22/12/2024

Kanceri i gjirit dhe psikoterapia

0

Një studim ka treguar se gratë me kancer gjiri të cilat marrin pjesë në grupe psikoterapie nuk jetojnë më gjatë se ato të cilat nuk i frekuentojnë këto grupe. Këto përfundime bien në kundërshtim me një studim mjaft të reklamuar 18 vjet më parë. Autori i studimit të ri, thotë se grupet e terapisë mund të ndihmojnë pacientet me kancer gjiri që të kenë një jetë më cilësore.

Xhen Kuba zbuloi se kishte kancer gjiri vitin e kaluar. Ajo iu nënshtrua kimioterapisë, rrezeve dhe operacionit.

Ajo thotë se një organizatë pranë Çikagos, që ndihmon të sëmurat me kancer, e ka ndihmuar atë të përballojë sëmundjen.

“Po më rriten përsëri flokët”

Grupe të tilla mbështetëse u krijuan mbas daljes në qarkullim të një studimi të kryer nga Dr. David Spiegel i Universitetit Të Stanfordit. Ai gjeti në bazë të studimeve, se gratë me metastazat e kancerit që marrin pjesë në grupet psikoterapike jetojnë deri 18 muaj më gjatë se ato që nuk janë pjesmarrëse në grupe të tilla.

Studime të tjera nuk e kanë përsëritur këtë zbulim. Kohët e fundit, Dr. Spiegel e përsëriti  studimin e tij të mëparshëm dhe gjeti rezultate të ndryshme;  grupet mbështetëse kanë pak ndikim në zgjatjen e jetës së pacientit.

“Mesazhi i studimit të fundit është se natyrisht që grupet e terapisë i ndihmojnë njerëzit që të jetojnë më mirë. Por nuk ka prova konkrete që këto grupe i ndihmojnë ata të jetojnë më gjatë”.

Dr. Xhimi Holland është psikiatër në Qendrën e Kancereve Sloan-Kattrering në New York.

“Kisha një paciente e cila u shpreh një herë se, sikur dikush t’i thoshte sërish që të ishte optimiste, do ta godiste me grusht. Kam dëgjuar mjaft moral për optimizmin. Por sot nuk ndjehem mirë dhe kaq.”

Doktorët thonë se mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga kanceri i gjirit është t’a zbulosh herët me anë të një mammograme çdo vit ose dy. Dr. David Dershaw, punon po në në Qendrën e Kancereve Sloan-Kattrering në New York.

”Gratë të cilat kryejnë çdo vit mammogramën janë të rrezikuara 60 përqind më pak se ato të cilat nuk e bëjnë atë”.

Por megjithëse grupet e terapisë nuk e zgjasin jetën e pacientit, studimi i ri tregon se këto grupe kanë një ndikim pozitiv në situatën shpirtërore dhe zbutjen e dhimbjeve të pacientit.

Xhen Kuba thotë se kjo është një zgjidhje e mirë për të.

“Nuk marr pjesë në grupet e terpisë për të zgjatur jetën time. Nuk mund t’a di se sa do të jetoj. Gjëja që di është që t’i jap jetës sime shpresë”.

Dr. Spiegel thotë se kur pacientët ndajnë shqetësimet dhe dëgjojnë problemet e të tjerëve,  ata ndihen shumë më mirë për vehten e tyre

Burimi lajmit: Voice of america

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok