19/04/2024

Katër sqarime rreth deklaratës së DASH

0

Nga Enver Bytyçi

“Sulmet e pajustifikuara ndaj Ambasadores të SHBA në Tiranë, përfaqësueses personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Ata që përfshihen në korrupsion ose minojnë demokracinë duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në përgjigjen e DASH ndaj kërkesës së Berishes qe te ndalojne nderhyrjet e zonjes Kim ne drejtesi!

Per sqarim, aq sa besoj unë:

  1. Nëse Juri Kim ndërhyn në drejtësinë dhe politikat e brendshme në emër të presidentit amerikan, atëherë problemi është shumë serioz! Nëse emrohet opozita për të mbrojtur një qeveri që zbraz Shqipërinë nga shqiptarët, atëherë ky na qenka plan amerikan! Shqiptarët duhet të vihen së paku në dijeni për çfarë plani ekziston!
  2. Berisha nuk po sulmon. Po mbrohet nga sulmet e Juri Kim. Prandaj shprehja „sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores amerikane“ është manipulim i të vërtetës!
  3. Ata që merren me korrupsion gjenden çdo ditë në shqërinë e Juri Kim! Mos na hapni barkun me ato përgjegjësitë selektive që kërkohen! Kreu i organizatës kriminale në Shqipëri vepron nën mbrojtjen e Juri Kim! Këtë duhet ta dijë DASH!
  4. Është sajuar shprehja „minimi e minuesit e demokracisë“ edhe në akuzën e zotit Blinken kundër Sali Berishës! Ndërkohë DASH çdo vit e kritikon Edi Ramën për autoritarizëm!

Është një konflikt i thellë midis „minuesit“ imagjinar e pa pushtet, Berisha dhe rrënuesit real të demokracisë shqiptare, Rama!

Shqiptarët nuk presin e nuk duan të rrëzojnë nga pushteti Berishën. Ai, që prej një dekade është thjesht një kritik i paepur i shkallmuesve të denokracisë shqiptare, tashmë e shndërruar në grup kriminal të strukturuar!

Prandaj ajo shprehje nuk ngjit te shqiptarët!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok