23/12/2024

KJO KISHË SI KULT FETAR NUK E KA VENDIN NË OBORRIN UNIVESITAR

0
Kisha-Serbe-Prishtine

Nga Dedë Preqi

Sëcili religjion i ka kultet e veta fetare dhe vendi i kultit duhet të jetë në një vend ku nuk e pengojnë objektet njëra tjetren apo ku nuk pengohen institucionet  në mes vete, në mënyrë që njeriu kur ti lutet zotit, përveq se duhet të jetë i lirë, duhet dhe ta kuptojë se ku është vendi i tij i lutjes.

Poashtu edhe populli i Kosovës, në bazë të të drejtës themelore dhe të ligjshme që ia jep Kushtetuta, duhet të përpiqet të marrë edhe tiparin e vet të qenjës së tij, të përbërë nga trupi dhe shpirti, duke e  ndier vetën të lirë, dhe pa dallime racore, fetare, etnike e politike.

Ajo që është duke ndodhur sot me imazhin e natyrës tonë fetare në Kosovë, do të jetë edhe më e vështirë të shprehim atë që është duke ndodhur me kulturën tonë, e cila nuk ka të bëjë vetëm me ndërtimin e objekteve fetare dhe llojin e tyre, por ka të bëjë me zanafillën e objekteve, qëllimin dhe tiparin e asaj, që e bëne të vështirë përceptimin e një objketi të tillë.

Megjithatë, dyshimet dhe kritikat vijnë njëra pas tjetre, se çfarë do të thoshte kjo kishë ortodokse serbe mes oborrit të Universitetit, themelët e sëcilës ia vendosi krimineli Arkan, në kohën e regjimit të Millosheviqët, i cili objekt nuk ka fare leje ndërtimi nga asnjë Institucion i Kosovës, edhe akoma është në shqyrtim një leje e tillë dhe pa të drejtë, duke ditur se kjo tokë dhe ky vend është pronë e Universitetit të Prishtinës.

Kjo gjë bëhët e dukshme në shumë elemente të planifikimeve dhe qëllimeve të Serbisë, në të kaluarën dhe me pretendimet e sotme, që të gjitha janë variante dhe metoda të saj, për të realizuar ato projekte që i ka në programin dhe preambulën e kushtetutës së vet, kundër shtetit të Kosovës,  dhe kundër popullit shqiptarë.

Prandaj, ky popull (serb), është një qenje që nuk ka kufinj, dhe mbetët i çuditshëm me natyrën e vet, i cili e konsideron vetëvetën mbi të tjerët dhe i pa zavendësueshëm, që historinë e vet dhe për të tjerët e përshkruan dhe e bënë sipas dëshirës dhe logjikës së një bote të paracaktuar, në një formë siq e përcakton njeriu për qejfin dhe interesin e vet.

Kosova dhe shteti i saj, duhet ta gjejë vetën tek imazhi i një vendi demokratik, që njeriu i saj të trajtohet në mënyrë të barabartë, pa dallime etnike, religjoze dhe politike, por në esencë, në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit, të zbatojë realitetin e vet, se ky vend ka ligje dhe ka rend kushtetues, i cili e bënë të mundur qytetarin e këtij vendi që të jetë i lidhur me këto rrethana pa përjashtime, privilegje dhe kërcënime.

Ka një lëvizje rreth objekteve dhe kulteve fetare, të cilat në kohën e pas luftës janë ndërtuar me leje e pa leje ndërtimi nëpër vende të ndryshme të Kosovës, por një objekt fetar, sikur kjo kishë ortodokse në mes oborrit universitar, e ka një domethënje të çëllimshme, imazhet e së cilës nuk përçojnë mesazhe fetare, që i drejtohen lutjeve ndaj Zotit, por mesazhe e tilla janë përçarëse dhe ndjella-keqe në mes komuniteteve, apo në këtë rast kur bëhët fjalë në oborrin e studentëve universitar.

Këtë kishë, që e ka mbjellur krimineli Arkan, në emër të Millosheviqit, si një këpurdhë e rebeshit shiut dhe fortunës së luftës në Kosovë, që e stërpiku me gjak një popull të tërë dhe ngjyrosi çdo pore të jetës tonë me njollat e këtij gjaku të bijave dhe bijëve tanë. Prandaj, kjo kishë nuk i ngjanë një kulti fetar, duke ditur se lopatën e thëmeleve të saj e hudhi një kriminel lufte, i cili nuk ishte njeri i parimeve njerëzore por ishte njeri i krimeve dhe masakrimeve njerëzore.

Kjo kishe nuk e meriton të mbetët as muze, por thëmelet e saj duhet të rrafshohen, sepse edhe nëse mbetët muze, që të mbetët kujtim i holokaustit shqiptarë, një ditë do të kthhehet në një kishë të madhe, që do të merr emrin e kriminelit Millosheviq, të cilin shumë shpejtë do e shpallin edhe « shën Millosheviq », edhe më madhështor se Sveti Sava.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok