25/04/2024

Karl Ghega dhe Aleksandër Moisiu – dy austriakët e mëdhenjë me origjinë arbërore

0

Nga Gjon Keka

Dy arbërorët e mëdhenjë që lanë gjurmë të pashlyera në Austri dhe në mbarë Botën:

Karl Ghega la gjurmë në fushën ingjinierisë dhe Aleksandër Moisiu në atë të aktrimit.

Në lidhje me këtë do ta nënvizoj një gjë këtu : kur dramaturgu, mjeku dhe shkrimtari Friedrich Wallisch kishte mbajtë një leksion me Temën më të dashur të tij mbi historinë e popullit shqiptar (Ö.i.Z.1928), të pranishmëve në sallë i kishte bërë pyetje retorike mbi prejardhjen e këtyre dy personaliteteve mbikohore. „Të dashur zonja dhe zotrinj, e dini se nga e ka origjinën Aleksandër Moisiu? Të gjithë të pranishmit ngrinin supet duke mos ditur prejardhjen e tij të vërtetë. „Aleksander Moisiu ishte një arbëror. E keni ditur këtë, nuk besoj se po“, ishte përgjigjia e tij.

A e dini se kush e ndërtoi hekurudhën Semmering? Karl Ghega u përgjigjen, plotësisht e saktë.

Por, a e dini të dashur zonja dhe zotrinj se prej nga e ka origjinën ky gjeniu Ghega?

„Edhe ai ishte me origjinë arbërore…“

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok