06/12/2024

KOLONIA ARTISTIKE UBT – “VIZIONI 2023 – UBT”

0
Muharremi-Vizioni-UBT5

Me rastin e mbylljës së Kolonisë artistike “Vizioni 2023 UBT” e cila veprimtarinë pikturale e filloi në Boge të Rugovës dhe hapjës së ekspozitës me vepra të realizuara gjatë qëndrimit të artistëve në këtë vend piktoresk, turistik e artistik i rrethuar me bukurit atraktive të imazheve e motiveve mjaftë inspiruese e mbresëlënëse për shpirtin e krijuesëve të arteve pamore. Në ekspozitë para artdashësve të shumtë u prezantuan veprat e 22 autorëve të realizuar gjatë qëndrimit të tyre treditor në ketë ambient.

Kolonia artistike “Vizioni 2023 UBT” Edicioni i parë organizuar nga Kolegji Universitar UBT e cila funksionimin artistik e ka filluar që nga data 10 -13. dhe e ka finalizuar me organizimin e hapjës së ekspozitës me punime të realizuara në ambientet e motiveve të nënqiellit të Alpeve shqiptare në Boge të Rugovës.

Nga Prof. Dr. Hivzi Muharremi

Duke pasur parasysh kultivimin dhe zhvillimin me dekada të kulturës pamore në përgjithësi si në vend ashtu edhe më gjerë, krijimtaria artistike figurative e Kosovës ka arritur ta begatojë edhe më shumë kulturën kosovare. Kontribut të veçantë për zhvillimin e krijimtarisë kulturore përvec ekspozitave përsonale, kolektive të organizuara në ambientet institucionale kulturore të Galerive, muzeumeve dhe ambienteve të tjera kulturore, kontribut të madh kanë dhënë edhe aktivitetet e tjera organizative artistike sic janë Kolonitë artistike, ku përmes takimeve koorelative, të drejtëpërdrejta janë gërshetuar krijues të vendeve dhe kulturave të ndryshme si vendore, mbarëkombëtare poashtu edhe ndërkombëtare. Në mesin e këtyre aktiviteteve dikur ekzistonin edhe kolonitë e Deçanit (1957) dhe Grozhnjanit në Istër të Kroacisë. Në këto dy koloni janë organizuar aktivitete të ndryshme kulturore dhe kanë marrë pjesë krijuesit më të afirmuar me përmasa evropiane dhe botërore. Si arritje produktive kanë përfituar organizuesit, krijuesit dhe kultura kombëtare duke organizuar ekspozita të nivelit mbarëkombëtar e ndërkombëtar. Ndaj, duke parë një mungesë të organizimit të kolonive artistike me karakter të lartë profesional, mendojmë që ta vazhdojmë këtë lloj organizimi, kuptohet me një strategji krejt më ndryshe, në kushte dhe rrethana më të favorizuese sepse një eveniment i tillë reflekton afërsi shoqërore e kulturore si në rrafshin individual ashtu edhe atë kolektiv si dhe multinacional.

Duke e marrë parasysh kushtet për funksionimin e një kolonie me kërkesa vërtetë krijuese dhe kreative, jemi përcaktuar për ambintet e Alpeve shqiptare, për vndqëndrim krijues në Boge të Rugovës ku Edicionet tjera të Kolonisë artistike do të organizohen në qëndra të tjera. Këtë Koloni artistike të Edicionit të parë e kemi filluar me 22 artist krijues. Edhepse numri në fillim do jet modest, shpresojmë se në edicionin e dytë do ta dyfishojm numrin e pjesmarrësve. Si zakonisht në këto Koloni dominon fusha e pikturës edhe kuratori i ekspozitës është përcaktuar kryesisht për emra të tillë nga tri brezat e artistëve figurative me një përvojë të madhe të këtyre eventeve.

Esad Valla prezantohet me veprën “Peizazh vjeshte” ku me një struktur koloristike të ngjyrave e shpërfaq ambientin e nënqiellit të bukurive natyrore të Bjeshkës. Në këtë pikturë dominojnë nuancat e ngjyrave të verdha, oker dhe atyre të hirta. Piktori Hajrush Fazliu në frymën e introduktit ekspresiv i evokon ngjarjet nga këto ambiente me një kolorit intensive dhe me raporte kontrastive ku drita e potencon format kompozicionale të cilat reflektojnë ngjarjet e ndryshme historike. Piktori Edmond Dhramo gjithnjë në stilin e vet modern abstract përmes strukturave koloristike që reflektojnë nga planet e para kompozicionale e deri tek finalizimi kompozicional e arrin me shkrirjen e ngjyrave ekspresivo-abstrakte të harmonizuara në aspektin e toneve dhe nuancave të ngjyrave të hirta. Agim Kadillari me kompozimet e veta i praqet vispamjet e bukura të natyrës nga ambienti i Rugovës duke na shpërfaq një kolorit stinor me reflekse të ngjyrave dhe formave kontrastive të ambientit malor. Po ashtu edhe Xheneta Kadillari në dy tablo të realizuara me këto vispamje të jashtëzakonshme nga nënqielli i Alpeve shqiptare na sjellë dy vepra shumë të suksesshme si në aspektin koloristik të efekteve poetike e ekspresive nga stina vjeshtore. Agron Pollovina si zakonisht është i dëshmuar jo vetëm peizazhist i plenerit po edhe piktor i figuracionit duke filluar nga periudhat e ndryshme historike ku shpërfaq skenat pikturale si nga periudhat mesjetare, të  Rilindjës e deri tek ato të sotmet.

