26/12/2024

Kaçaniku i dha Kushtetutën e parë demokratike Republikës së Kosovës

0
Enver-Bytyci1

Nga Enver Bytyçi

Si sot 32 vite me pare ne Kacanik u mblodh Kuvendi i Kosoves dhe shpalli kushtetuten e pare demokratike te Republikes. Pjesa e pare e dispozitave, ose parimeve te pergjithshme te asaj kushtetute perfshin 16 nene. Ne nenin e pare Kosova shpallet shtet demokratik i Kombit Shqiptar dhe i pjestareve te kombeve te tjera dhe pakicave kombetare, serbeve, muslimaneve, malazezeve, kroateve, turqve, romeve e te tjerave qe jetojne ne Kosove.

Ndersa ne nenet e tjera u miratuan percaktimet e tjera te shtetit si institucionet drejtuese, gjykatat, perfshire gjykaten kushtetuese, te drejtat e njeriut, ushtrimi i sovranitetit te popullit permes zgjedhjes se perfaqesuesve dhe referendimit, kryeqyteti, stema, flamuri, himni, gjuha zyyrtare etj. Karakteristika themelore e asaj kushtetute lidhet me disa elemente: Percaktimi i shtetesise, te drejtat e barabarta te te gjithe qytetareve, perfshire pakicat, percaktimi i paprekshmerise se territorit dhe te kufijve te Kosoves, legalizimi i pluralizmit politik e te zgjedhjeve te lira, te drejtperdrejta, te fshehta e te ndershme, organizimi shteteror dhe decentralizimii i pushtetit lokal. Aq mire jane parashikuar keto elemente, sa nuk ka mundur t’i realizoje me ate lloj harmonie dhe ekuilibri as vete kushtetuta e 15 prillit 2008 e dale nga dokumenti i pavaresise se Martti Ahtisaarit.

Ndersa ne kapitullin e trete, ne 37 kapituj, percaktohen lirite e te drejtat e njeriut ne detaje. Zor qe te kishte asokohe ne Europe ndonje vend qe i percaktonte keto te drejta e liri themelore ne aq detaje, sic ndodh me Kushtetuten e Kacanikut te Republikes se Kosoves. Lirite dhe te drejtat themelore te njeriut perfshijne prej lirive politike e kombetare te ushtrimit te kultures, besimit e gjuhes e deri te liria e planifikimit familjar, liria e qarkullimit, levizjes, liria e shprehjes, e organizimit, e grumbullimit, protestes,  prones, te drejtes per zgjedhjen e vendbanimit etj. Nderkaq ne ekonomi percaktohej se ekonomia e tregut dhe iniciativa e lire jane themeli i zhvillimit te vendit e kashtu me radhe.

Kushtetuta e Kacanikut eshte kushtetuta e pare moderne e demokratike ne Europen Lindore, ku per me shume se 40 vite sundoi diktatura komuniste. Ajo ishte shprehja e vullnetit te popullit shqiptar qe te ndertoje nje Kosove te pavarur e me dinjitet ne mesin e kombeve europiane. Ishte kushtetuta e pare ne Lindjen komuniste qe merrte ne mbrojtje dinjitetin njerezor dhe percaktonte se cdo kush eshte i lire te mendoje e veproje pa asnje kushtezim e imponim, deri ne cakun qe nuk cenon lirite e nje individi tjeter, liri te cilat i mbron ligji.

Shteti ligjor dhe i se drejtes eshte pikenisja dhe synimi kryesor i asaj kushtetute. Dhe kjo deshmon se shqiptaret ne Kosove dhe lidershipi i saj me Ibrahim Rugoven ishin dhe mbeten dallendyshja e pare e lirise dhe demokracise ne Europe. Ajo kushtetute i dha garanci bashkesise nderkombetare se shqiptaret jo vetem kerkonin lirine e pavaresine e tyre, porse kete do ta vinin gjithashtu ne sherbim te pakicave te kombeve te tjera, pervecse shumices shqiptare! Kushtetuta e Kacanikut ishte ne kontrast me kushtetuten dhe ligjet diktatoriale te Serbise. Kjo e bente ate me te ndritshme ne perpjekjet e shqiptareve per shtetesi e liri.

Dhe se fundi, deputetet e Kosoves u mblodhen ne Kacanik ne ilegalitet te plote. Asnje prej tyre nuk u be spiun e te lajmeronte autoritetet e Serbise per kete akt. Ky kuvend e kreu misionin e tij ne kushtet e okupimit dhe sundimit te eger te Serbise ne Kosove. Fatkeqesisht sot ne kushte me te favorshme e ne liri, Serbia informohet e para per cdo gje qe ndodh ne Kosove e madje edhe ne Shqiperi!

Kujdes spiunet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok