20/02/2025

“Klonimi” i dashurisë për vendlindjen në një “Almanak”

0
u1_Perparim-Hysi

LIBOFSHA në muzën e bijëve nga NAUN KULE

(ese)

Nga Përparim Hysi

Autorin NAUN KULE që ka botuar këtë”Almanak” me krjuesit e Libofshës e njoh prej kohësh. Nëse tani është 80-vjeçar, 60-vjet ka që shkruan. Është nga LIBOFSHA e FIERIT dhe aq ka shkruar për LIBOFSHËN dhe NJERËZIT që nderojnë jo vetëm LIBOFSHËN, por dhe FIERIN, MYZEQENË dhe deri gjithë SHQIPËRINË,  sa, ngaqë e njoh penën e tij me vlerë, i kam propozuar miqësisht që mbiemrit “KULE” t’i shtojë dhe atë”LIBOFSHA”. Ky nuk është një propoziim intim, por jo vetëm i qëlimshëm, por dhe i merituar. Jam nga ato anë:LIBOFSHËN dhe gjithë galerinë e krijuesëve në këtë ALMANAK, me pak përjashtime,  e njoh mirë dhe, nëse dikush ma merr sikur po ia rritë karizmën NAUN KULES,  kam të drejtë të mbrohem ndaj kujtdo, duke i kundërvënë pyetjen:- A më gjeni kund një tjetër apo të gjashmin e tij që të ketë lakuar në gjithë rasat e GJUHËS SHQIPE, LIBOFSHËN dhe NJERËZIT që ia zbukurojnë ballin LIBOFSHËS? Padyshim:asnjë tjetër.

Kur shfletoj”ALMANAKUN”, më duket sikur takoj një grup njerëzish të njohur. Dhe nëse shkoi më tej:-Pse ndodh kështu  me mua? Përgjigja është e thjeshtë dhe e menjëhershme:-Edhe unë jam nga LIBOFSHA! Brenda këtij pohimi që dikush vë dyshim, i përgjgjiem me një sentencë po nga MYZEQEJA që thotë:-Në një vend, po pive dyzet sapllake me ujë, je vendali!! Kam punuar tri vjet të mira në prag të viteve ’60-të të shekullit të kaluar si mësues dhe për katër vjet si nspektor në Drejtorinë Arsimore të FIERIT e kam patur LIBOFSHËN si zonën time, nga viti 1966-2000.

*

LIBOFSHA është një trevë që nderon jo vetëm FIERIN, por dhe MYZEQENË.Aty për herë të parë, në vitin 1908 është hapur SHKOLLA e PARË SHQIPE dhe guxoj të shtorj pyetjen:-Përse në LIBOFSHË dhe as në një qytei si FIERI apo LUSHNJA? NUAN KULE duke shkruar këtë”ALMANAK”, më kujton disi DEMOSTENIN e lashtë që”harxhoi më shumë vajë(ndizte kandilin) se sa verë”.Analogjia nuk është kurrë e barabartë,  ama kur shoh që hulumtimet e tij si studiues, rendin deri në arkiva ku fletët e dëshmitë kanë zënë pluhur, atëherë bindesh se ke të bësh me një studiues skrupuloz. Autori zbulon që qysh në vitin  1910 në Selanik , ZOI NDREKO LIBOFSHA ka botuar poezi shqip, ku si kredo është sentenca:”Gjuhën Shqipe ta mësojmë/Ne duam të mos e harrojmë. Ky dokument letrar NAUN KULES nuk i erdhi si dhuratë apo si një vezë e kuqe DITËN E PASHKËS. Ky zbulim flet për një krjues që nuk fle rehat.  Ai sikur ka bërë të vetën atë thënien  e lashtë të LUKRECIT që thotë:”Mos lini asnjë orë të shkojë kot. Bëhu ZOT i të sotmes”.

Duke sjellë një galeri NJERËZISH që nderojnë LIBOFSHËN dhe më tej, ai nuk rreh gjoksin që unë e s’ka tjetër. Përkundrazi, e lë “ALMANAKUN…” si një portë që rri hapur  edhe për KRIJUES të tjerë. Nëse i ka hyrë këtij ALMANAKU, më duket se ka patur si qëllim atë që ka thënë në lashtësi CIECERONI që thotë:” O popuj ruani dhe shkruani për njerëzit e mëdhenj, se prej tyre do t’u njohë bota”. Dhe vërtet shumë njerëz nuk e dinë se ku bie LIBOFSHA;por njohin përshembull REGJISORIN e MADH  KRISTAQ DHAMO dhe, përmjet tij, e marrin vesh;apo  për Mësuesin  dhe LUFTËTARIN, NAUN DOKO PRIFTI që arriti deri Rektor në TBILISI të GJEORGJISË  dhe mund të vazhdoja dhe me personalitet të tjera të kësaj treve.

*

Duke parë me sykritk këtë libër,  mund të them me plot gojën atë që thotë GËTE:”Të shprehesh me përpikëri, kjo është nisja dhe mbarimi i çdo arti”. Me autorin, NAUN KULE,  duke shkruar këtë”Almanak” ka ndodhur ajo që thoshte POETI SPANJOLL.FREDRIK GARCIA LORKA(1898-1936):”Çdo libër është një oborr.Lum ai që di të mbjellë lule në atë obor se ushqen shpirtin e vetë”. “LULET e oborrit të NAUN KULES na ushqejnë edhe ne si lexues. Urime NAUN KULE-LIBOFSHA!

Tiranë, 15 shkurt 2025

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok