25/12/2024

Kështjella që pret gurët, dorën dhe mendjën e njeriut për ta rindertuar

0
Nue-Oroshi

Nga Nue Oroshi

Shqipëria është një kopsht shkemborëi Evropës Juglindore shkruante dikur doajeni i letrave shqipe Faik Konica. Këtu është fjala për Shqiperinë Etnike dhe jo për Shqipërinë e cunguar.Kështjella me emrin Shqipëri ka kohë që i ka humbur rruga në oborr  dhe e pret dorën dhe mendjen e njeriut shqiptar që ta ndërtoj këtë kështjellë e cila u shkatërrua e u rindërtua nëpër periudha të ndryshme kohore. Edhe pse shpeshherë kjo kështjellë u shkatërrua gurët gjithmonë i qëndruan afër dhe mvarësisht se në cilën periudhë kohore ishim vetvetja dhe kur kishim në udhëheqje atdhetarë dhe pushtetarë që e donin shqiptarinë ajo kështjellë ndërtohej e prapë digjej e shkatërrohej.Murët e kësaj kështjelle janë shperndarë sot anë e kënd trojeve shqiptare dhe mvarësisht se në cilën pjesë të kësaj kështjelle të shqiptarisë gjindet janë krijuar edhe divergjenca të ndryshme.

Dikush pret që kështjella të ndërtohet me gurët e saj dhe të vazhdon punën dhe drejtimin e duhur ashtu siç e kanë vazhduar shqiptarët që orientimin kombëtar dhe politik e kishin me moton se dielli shqiptar lind në përendim.Dikush e shihte dhe e sheh edhe sot e kësaj dite diellin të lind në lindjen e errësuar kurse dikush nuk e sheh fare diellin shqiptar por i merr gurët e kështjellës një nga një dhe i shpërndanë nëpër vende të ndryshme, nëper vende që janë anmiq shekullor të shqiptarëve.Nuk ka  gjë më të dhimshme kur i sheh vëllezërit e gjuhës,gjakut dhe flamurit që janë në krahun e pushtuesve të huaj qoftë ata pushtues karpatian apo pushtues aziatik.Dhe deri sa zanat e malit e luajnë lojën e shtojzavalleve në mërmerin e gurtë ende nuk kemi arritur ti shënojmë emrat dhe mbiemrat e të gjithë atyre atdhetarve shqiptarë që u sakrifikuan për shqiptari dhe që gjatë tërë jetës së tyre sakrifikuan që ti mbledhin gurët e kështjellës për ta ndërtuar kështjellen e rrënuar.

Është edhe me e dhimshme kur kështjellën e shkatrrojnë edhe ata që kanë detyrim dhe pushtet për ta ndërtuarë atë.Dhe kur loja e qiellit është bashkuar me rrezet e diellit për ta bërë shpërndarjen e reve në lartësinë qiellore një drejtues vrojton me kujdes se pse jemi kundër vetvetes.Deri kur ne shqiptarët do të ndërtojmë e do të shkatërrojmë.Dhjetë  ndërtojmë e njëqind prishin.

Kjo legjendë e vjetër ka të bëj edhe me shkembinjët,tokën,detin dhe nëntokën.E dikush ende pret një lajm të mirë se dikush më në fund do të mendon esull që shqiptaria të bashkohet dhe kështjella e mbetur në gjysmë, të rindertohët më ndjenjën e shpirtit Arbëror djelmnia dhe vajzëria shqiptare do të niset drejt ndërtimit të kështjellës shekullore.E di se gjatë kësaj rruge për ringritjen e Kështjellës për bërjen e Shqipërisë Etnike do të takojmë edhe shumë cungje të cilët nuk janë të vetdishëm për demin që po i shkaktojnë ndërtimit të kështjellës shekullore.Këtyre zhurmagjive duhet t´iu thuhet njëherë e përgjithmon stop.

Shqiptarizma është mbi të gjitha kurse ata që punojnë kundër shqiptarizmës dhe flasin shqip duhet ti shenojmë me emër dhe mbiemër.Natyrisht përmes gjuhës se fakteve dhe jo lojës së fjalëve.Shqipëria si kopsht shkëmbor, Shqipëria si vend detar dhe vend i mineraleve dhe turizmit malor e detar duhët të rindërtohet.Ajo duhet të rindërtohet e plotë dhe jo e pjesërishme.Çdo punë që nuk është kryer e plotë ka qarë mbrapa dhe kjo qarje,denesje apo gjëmim ka shkaktuar plagë dhe ka lënë mbrapa shumë plagë shpuese të cilat na kanë përcjellur shekuj me radhë.Koha që po e jetojmë po e pret njeriun shqiptar që ta futë në veprim mendjën e shëndoshë dhe veprimin bujar që të ndërtohet vendi i shqiponjave.Ndërtimi nuk mund të bëhet me lakmitarët,që e treguan fytyrën e tyre të vërtetë, tradhtarët, besëthyerit e përlyesit. Por ndërtimi duhet të bëhet me ata që në rend të parë e shohin Shqipërinë-Shqipëri. Kështjella po pret ta ndërtojmë.Gurët janë afër.Duhet vetëm ta vendosim mendjën në veprim dhe të largojmë aty këtu ndonjë cung që ka mbetur në rrugë.E deri sa të mendojmë për largimimin e cungjeve në rrugë dielli ka filluar të jep shkëndijat e ti me shpërndarjen e rrezeve kurse skaj një oxhaku dëgjohej porosia e burrit atdhetar.Porosi brezave Shqipërinë Etnike.Apo pa Kosovën, Shqipëria gjithmonë ka me qenë e sakatume.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok