Kleopatra e Epirit, motra e Lekës së Madh
Shkruan Fahri Xharra
Kur i futesh historisë për ta studjuar me themel, atëherë e sheh se me cilën vello është fshehur, atëherë e kupton që interpretimet e saj janë aq të llojllojshme varësisht cilës periudhë kohore i takojnë apo cili komb e do një ngjarje të caktuar apo një hero-legjendë e do për veti.
Këmbëngulsia të sjell fryte dhe i bie në gjurmë të vërtetës së manipuluar për intertesa të kohës . Deri vonë është menduar që Kleopatra e Egjyptit (69 BC, Alexandria, Egypt -30 BC, Alexandria, Egypt ) është e zeshkët nga lëkura, jo pse nuk është ditur, por qëllimi ka qenë të fshehet e vërteta e saj. Ajo ishte bijë e Ptolomejve të cilët pas vdekjes së Lekës së e udhëhoqën Egjyptin. ( http://www.zemrashqiptare.net/news/50519/fahri-xharra-dinastia-e-ptolomejve-te-aleksandrise-ishte-me-origjine-nga-shqiptaret-antik.html ).
Tek e fundit, Xhuzepe Katapano e zbuloi që andej pari flitej shqipja.
Sot , temë shumë interesante është Kleopatra e Epirit e cila jetoi mbi 330 vjet para asaj të Egjyptit (354 BC – 308 BC) .
Kleoptara e Maqedonisë, ose Kleopatra e Epirit ishte një princeshë epirote-maqedone që më vonë arriti të bëhet edhe Mbretëreshë e Epirit. Ishte e motra e Lekës së Madh. Ajo i kishte edhe motrat Thesaloniken dhe Cynanen, dhe gjysmë vëllaun tjetër Filipin III të Maqedonisë.
Kleopatra u rrit me nënën e saj në Pella, për derisa me 338BC mbeti vetëm nga se Olimpia nga një grindje me burrin e saj Filipin II iku në Iliri.. Babai i saj e martoi në vitin 336 me mbretin e Epirit me një dasem të madhe dhe më të madhen në Egje dhe Maqedoni. Filipi i II u vra gjatë dasmes.
Gjatë martesës i linden djemt Neoptolomeu II i Epirit dhe Kadmea.
Filipi II i Maqedonisë
Në vitin 334 burri i Kleopatres shkoi përtej Detit Adriatik në Siujdhesën e Italisë, për të luftuar kundër dy fiseve vendore Klukanianëve dhe Brutëve.Pas pushtimeve ai thuhet se u vra në vitin 331 duke e lën Kleopatren të vej dhe të birin Neoptolomeun shumë të ri për fronin mbretëror.
Me qenëse i biri ishte shumë i ri, atë herë ajo udhëhoqi me Epirin sipas ligjeve epirote (Cleopatra ruled Epirus in the meantime. It was an Epirote custom that the woman of a family became head of household when her husband died and their son(s) were too young )
Pra Kleopatra udhehoqi si kreu më lartë i fesë dhe i popullit të Mollossisë. Ishte femra e vetme që i takoi statusi i udhëheqëses për të vendosur në të gjitha.
Cleopatra u vra në vitin 308 me urdhër të Antigonit, por varrimi i saj u bë me të gjitha ceremonitë e kohes..
Fahri Xharra,09.08.19
Gjakovë
Materialin për shkrim e nxora nga libri : Cleopatra from Charles Smith, Dictionary of Greek and Roman Biography and Mythology (1867) , libër i cili mund të shkarkohet nga.fondi i Google-it