Azem Kucana piktor i ambientit shqiptar gjithnjë i evokon skenat më të rëndësishme nga e kaluara jonë historike duke filluar nga mitologjia e deri tek ato të periudhave të ndryshme historike. Kompozicioni “Zanat e maleve” spikat një atmosferë karakteristike e ambienteve të jetës së tyre me ngjyra të shkrira tonale ku figyrat spikaten si silueta në spektrin koloristik.

Veprat e Nagip Berishës spikasin me një kolorit ekspresiv me një hapësirë kompozicionale të raporteve të ngjyrave që si një tërësi janë të harmonizuara në veti. Isa Alimusaj botën e tij artistike gjithnjë e ka shpërfaq  përmes cikleve të “Profileve Dardane”, tani në këto dy vepra reflekton një frymë moderne si në aspektin e trajtimit të formave në hapësirë po ashtu edhe të koloritit. Piktori i mbetet besnik trajtimit përmbajtësor edhe në këto vepra abstrakte.

Xhevdet Dula si në aspektin koloristik të frymës ekspresive poashtu edhe në atë përmbajtësor na ofron një vepër komplete. Ngjyrat në mëyrë të furishme janë të hedhura në telajo ku përmes kontrastit shpërfaqin forma të ndryshme kompozicionale. Në këtë duo piktori e mpleks shpirtin dhe botën e tij artistike në frymën moderne e abstrakte. Haxhi Kastrati gjithnjë i mbetet besnik motiveve dhe imazheve si nga e kaluara ashtu edhe nga e sotmja. Figurat në pikturat e artistit shpërfaqin një të kaluar shumë të hidhur duke pësuar një kalvar të vërtet gjatë periudhave historike nga dardanët e deri me sot. Eshtë piktor kolorist dhe i figuracionit. Vullnet Begolli me një pasion të vërtet i shpërfaqë tonalitetet e ngjyrave në formë ylberi edhepse në shikim të parë dukën ngjyrat të pastra ato janë të përpunuara në aspektin koloristik. Vepra e Zymer Mulliqit ngërthen një kolorit dhe ndricueshmëri natyrale që e spikasin motivin autokton të veprës. Në veprat e Merita Myderrizit-Malokut spikat kontrasti i strukturës koloristike me primesa  të ndricueshmërisë natyrale që veprave i japing një gjallëri. Vjosa  Bujari – Maliqi është piktore e koloritit dhe formës kompozicionale Në këtë dikitomi mbarshtrohet struktura kompozicionale e frymës moderniste. Ndërsa piktori Arbnor Morina shquhet përnga invencioni i shprehjës koloristike. I cili me një devotshmëri e realizon veprën monumentale në frymën modern. Peizazhet e artistit Tafil Peci- Boletini ngërthejn një notë të frymës së introduktit postimpressionist me ngjyra të harmonizuara ku peizazhit i jap një qasje të kompozimit poetiko-lirik. Piktori Njazi Lloncari frymëzimin për realizim të veprave kryesisht e mbështet në imazhet e vilave dhe shtëpive të këtij regjioni ku ne ishim të përqendruar. Vepra këto të realizuara në frymën e koloritit ekspresiv me theksim të formave postimpresive. Fryma moderne në trajtim të tablove të Liridona Gjuka kryesisht spikat në gamën e mbylltë të refleksioneve të penelit me akcentime ku struktura koloristike e formëson vet përmbajtjën kompozicionale të tablove. Tek autorja Ibo Avdiu reflekton peizazhi me një atmosferë sa idilike po aq impressive me një kolorit që i përgjigjet vet stinës vjeshtore. Po ashtu e dhe Gëzim Kelmendi e trajton  një imazh mjaftë përmbajtjësor si në aspektin e strukturës koloristike poashtu edhe të formës.

Në fund mund të themi lirisht edhe koha treditor per realizim te veprave artistike në një event të tillë të Kolonisë Artistike autorët-pjemarrësit janë orvatur që cdo njeni në mënyrën e vet ti shpreh këto imazhe nga pleneri i Alpeve shqiptare dhe posacërisht falemderimi për përkrahjen e organizimit të këtij manifestimi i shkon Rektorit të UBT Prof Dr. Edmond Hajrizit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok