqe të politikës shqiptare të mbylljes së kufijëve. Ndërsa Jugosllavia qysh në vitin 1966 i ka hapur kufijtë shtetëror. Ashtu që nënshtetasit jugosllavë, prandaj dhe shqiptarët në Jugosllavi kanë pasur mundësi me lëvizë në tërë shtetet e botës, me përjashtim të Shqipërisë. Mirëpo, iniciativa e mini-Shengenit, respekivisht e “Ballkanit të Hapur”dhe të faktit se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e pranoi këtë nisëm të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiqit pa marrëveshjen me Kosovën dhe pastaj Ftesa e këngëtarit serb antishqiptar, nacional- shovinist, po e nxitë dhe po e rritë dhe më tepër përçarjen  kombëtare e cila shkon në favor të politikës hegjemoniste dhe nacional-shoviniste të armiqëve shekullor të shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok