25/12/2024
Ndue-Ukaj

Nga Ndue Ukaj

Kalbja e trurit ose “Brain rot” është përzgjedhë si fjala e vitit 2024, sipas Fjalorit të Oksfordit, domethënia e të cilës lidhet me shpenzimin e tepërt ose të panevojshëm të kohës, në përmbajtje me cilësi të ulët në internet, si video të pamend ose meme, që mund ta shkatërrojnë mendjen tonë.

Sipas një artikulli të BBC, Casper Grathwohl, president i Oxford Languages, thotë se duke u kthyer pas te Fjala e Vitit në Oksford përgjatë dy dekadave të fundit mund të vërehet një shqetësim në rritje i shoqërisë “me mënyrën se si po evoluojnë jetët tona virtuale, mënyra se si kultura e internetit po përshkruan kaq shumë kush jemi ne dhe për çfarë po flasim.”

Në të vërtetë, njohës të fushave sociale, shkrimtarë e studiues të ndryshme, ka kohë që kanë alarmuar për rrezikun e shëndetit mendor si pasojë e përdorimit të pamend të rrjeteve sociale.

Në të vërtetë, kjo fjali, sipas shpjegimeve rezulton të jetë përdorur së pari në vitin 1854 nga Henry David Thoreau, një poet, natyralist, eseist e filozof amerikan.

Asokohe, ndër të tjera, ai kishte thënë:

“Ndërsa Anglia përpiqet të kurojë kalbjen e patates, ajo nuk do të bëjë asnjë përpjekje për të kuruar kalbjen e trurit – e cila mbizotëron shumë më gjerësisht dhe fatalisht.”

Nëse anglezët, amerikanët, vendet europiane, me tradita shekullore në kulturë e arsim, me insistucione të konsoliduara, flasin për kalbje të trurit, si është gjendja  me ne, në realitetin shqiptar?

Si komb, ne nuk e kemi kaluar asnjë fazë të pjekurisë ashtu siç ka ndodhë me popujt tjerë perëndimorë, jemi rritë me troha kulturore, jemi të kequshqyer e shëndetlig në punë të dijes, prandaj imuniteti ynë kombëtar është kaq i dobët dhe çdo virus mund të futet me lehtësi.

Mjedisi ynë kombëtar, kudo, është shumë i pashëndetshëm, dhe përballë këtij realiteti të rëndë, pakkush kujtohet të flasë për ushqimin shpirtëror të shqiptarëve, me çfarë e ushqejnë  mendjen e shpirtin shqiptarët e sotëm?

Ne bëhemi sikur merakosemi për ndotjen e mjedisit, smogun, ama pak ose aspak nuk interesohemi për mjedisin  e ideve, për ushqimin shpirtëror, për atë smogun e tmrrrshëm që po shkakton kalbje masive të trurit. Realisht, kjo është kriza jonë e vërtetë, një krizë që ka rrënjë kulturore e identitare e që pastaj manifestohet egërsisht e me arrogancë në sferën politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok