21/12/2024

Jeronim de Rada për Pellazgët

0
Jeronim-de-Rada1

Fatbardhësisht në Kosovë të shkruar për pellazgët nuk është më tabu, populli e ka kuptuar mirë që ballafaqimi me spekulimet historike serbe e greke është shumë më rëndësi. Uroj që Shqipëria mos ta bëj tabu çështjen pellazgjike, miku e armiku duhet të pajtohet me të vërtetën tonë

Shkruan: Fahri XHARRA

Romantiku i mirënjohur francez Aleksandër Dymasi, duke e pasur parasysh figurën universale të De Radës, me të drejtë do ta quante “Dante të Shqipërisë”. Një adhurues tjetër i De Radës,  bashke kohaniku, po ashtu francez, Lamartini, më mirë se askush tjetër diti që me pak fjalë të spikasë kontributin e madh të De Radës dhënë kulturës, letërsisë, shkencë dhe publicistikës shqiptare, duke u shprehur: “Atë që bëri Skënderbeu me shpatë, E bëre ti me pendë, o i madhi De Radë!”

Megjithëqë pellazgët kanë qenë aspekt mjaft i rëndësishëm i veprimtarisë së De Radës, me të cilët ai ka lidhur shqiptarët dhe gjuhën shqipe, nga studiuesit e ndryshëm, që merren me veprimtarinë e këtij njeriu të madh, qëllimisht ose nga padija, ky aspekt mjaft i rëndësishëm është lënë në harresë. Në mënyrë anti- shkencore është hequr nga jetëshkrimi i dijetarit të madh arbëresh, e gjithë veprimtaria shkencore, ku De Rada bën fjalë mbi pellazgët, gjuhën dhe hyjnitë e tyre dhe i lidh ata me gjuhën shqipe dhe shqiptarët me pellazgët….

Natyra e njeriu janë të lidhur si trupi me shpirtin. Në pellgun e Mesdheut lartësinë më të madhe mbi nivelin e detit e kanë trojet iliro-shqiptare, që arrin mesataren 750 m mbi nivelin e detit, dy herë më e lartë, se mesatarja e platformës së kontinentit të Evropës, që vërtitet nga 330 deri në 350 m.

Një veçori e trojeve iliro-shqiptare është edhe drejtimi i derdhjes së lumenjve nga Lindja në Perëndim dhe aty, ku derdhen edhe “vdesin” të përjetuar, avullojnë, humbasin, përzihen me ujërat e tjera.

Drejtimi i lumenjve si rrjedhje, luginat e tyre kanë shërbyer si busull për shtegtim, për lëvizjen e iliro-shqiptarëve drejt Perëndimit. Vazhdimësia shikohet edhe në mënyrën e ritit të varrimit në Shqipërinë e Jugut apo të Dardanisë – Kosovës: varri ndërtohej në formën e një arkëze, e cila mbulohej me rasa guri. Vendosja e kokës së kufomës nga perëndimi me shikim nga dielli, është koncepti i riteve pagane, që kanë të bëjnë me adhurimin e diellit.

Cila është gjuha shqipe ? Gjuha e perëndive është cilësuar gjuha shqipe, çelësi i deshifrimit të gjurmëve pellazgjike e hyjnive. Lulëzimi i pellazgëve, siç nënvizon Jeronim De Rada, ka qenë 7-8 shekuj para Homerit. Gjuha shqipe është po aq e vjetër, sa raca “e bardhë njerëzore”8), ka nënvizuar Robert D`Anzheli.

Iliro-shqiptarët kanë qenë paganë, ata kanë qenë edhe janë tolerantë në aspektin fetar. Asnjëherë nuk kanë pasur parësore çështjen e fesë, se valët e pushtimeve kanë ndjekur njëra-tjetrën dhe për këtë arsye iliro-shqiptarët themelore në jetën e tyre kanë pasur dhe kanë çështjen e lirisë, sepse luftën e kanë zhvilluar për të mbijetuar, për të qenë të lirë në trojet e tyre.

Jeronim De Rada është një nga atdhetarët më të flaktë. Ai ka qenë i pari që ëndërroi Shqipërinë, kur ende Shqipëria nuk ekzistonte. Nuk ishte De Rada vetëm vizionar, se vizionar do të qe patjetër si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj në botë, por ai la përshtypjen e një intelektuali që shihte të ardhmen e Shqipërisë, kur vetë shqiptarët as nuk e shikonin.

Kështu që ky kthim i De Radës është një fakt që na nderon si arbëreshë, si pasardhës të padenjë të De Radës, por njëkohësisht është një risi e shqiptarëve që nxjerrin në dritë identitetin e tyre të humbur.

Pellazgët janë populli më i lashtë, që është identifikuar në Europë, qysh gjatë gurvonit (neolit) në kulturën pellazge në Vinkë-Turdas-Dispilio, gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s. Pellazgët janë të parët që përdorën gurin dhe baltën, prodhuan poçerinë e tyre të famshme, ata të parët filluan përdorimin e arave dhe ngritjen e fermave, me të cilat fillon bujqësia.

Rruga e ngritje së fermave, qe forma e re dhe më e përparuar, ku në arat e punuara mbillej fara e bimëve (nga fjala pellazge/shqipe FARA erdhi edhe emërtimi i organizimit të ri farma), në krahasim me formën e vjetruar mbledhës-gjuetarit, që kërkonte më shumë forca dhe kohë. Pellazgët të parët bënë tjerrjen e fijes dhe endjen e pëlhurës me vegjët e ndërtuar prej tyre, përpunuan të parët lëkurën dhe qumështin, prodhuan verën.

Ata përmenden se kanë shfrytëzuar të parët mineralin nga MINE (minierat) dhe shkrirjen e metalit-bakrin, më pas arin dhe argjendin, me të cilët bënë jo vetëm armë dhe vegla pune, por edhe zbukurime për gratë e tyre të bukura. Me anijet e tyre Direme dhe Trireme (me dy dhe tri radhë rremash) pellazgët zotëruan detin, prandaj quhen shpesh edhe “Njerëz të Detit”.

De Rada gjatë gjithë jetës së tij ka punuar nën botëkuptimin e tij të thellë për lidhjen e shqiptarëve me pellazgët, popullin më të vjetër të identifikuar në Europë. De Rada ka mbrojtur me prova të plota faktin, se gjuha shqipe rrjedh nga gjuha e lashtë pellazge dhe shqiptarët janë pasardhës të tyre… De Rada që në rininë e tij ka pasur miqësi dhe marrëdhënie mjaft të ngushta me dijetarin tjetër të madh arbëresh Zef Krispin. Nga idetë revolucionare të Krispi’t mbi prejardhjen pellazgjike të gjuhës shqipe, i riu De Rada u përfshi shpejt dhe u bë një përkrahës i zjarrtë mbi lashtësinë pellazge të gjuhës shqipe. De Rada në vitin 1840 botoi të parën vepër të tij mbi këtë problem të madh gjuhësor dhe historik nën emërtimin “Divinazioni Pelasghe” (Hyjnitë Pellazge). Më 1844 De Rada botoi veprën tjetër të tij në këtë fushë “Identita degli Albanesi con i Pelasghi” (Identiteti i shqiptarëve me pellazgët).Në vitin 1864 De Rada e zgjeroi më tej këtë tematikë me njohuri më të thella në librin “Antichita della Nazione Albanese” (Lashtësia e Kombit Shqiptar).Një studim mjaft i rëndësishëm i De Radës është edhe studimi “Pelasghi ed Elleni” (Pellazgët dhe helenët), që doli në vitin 1885. De Rada është studiuesi i parë, që ka mbështetur mendimin se të gjitha perënditë e lashta kanë prejardhje pellazge.

Çështja e pellazgëve ishte dhe është objekt shqyrtimi të dijetarëve antikë, mesjetarë dhe të kohës sonë. Pra, problemi pellazgjik dhe çështja e prejardhjes së ilirëve- shqiptarëve nga ky popull, mbetet gjithnjë aktual, aq më parë kur këtë të vërtetë historike mundohen ta mohojnë historishkrues të ndryshëm të arealit ballkanik. Këtu prinë padyshim pseudoshkenca serbe dhe greke, kryekëput në shërbim të politikës ditore e jo të shkencës së mirëfilltë. Kjo madje edhe nuk do të na befasonte, sikur të mbetej me kaq, por për fat të hidhur, në këtë valle, sado të kamufluar, janë futur edhe disa shqiptarë, për fat, jo nga radhët e shkencëtarëve dhe publicistëve të mirëfilltë, por disa anonimusa, padyshim rrogëtarë të atyre që nuk e kanë guximin e vet të dalin para publikut me qëndrime të tilla denigruese, jo vetëm ndaj personaliteteve të shquara të jetës shkencore kosovare, por madje edhe ndaj gjithë historiografisë dhe albanologjisë së Kosovës.

De Rada gjatë gjithë jetës së tij ka punuar nën botëkuptimin e tij të thellë për lidhjen e shqiptarëve me pellazgët, popullin më të vjetër të identifikuar në Europë. Nën këtë botëkuptim shumë të qartë De Rada ka mbrojtur me prova të plota faktin, se gjuha shqipe rrjedh nga gjuha e lashtë pellazge dhe shqiptarët janë pasardhës të tyre. Ky është boshti filozofik i trashëgimisë kulturore që ka lënë De Rada, nga e cila duhet të mësojmë të gjithë.

Por ç`po ndodhë në boten për rreth nesh ? Kroatet po kërkojnë mënyrë si te ikin nga sllavet dhe te identifikohen me popuj me te civilizuar, po fakti është se ata janë sllav te pasuruar me gjakun ilir dhe çka është tragjike i trashëguan viset dhe trashëgiminë me te bukur ilire:

“Kontakti më i lashtë, siç thekson gjuhëtari nga Zagrebi Radosllav Katiçiç në një takim të kohëve të fundit që i kushtohej pikëtakimeve Indo-Jugosllave, duhet kërkuar në fenë e hershme të Sllavëve, që në origjinë ishte Indiane, e përçuar përmes Persianëve. Megjithatë, ky fakt, i dëshmuar falë emërtimeve të perëndive, është diçka e përbashkët për të gjithë popujt Sllavë. “ Nuk është çudi , ne heshtim. !

De Rada është studiuesi i parë, që ka mbështetur mendimin se të gjitha perënditë e lashta kanë prejardhje pellazge. Gjatë shekullit të kaluar dhe sot shumica e studiuesve e kanë pranuar këtë fakt, por ende ka falsifikatorë, që perënditë pellazge ja atribuojnë grekëve apo latinëve

. “Gjuha shqipe do të ishte pra kështu në analizë të fundit ajo Gjuhë e Parë (lingua primeva), ose Gjuhë Mëmë ose së paku e afërmja e saj më e ngushtë e më përfaqësuese nga copëzimi i të cilës, si ai në Sakrificën e Madhe Kozmogonike, të nje Qenie Hyjnore, të gjitha gjuhët e tjera erdhën dhe u ndërtuan mënjanë”.( De Rada )

Referencat :

-Matteo Mandala:Jeronim de Rada dhe arbëreshët e Sicilisë

-„Pellazgët hyjnorë” Prof. dr. Skënder Rizaj

-LIDHJET E SHQIPTARËVE ME PELLAZGËT – Zef Mulaj

-DE RADA – FIGURË E MADHE LETRARE E MATANË DETIT- Sami Islami

-Lidhjet e shqiptarëve me pellazgët

-Autoktonia iliro-shqiptare dhe prirja properëndimore Prof. Dr. M Y S L I M I S L A M I

Gjakovë,13.01.22

– Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve, Çabej Eqerem,

-Petro Zheji, ose kur flasin të mëdhenjtë, Shpëtim Kelmendi

-Origjina Pellazge e gjuhës Ilire e Shqipe. doc. Odise Çaçi

– Shqipja dhe Sanskritishtja, Çfarë parandjen Petro Zheji

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok