21/12/2024

KËRKESAT IDIOTESKE TË VUÇIQIT, DUHET SHPËRFILLUR NË TËRËSI

0
Idriz-Zeqiraj1

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, përsëritshëm thotë se “Serbia është e gatshme për dialog, por Kosova refuzon!” Kjo është për konsum të opinionit vendor dhe ndërkombëtar, për ta fajësuar Kosovën se, gjoja, “e pengon atë dhe nuk është e gatshme për marrëveshje kompromisi në mes të palëve”. Dhe, këtë shpifje groteske të Vuçiqit e besojnë, natyrisht, me porosi të Serbisë, aleatët e saj ndërkombëtarë!

Por, kjo gënjeshtër vetë demantohet nga Vuçiqi me 7 (shtatë) kërkesat e fundit, kërcënuese dhe ultimative, të bëra Kosovës, si kushtëzim të vazhdimit të dialogut Serbi-Kosovë. Dhe, secila syresh është më alogjike dhe më absurde se tjetra, ngaqë janë të papranueshme për Kosovën, rrjedhimisht, të parealizueshme për Serbinë. Ishte Beogradi zyrtar, respektivisht, presidenti Vuçiq, ai që urdhëroi largimin nga funksionet komunale dhe qendrore të serbëve, me qëllim të kundërshtimit dhe të bojkotimit të institucioneve legjitime të Kosovës. Urdhër largimi nga vendet e punës iu dha edhe zyrtarëve të Policisë dhe të gjyqësisë të Kosovës.

Zyrtarët, qofshin në funksionet komunale apo qendrore, policët dhe zyrtarët, ishin, kryesisht, të Listës Serbe. Qeveria e Kosovës, institucionet e saja, nuk janë “Hani i Dilit” (të dikurshëm në Prishtinë), për të hyrë e dalë, kujt t`i teket. Largimet vullnetare nga vendet e punës, me qëllime të errëta, të pista dhe thellësisht armiqësore ndaj shtetit të Kosovës, nuk mund të amnistohen, të tejkalohen pa ndëshkim. Dhe, ndëshkimi më i lehtë, duhet të jetë mos dhënia e mundësisë, për t`u kthyer në funksionet e braktisura, për qëllime skajmërisht të poshtra të Serbisë, me qëllim aneksimin, shkëputjen  e veriut të Kosovës dhe bashkangjitjen Serbisë.

Duhet t`ua kujtojmë të zgjedhurëve me votën e popullit, të cilët kanë dhënë edhe betimin, për shërbim me korrektësi dhe besnikëri për Atdheun Kosovë. Komunarët e zgjedhur, Policia dhe Gjyqtarët e Kosovës, të emëruar nga strukturat përkatëse institucionale, nëse largohen vullnetshëm dhe në mënyrë demonstrative, kanë shkelur ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Dhe, kjo përjashton mundësinë e rikthimit të zyrtarëve në funksionet e braktisura.

Vuçiq, në “pamfletin” e tij, kërcënues dhe ultimativ, kërkon, madje ngutshëm, “shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale, të lira e demokratike, në 4 (katër) komunat, me shumësi serbe, në veriun e Kosovës. Kjo kërkesë cinike, paradoksale e rrast provokative, bëhet nga ai që vet urdhëroi lëshimin, madje me duartrokitje e ceremoni, të vendeve të punës, për qëllime të poshtra dhe, tërësisht, kriminale. Edhe pas bojkotit të parë të zgjedhjeve nga serbët e instrumentalizuar nga Beogradi, me insistimin e Serbisë dhe të disa eksponentëve ndërkombëtarë, u rimbajtën edhe një palë zgjedhje, të dytat me radhë, të cilat, sërishmi, u bojkotuan nga serbët, me porosi direkte të presidentit Vuçiq, ish-zëdhënës i Millosheviçit, përkatësisht, megafon i krimeve monstrume ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare! Zgjedhjet bëhen sipas afateve ligjore vitin e ardhshëm. Çuditërisht, Vuçiq kërkon edhe tërheqjen e Policisë Speciale nga territori verior, për t`u lënë dorë të lirë bandave kriminale të tij, të cilat përndjekin dhe persekutojnë qytetarët serbë, për mosbindje ndaj urdhrave që vijnë nga Beogradi si dhe të komuniteteve tjera në veriun e Kosovës.

Vuçiq shton kërkesa tjera absurde, si “krijimin e një prokurorie të posaçme speciale”, që tensionon gjendjen, artificialisht, sepse cenon sovranitetin juridik e kushtetues të Republikës të Kosovës. Me porosinë e dhënë ministrive në Beograd, kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, për angazhimin për ruajtjen e pronës të serbëve; Kosova të shpallet territor i mbrojtjes speciale e sociale; t`i kërkohet Kuvendit të Serbisë shpalljen e paligjshme të akteve të miratuara, që nga shpallja e Pavarësisë dhe përrallëzime të tjera kriminale dhe rrugaçërore. Serbia organizon nxitjen, financimin e grupeve kriminale në veriun e Kosovës, për barrikadimin e rrugëve dhe të akteve tjera të dhunshme e vandaliste.

Shokon BE, herë heshtake, herë aprovuese të kërkesave absurde të Serbisë!

Edhe pse të gjitha deklarimet publike të presidentit Vuçiq dhe të zyrtarëve të tjerë serbë, janë kundër integrimit të serbëve në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, si dhe të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, “BE-ja, përmes zëdhënësit të saj Peter Stano, i mirëpret këto kërkesa të Vuçiqit, duke iu referuar kërkesës të Vuçiqit se “impelementimi i Asociacionit është i rëndësishëm!”

Është skajmërisht befasues dhe, njëherësh, shqetësues pozicioni herë heshtak dhe më shumë aprovues i BE-së dhe të shumësisë të eksponentëve ndërkombëtarë, të angazhuar me çështjen, tashmë, të dramatizuar, artificialisht, siç është dialogu i krijuar dhe i stërzgjatur qëllimshëm, për probleme, të cilat, realisht, nuk ekzistojnë. Kufinjtë e Kosovës janë përcaktuar në vitin 1913, edhe pse me amputime, shkëputje të territoreve shqiptare, të cilat Fuqitë e Mëdha të kohës, ua dhuruan fqinjëve lakmiqarë e grabitqarë, që llogaritën sa një gjysmë Shqipërie.

Shqiptarët botërorë, në përgjithësi, dhe ata të Kosovës, në veçanti, janë fort të shokuar. Dhe, bëjnë pyetjen dilemë: “Si ka mundësi që, pikërisht, Quinti,  BE-ja dhe më gjerë ndërkombëtarët bombarduan Serbinë agresore, pushtuese, për ta shpëtuar popullin e përgjakur dhe të dëbuar nga vatrat e tyre stërgjyshore dhe, tani-, në paqe, pothuajse, janë të gatshëm ta shpërblejnë persekutoren-Serbi, në dëm të Kosovës-viktimë, duke i dhuruar pjesë të territorit të Kosovës, edhe ashtu mjaft të tkurrur, të cunguar! Ose, të paktën, duke mbështetur krijimin e një Asociacioni, i cili, gjithsesi, është bosnjizim i Kosovës, e bënë atë shtet rakitik, jo funksional.

Krerët shtetërorë të Kosovës dhe DASH amerikan, të njëzëshëm në mbrojtje të sovranitetit

Në mediat serbe, më shumë se një herë, është thënë se “ne serbët kemi vrarë një mbret, një kryeministër, tani e ka radhën një president!” Vrasja e politikanëve opozitarë Ivan Stamboliç, Oliver Jovanoviq dhe të tjerë, është shantazhim dhe kërcënim për presidentin Vuçiq. Rusia është përkujdesur, mjaftueshëm, për të dërguar shumë mijëra rusë në Serbi, të cilët, tashmë, janë sistemuar me punë dhe jetesë të rehatshme. Kontigjenti rus në Serbi është parë shumë aktiv, në raste të demonstrimeve politike në mbështetje të politikanëve pro-Rusisë. Ngritja në poste të larta të dy besnikëve të Putinit, Aleksander Vulin dhe Millosh Vuçeviq, është imponim i Moskës zyrtare, e cila donë ta përdorë Serbinë për provokime, deri në incidente të armatosura me fqinjët, në rastin konkret edhe me Kosovën.

Deklarimet e presidentit, kryeministrit dhe të zyrtarëve të lartë serbë, kundër Kosovës, janë luftënxitëse dhe destabilizuese. Megjithatë, gjasat për një konflikt të ngjashëm me atë të Banjskës apo të një përmase më të madhe, nuk janë të mundshme. Sepse KFOR-i është këtu për të mbrojtur kufinjtë e Kosovës dhe nuk do të lejojë vatër zjarri në Ballkan, për çka është shumë e interesuar armikja Rusi. Edhe Forca e Sigurisë të Kosovës vazhdon të forcohet, për të qenë në gadishmëri të mbrojtjes të territorit të Atdheut tonë Kosovë.

Shtetarët dhe pushtetarët e Kosovës, respektivisht, presidentja Vjosë Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministrja dhe ministerja e Jashtme dhe e Diasporës, Donikë Gërvalla, ishin të një mendjeje dhe të njëzëshëm, në përgjigjen e drejtëpërdrejtë dhe dinjitoze të dhënë presidentit serb, Aleksander Vuçiq, se masat dhe kërkesat provokative, luftënxitëse, kërcënuese dhe ultimative, nuk na trembin dhe as nuk na lëkundin në mbrojtjen e tërësisë territoriale, ligjshmërisë dhe të kushtetueshmërisë të Atdheut tonë – Kosovë, për të jetuar të lirë dhe në harmoni me komunitetet tjera, që gëzojnë të gjitha liritë dhe të drejtat, si askund tjetër, jo vetëm në Ballkan, por as më tej në botë. Tashmë, është pranuar botërisht, se Kosova është shteti me demokracinë më të konsoliduar në rajon dhe më gjerë.

Departamenti i Shtetit Amerikan, këtë herë, u distancua hapur nga BE-ja, e cila tha se i mirëpret kërkesat e Vuçiqit! Përkundër DASH (amerikan), ishte i drejtëpërdrejtë, qartazi dhe prerazi, në përgjigjen e përflakshme, dhënë zëdhënësit të Millosheviqit, presidentit serb, Aleksander Vuçiq: “Kosova është shtet sovran, i pavarur dhe multietnik, të cilin ne duam ta shohim tërësisht të integruar në strukturat euro-atlantike dhe ndërkombëtare”. Ky qëndrim, shumë miqësor, gëzon dhe forcon të gjithë shqiptarët e përbotshëm. Në vazhdim të deklaratës të DASH, porosia dhe qortimi për Serbinë është i lexueshëm. Kosova ka qenë dhe mbetet gjithmonë mirënjohëse Amerikës mike. Sepse “shtëpia pa miq nuk mbahet”, është porosia-amanet e shtet-bërësit të Kosovës, Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Kryepolitikanët e PAN, të shantazhuar me dosje krimesh, dëmtuan Kosovën

Për një çerek-shekulli Kosova vazhdon të jetë në krizën e krijuar, nga ish-pushtetarët e shantazhuar me dosjet e krimeve faktike, të bëra, gjatë dhe pas luftës, me qëllim të marrjes së pushtetit me dhunë, sipas metodës të kopjuar nga lakeu stalinist Enver Hoxha. Sigurimsat e monizmit hoxhist ushtronin bandat vrastare politike të LPK-së, alias PAN-it të sotëm. Ndërkohë, administrata e UNMIK-ut, përkatësisht, sistemi i drejtësisë, u rrënua dhe bandat kriminale vrisnin kundërshtarët politikë. UNMIK-u që kontrollonte drejtësinë, respektivisht, Prokuroritë dhe Gjykatat, i arrestonte, hetonte dhe i zbulonte kriminelët. Për habi, ose i lironte, ose i dënonte, krejt simbolikisht, sikur të ishin grushtime në mes adoleshentëve dhe jo vrasje të cilësuara: si ushtarakët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadrot dhe aktivistët e LDK-së; gazetarët-korrespondentë të luftës; madje edhe kuadro të hershëm të LPK-së, për ta shmangur konkurrencën, në pritje të marrjes së dhunshme të pushtetit të përgjakur.

Rrjedhimisht, edhe disa kuadro të UNMIK-ut, të ngarkuar me çështjen juridike, drejtësinë në atë kohë, u korruptuan me paratë e Fondeve të Mërgatës, nga shefat e LPK-së, alias Qeveria e Përkohshme, e kompozuar nga krerët social-komunistë të Tiranës zyrtare, të cilët, një vit para luftës kishin përkallur e shkatërruar shtetin shqiptar, për ta marrë pushtetin përgjakshëm. Pasurimi korruptiv, hajnor i eksponentëve të Qeverisë së Përkohshme, përgjatë procesit të privatizimeve, si dhe milionat të marrë, dhunshëm, nga Fondi “Vendlindja thërret” dhe Fondi shtetëror i 3 %-shit, i bëri multi-milionerë “komandantët”, në emër të luftës së pabërë.

Opozita e frustruar nga sondazhet, tashmë, ka humbur torruan, arsyen dhe kundërshton të gjitha nismat sovraniste të qeverisë, duke thënë se “integrimi i serbëve të veriut nuk bëhet me policinë, por me dialog me komunitetin serb të veriut”. Ndërkohë, për dy dekada radhazi PAN-i, respektivisht, PDK-AAK-NISMA, ka zhvilluar një makro-kontrabandë me bandat e veriut. Serbia, me agjentët e saj në Kosovë, favorizoi këtë kontrabandë, sepse në kupolë të saj ishin disa “komandantë”, përkatësisht, krye-politikanët e PAN-it në Kosovë, tashmë, të shantazhuar me dosje krimesh vrastare dhe të hajnisë zyrtare, të cilat i posedon Serbia UNMIK-u, EULEX-i, Quint-i, ndërkombëtarët, përmes shërbimeve informative të tyre, sepse vrasjet politike në Kosovë kanë qenë një e “fshehtë publike”.

Presidenti serb, Alwksander Vuçiq, po i shfrytëzon akuzat, të cilat opozita shqiptare ia bënë pozitës, se, gjoja, po përdorë masa policore kundër komunitetit serb në veri. Këto akuza brenda-shqiptare e trimërojnë Vuçiqin, për të lansuar 5 (pesë) masat dhe 7 (shtatë) kërkesat banditeske dhe idioteske, si kushtëzim për vazhdimin e dialogut me Kosovën. Vuçiq i citon me emra gazetarët dhe analistët, aleatë të tij, si: Baton Haxhiun, Berat Buzhalën, Dardan Molliqaj, Halil Matoshin, Ilir Mirenën, Dukagjin Goranin, dhe të tjerë.

Pushtetarët kontrabandistë të PAN-i, për ta vazhduar kontrabandën e tyre shpengueshëm, me bandat e veriut të Vuçiqit dhe të Radojçiqit me shokë, favorizoi izolimi, shkëputjen e qëllimshme në mes veriu dhe jugut të Mitrovicës. Qeveritë paraprake, nuk bënë asnjë përpjekje, për integrimin e serbëve të veriut. Në këtë gjendje e gjeti Qeveria e Kurtit veriun e Kosovës. Andaj, Kurti dështoi në premtimin e tij, për integrimin e serbëve në veri, pasi për dy dekada radhazi ishte korracuar shkëputja e komunikimit normal jug-veri. Pra, ish-pushtetarët pasi u pajtuan me vrasjen e një duzinë dhe shpërnguljen e mijëra shqiptarëve të tjerë, tani, duke qenë të shantazhuar me dosje, thelluan krimin, në përpjekje për ta “shpëtuar lëkurën e tyre”, duke u vënë në shërbim të Serbisë, qoftë edhe me dhurim të pasurive të brezave shqiptarë!

Për çudë, elitarët e kontrabandës të palës serbe në veriun e Kosovës, u ndëshkuan nga DASH i Amerikës me – non grata -, ndërsa nga pala shqiptare veç sa u denoncuan pushtetarët shqiptarë në jug, por u kursyen emrat dhe ndëshkimi i tyre!? Kjo ngjalli dyshime dhe pakënaqësi – njëherësh! Janë këta eksponentë të krimit vrastar dhe hajnor të partive-banda PAN-iste, të cilët me akuza shpifëse e monstrume sulmojnë opozitën e sotme.

Rrjedhimisht, po dëshmohet porosia e Presidentit Rugova, “për të mos lejuar ngritjen në postet e larta zyrtare të kuadrove të shantazhuar, sepse janë të dëmshëm për Kosovën”. Dhe, kjo u provua katërcipërisht e saktë. Shqiptarët e Kosovës, pas shekuj robërie, të tmerruar nga vrasjet politike, “heshtën si peshku”, duke mos bërë “as lavrën e miut”, për të reaguar karshi krimit dhe kriminelëve! Pasojat vazhdojnë t`i vuajnë, edhe sot e gjithë ditën, shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok