15/11/2024

Keti Schneeberger, tubim në përkrahje të Republikës së Kosovës

0

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Ngritja e tensioneve në veriun e Kosovës dhe rrezikimi i Kosovës nga kërcënimet nga Serbia e Aleksandër Vuqiqit, ka ngritur lëvizje protestuese të shoqatave dhe institucioneve të shumta edhe jashtë Kosovës.   Në Vjenë u mbajt tubimi mbështetës për Kosovën në këto rrethana të rënduara në veri të nxitura nga bandat e armatosura serbe të dirigjuara nga Aleksander Vuqiq, ish ministër i bashkëqeverisjes me satrapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Organizatore ishte kryetarja e shoqatës “Vienna goes Europa” dhe  këshilltare  lokale në Bashkimin Evropian, Kati Schneeberger.  Tubimi u mbajt në  “Platz der Menschenrechte” ( Sheshi i të Drejtave të Njeriut), në Vjenë.    Në mbështetje të Republikës së Kosovës  kishin ardhur mërgimtarë shqiptarë nga disa qytete të Austrisë.  Zonja Schneeberger falënderoi qytetarët e tubuar dhe u shpreh se të tubuar mesazhet marrin forcë drejt cakut të duhur. Qytetarit mbanin pllakata me mbishkrime ku kërkohej mbështetje për demokracinë. “Mbroni demokracinë dhe paqen” “Qëndroni me Kosovën”, “Ndaloni autokratët!”

Në fjalën e saj Keti Schneeberger u ndal duke përshkruar takimet e saj me qytetar shqiptarë, serb, boshnjak nga vizita e saj e fundit në Kosovë. Ajo mes tjerash tha : “Nga të gjitha kontaktet me njerëz të nacionaliteteve të ndryshme të gjithë dëshirojnë të jetojnë në qetësi, të kujdesën për jetën e tyre. Ata nuk dëshirojnë të jenë top loje në shërbim të kurrfarë lloj  regjimi autokrat. Ata dëshirojnë të kenë sistem arsimor, punë, një sistem funksional shëndetësor, aktivitete dhe mundësi për të rinjtë. Dëshirojnë thjesht; jetën në rahati me njëri tjetrin pa korrupsion, pa banda dhe pa përzierje nga Beogradi”.   Zonja Schneeberger u ndal edhe tek reagimet e BE-së jo të drejta duke e dënuar institucionet e Kosovës e cila vepron në shtrirje të funksionimit të ligjit dhe rendit në territorin e saj, kurse Serbia shkaktare e konfliktit duke mbështetur bandat kriminale të cilat sulmuan policinë e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it.

Nga mërgimtarët me fjalime të shkurtra iu drejtuan qytetarëve, Idriz Smajli dhe Fatmir Osmani, veprimtar nga Grazi. Drejtuese e programit ishte Kaltrina Durmishi. Pjesëmarrja e mërgimtarëve nuk ishte ashtu siç është pritur masive kur dihen rrethanat e renduara në Kosovë.  Mërgimtarët e falënderojnë Zonjen Keti Schneeberger për mbështetjen e saj dhen drejtësisë dhe Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok