26/12/2024

Jeta si “Dallgë në stuhi”, në librin e autores, Majlinda Pajaj

0
Majlinda-Pajaj-Dallge

Nga Albert Z. Zholi

Libri “Dallgë në stuhi” i autores Majlinda Pajaj, nuk është thjesht fantazi apo një nënvetëdije e fshehur, apo vizione njerëzore bazuar mbi fotografitë apo ëndrrat. Jo, këto vargje libri janë vetë jeta e aurores. Një jetë mbushur me vështirësi, pengesa, luftë, debate, pabesi, intriga, por edhe suksese, buzëqeshje, përqafime, urime, mbresa,

suksese dhe gëzime. Kjo është jeta e autores, si dallgë nëstuhi, herë diçka si valët e detit, herë si dallgët e grurit, herë me dallgë njerëzish. Ka shumë lloj dallgësh kjo jetë…

Jeta në kuptimin e figurshëm sipas vargjeve të autores ka vështirësi e ndryshime të njëpasnjëshme, sepse në rrjedhën e ngjarjeve dallgët e jetës janë vërshim i papërmbajtur ndjenjash ku kadhe dallgë zemërimi (urrejtjeje),dallgë inati,por dhe dallgë malli.

Në këtë libër autorja ëndërron e beson. Ëndërron për një jetë më të bukur dhe beson se me punë dhe njerëzit e vështirë do ndryshojnë, do të bëhen më të paqtë, më të ndjeshëm, më korrekt, më punëtorë. Tek ëndrrat e saj nuk ka thjesht thjesht fantazi, por dhe kërkesa, pasi shpesh ëndrrat na ndihmojnë të shmangim gabimet, të hedhim hapin e duhur, dhe të vërejmë në realitet atë që nuk kemi parë! Ndaj javlen të lexosh librin e Majlindës, pasi ëndrra tek ajo ështëe gjallë dhe e vështirë për tu harruar.

Stuhia jetësore e saj mbetet si një dukuri e mahnitshme, në disa raste e frikshme nga vuajtjet dhe emocionuese,por që kanë brenda natyrën njerëzore në tërë dimensionet e saj. Autroja në libër i këndon nënës, babait, familjes, fëmijëve, atdheut, emigracionit, mallit, hipokrizisë, fenomeneve shoqërore. Ajo e sheh jetën në lëvizje, pa ngjyrime partiake, pa vello zbukurimi artificiale, pa paragjykim.

Poezia e saj herë është puhizë detare, herë vullkan përvëlues, herë borë dimri të egër, herë pranverë Shqipërie, herë muzg Durrësi, herë valëzim Sarande, herë zhurmë Tirane, herë erë Patosi, herë murlan Tropoje, pra çdo stinë viti, çdo karaktersitik qyteti që lidhet me Atdheun. Por nga shumë poezi unë do veçoj:

Të thirra nënë!

Të thirra nënë, a vallë më dëgjon?!

Një lëmsh sonte më

është bërë në fyt,

Eh, kjo breng si nuk duron,

Loti mallit po më mbyt!/

Ti prek duart e ti puth,

Ato duar mund i gjallë,

Përqafimi të më mbush,

Këtë shpirt zbrazur në mall.

E di nënë, dhe ti si unë,

Nata syrin ta verbon,

Loti derdhur varg e lumë,

Nën jastëk shamin kërkon.

 

Ehhhh, mërgim ma more jetën!

Dhimbja vret ditët e mia,

Nëna ime rri e pret,

djeg malli, ku është fëmija?!

“Kur je nënë, nuk je kurrë vetëm në mendimet e tua. Një nënë gjithmonë duhet të mendojë dy herë. Një për vete dhe një për fëmijën e saj”- ka thënë Sophia Loren. Duke qenë vetë nënë aq më tepër në emigracion, autorja me një metaforë të fuqishme përcjell mallin e saj, brengën e saj, për nënën duke e ditur se si pret në Atdhe duke qëndruar në dritare. Disa nëna puthin, të tjera janë më të rrepta, por dashuria është gjithmonë e njëjtë. Përveç kësaj, shumica e nënave puthin dhe qortojnë në të njëjtën kohë, pasi jeta e fëmijëve me moshën ndryshon si stinët e vitit. Loti dhe malli i nënës janë simbole shprese dhe fuqie për çdo fëmijë.

Krahasimi dhe metafora janë dy figurat letrare që formatojnë në mënyrë harmonike këtë poezi me detaje dhe frymë malli.

Amerika

Amerika “Lux-in” më dha,

Njerëzia kështu mendojnë,

Dhimbjen, lodhjen kush e pa?!

Brenda shpirtit më qëndrojnë!

Kam punuar me këto duar,

Punë të pastra domosdo,

Edhe gjumin kam harruar,

Jeta është mund, ndaj mos gjyko!

Emigracion do të thotë shpresë dhe mall. Ëndrra e mërgimit e ktheu ikjen e shqiptarëve në vitin 1990, në tragjedi në fillimet e para, ku me skafe, me këmbë maleve, shqiptarët ju drejtuan Greqisë dhe Italisë. Ndërsa, pas 30-vjetësh, kur emigracioni shqiptar ka kapur gjithë kontinentet, tani, gëzimi dhe tragjedia kanë depërtuar te njëra-tjetra fatalisht dhe përjetohen me ankth.

Sepse të shumta kanë qenë humbjet, vdekje të ndryshme, por më shumë tragjike e të parakohëshme, vdekje nga krimet, por edhe nga përpjekja e stërmundimëshme për të arritur “tokën e premtuar”.Autorja ka patur fatin e mirë që të emigrojë në Amerikë. Një vend i sigurt, një vend potencial për punë dhe hapësirë shumë profeisonale. Por Amerika nuk është qejf, dembelizëm, përtaci, por është zhurmë, punë, vrap, disiplinë, korrektësi, zbatim ligji, dypunësim. Jeta aty është sa e bukur, por po kaq e vështirë. Njeriu që kërkon të përparojë duhet të punojë dhe vetëm të punojë. Aty puna është simbol i pasurisë, dhe karakterit të vërtet njerëzor. Kush mendon se në Amerikë ke gjetur parajsën duke vegjetuar kafeneve si në Shqipëri, në atë çast ke dështuar. Kjo është Amerika e ngjyrave dhe reklamave të çmendura. Ajo të jep të gjitha mundësitë dhe të mbyll të gjitha shtigjet e abuzimit. Puna aty është virtyti më i lartë njerëzor që e ka çuar atë kontinent në kryeveprën botërore të zhvillimit dhe mirëqënies.

Aty çdo gjë fitohet me punë, djersë, sakrifica, korrektësi, displinë, aftësi individuale dhe jo me hatëre, tarafe, miqësi dhe farefisni. Amerika është shteti i pagjumë që frymëzon njeriun të gjejë vetveten me punë. Si kjo poezi, me këtë fisnikëri ndjenjash dhe vërtetësish, autorja ka shumë në këtë libër.

Libri i saj, poezitë e saj frymojnë me kohën, skalisin portrete njerëzore të devotshme, kritikojnë qëndrimet artificiale, afrojnë ndjenjat e pastërta në miqësi dhe dashuri.

Poetja me vargun e saj të sinqertë dhe spërkatur me vesë mëngjesi, nuk duron padrejtësitë dhe melankolitë e shtira. Ajo përcjell te lexuesi dëshirën për sinqeritet, etje për librin, thirrjen për drejtësi, konceptim dëshirash reale, përjashtim të jetës me vese dhe hipokrizi. Në poezinë e saj gjen vizionin e kohës, realitetin jetësor por mbi të gjitha karaktersitikat që duhet të zotërojë njeriu i qytetëruar, në këtë kohë situatash të vështira. Puna, paqja, dialogu, leximi, dashuria, vlerësimi janë tiparet që ajo do të shoh tek çdo shqiptar, për një jetë më të mirë, larg fenomeneve negative të kohës. Te ky libër Majlinda sjell një erë Shqipërie ndryshe, një mall me koificent të lartë atdhetar, një vargëzim shpirtëror me sinqeritet fëminor, ku bën një haromizim të etikës poetike me ligjet e zhvillimit të shoqërisë. Esetikisht i lëmuar, artistikisht i ngjyer me penelata ylberiane, ky libër sjell mesazhin njerëzor: Të duam punën dhe njeriun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok