KAJTAZ RAMADANI “Leka”, (1890-u pushkatua më 1946)
Ti kujtojmë atdhetarët tanë:
Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
Kajtaz Ramadani, ishte i lindur në Kijevë, rrethi i Rahovecit, më 1890, nga babai Ramadani. Në kohën kur u arrestua kishte 55 vjeç. Merrej me bujqësi. Ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Ishte i pa dënuar ndonjëherë, me gjendje ekonomike të mirë, shërbimin ushtarak e kishte të kryer. Gjatë veprimtarisë së tij patriotike duhet theksuar se ishte kryetar i Komitetit të NDSH-së për Rahovec, i cili ishte formua në fillim të majit 1945. Ka bashkpunuar ngusht me: Rifat Krasniqin, Kajtaz Ramadanin, Ahmet Durgutin, Kadri Minushin, Sheh Muhedinin dhe Vahid Mustafan. Pas themelimit të komitetit, ata kanë mbajtur edhe mbledhjen e parë në Teqe. Për mbledhjen e parë e kishte njoftua Ahmet Dërguti nga Rahoveci. Nikoqir i saj ishte Sheh Mujedini i cili kishte organizua darkë për të ftuarit. Në këtë takim merrnin pjesë: Kadri Minushin nga Rahoveci-Domanek, Rifat Krasniqin, Sheh Mujedinin, Ahmet Dërgutin. Ndërsa mbledhja e dytë që ishte mbajtur diku para marsit 1945. Në këtë mbledhje Ahmet Dërguti kishte marrë për detyrë nga Rifat Krasniqi të jetë në lidhje me Gjakovën. Ndërsa Kajtaz Ramadani kishte marr për obligim që të vej kontakte me Drenicën, ku pas tri dite udhëton për Drenicë. Pas tri dite për Drenicë kishte shkua edhe Kajtaz Ramadani për të vu kontakte. Nga atje ishte kthye pas katër dite dhe menjëherë ishte takua me Ahmetin, i cili e informon se gjithçka është në rregull dhe nuk ka kurrë far rreziku për veprimtari. Pas tetë ditëve përsëri i kishte thirr Ahmet Dërguti ku ishin takua në odën e Halil Veselit, tregtar nga Rahoveci. Në këtë takim kishin ardhur edhe Rifat Krasniqi dhe një person tjetër i ri, i gjatë, me flokë të gjata, nga Mamusha, Halil Veseli, Smajl Gashi-Hoxha nga Rahoveci, Ahmet Dërguti, Kadri Minushi nga Domaneku, dhe vëllai i Mulla Veselit. Merrte pjesë edhe Sheh Mujedini nga Rahoveci. Mbledhjen e kishte udhëhequr Rifat Krasniqi. Në Konferencë ishte folur se duhet të formojmë komitetet nacional demokratike shqiptare. Ishte propozuar që Kajtaz Ramadani të jetë kryetar, Rifatin për sekretar, për arkëtar Ahmet Dërgutin, ndërsa të tjerët të dalin në terren dhe të mbajnë konferenca, dhe po qe se munden me formua komitete nëpër fshatra. Për punën dhe lidhjen me Drenicën ishte caktua Kadri Minushi. Po, në mbledhje Kajtaz Ramadani kishte marr qëndrim që s bashku me Kadri Minushin të formojnë komitete e NDSH në gjashtë komuna: në komunën e Ostrozubit, Banjëskës, Crnilugut, Kijevës, Dollcit dhe Bratotimës. Në këtë mbledhje kishin marrë edhe pseudonimet. Kajtaz Ramadanit kishte marrë pseudonimin ”Leka”. Direktivat i kishte dhënë Rifat Krasniqi dhe Ahmet Dërguti. Kajtazi kishte marrë përsipër që të lidhet me Drenicën, me Mulla Ilazin nga fshati Brojë, komuna e Obiliqit(Turiqevcit). Kadri Minushi ishte takua me Ukë Sadikun në fshatrat Crnivëhr, Turjak dhe Bubalj. Me Hasan Kryeziun ishte takuar para njëzetë e pesë dite në fshatin Bubanjë. Në Rahovec ishte mbajtur edhe një mbledhje, por në të nuk kishte mundur të merrte pjesë Kajtaz Ramadani. Por gjatë veprimtarisë, Kajtazi kishte marr për detyrë që të formoj komitetet në komunat dhe atë në gjashtë sosh me Kadri Minushin. Ai i kishte marrë tri komuna dhe atë: Kijevë, Dollc, dhe Bratotim. Komitetet i kishte formua me kohë në këtë përbërje: çdo komunë i kishte pasur nga tre anëtarë, e ata është dashur që t’i gjejnë edhe nga tre anëtarë. Kajtazi i kishte angazhuar këta persona: Në komunën e Bratotimës:1. Hysen Isufi, nga fshati Llabuqevë, 2. Xhemë Sadrija, nga fshati Ponorc (kryetar i SNOO), 3. Rexhep Ahmeti, nga fshati Polluzhë, ish-kryetar i Këshillit Popullor. Në Komunën e Dollcit: 1. Sahit Dina, nga fshati Sferk, ish-këshilltar i fshatit, 2. Avdyl Syla, nga fshati Përqevë, 3. Azem Miftar Dema, nga fshati Grebenik. Në komunën e Kijevës: 1. Bardhec Preka-Doda, nga Dobërdoli,2. Maliq Qaja, nga fshati Llozicë, 3. Fazli Salihu, nga fshati Plloqicë. Detyrë e dytë ka qenë të marrte lidhjen me Drenicën, të cilën e ka krye menjëherë. Lidhjen me Drenicën e kishte pasur me Fejzë Runikun, nga fshati Runik, komuna e Runikut, rrethi i Drenicës. Ata ishin takuar në fshatin Çabiq. Kajtaz Ramadani kishte porositur që të vejnë kontakte, të përgatis njerëzit kur të jetë koha. Iu kishte dërguar letëra. Letërkëmbimi në mes anëtarëve në organizatë kishte funksionuar kësisoj: Rifat Krasniqi i jepte letrat Kajtazit, ai ia përcillte Fazli Aliut nga Plloqica, ai ia jepte Bajram Jasharit, ky ishte qendra dhe shpërndante letrat majtas e djathtas, në Runik dhe në Ornogo Bërdo (komuna e Istogut). Për këtë anë posta ka shkua kësisoj, nga Ornogo Brdo ka shkua kështu: Fazli Alija letrën ia ka përcjellë Hajdin Sahitit, ky ia epte Zeqir Lutanit, ky pastaj ia ka dhënë Mulla Ilazit. Nga ky posta ka shkua tek Bardh Jusufi në Ornogo Brdo. Gjithsejtë për Runik dhe Ornogo Brdo kishin dërgua vetëm një letër. Pas disa muaj veprimi ilegal zbulohet edhe veprimtaria e Kajtaz Ramadanit, arrestohet dhe dërgohet në burgun hetues në Prizren. Gjatë hetuesisë Kajtaz Ramadani u morë në pyetje tri herë duke filluar më 2, 3 dhe 3 korrik 1945. Prokuroria Publike e Kosovës e Metohisë ngriti aktpadi kundër të arrestuarve, me numër K. Nr. 99/45, ndërsa Gjyqi Popullor Krahinor i Kosovës e Metohisë organizoi procesin gjyqësor që kishte fillua me 20 shtator 1945, dhe sipas aktgjykimit Gj. Nr. 17/45, Kajtaz Ramadanit i shqiptohet dënimin me vdekje –pushkatim. Në procesverbalin e 5 shkurtit 1946, Dënimin me vdekje e ekzekutoi Seksioni i Punëve të Brendshme i Këshillit të Rrethit në Prishtinë nëpërmes organeve të policisë popullore. Në ekzekutim merrnin pjesë: Shefi i Seksionit i Punëve të Brendshme, i Këshillit Popullor të Rrethit në Prishtinë – Dragolub Miriq; anëtari i Këshillit Popullor Krahinor të Kosmetit – Ismet Shaqiri; zëvendësi i Prokurorit Publik për Kosmet – Radoje P. Vukqeviç; mjeku i Rrethit për Prishtinë – dr. Vasilije Jovanoviq. Pushkatimi u bë në orën 06:00 (gjashtë) të mëngjesit, pa praninë e publikut, në vendin e quajtur “Kiseli bunar”.