10/01/2025

JEMI SHQIPTARË SI GEGË, TOSKË, ARBËRESHË, ARVANITAS, APO ARNAUTË!

0
Fahri-Dahri

Nga Fahri Dahri

Disa ditë më parë dëgjova një bisedë televizive ku tregonte se një shqiptar me fëmijën e tij ishte në Greqi dhe po blinte diçka në një dyqan. Vajza e vogël foli shqip. Tregtari, ishte një arvanitas. Të folurit shqip të vajzës e habiti arvanitasin dhe u zhvillua diallogu:

Arvanitasi e pyet shqiptarin:

– Ju flisni arvanitëshe?. Ku e keni mësuar!?.

Shqipatari: – Jo ne flasim shqip. Kjo është gjuha jonë dhe e juaja. Jemi vëllezër, të një gjaku, të së njëjtës etni, flasim të njëjtën gjuhë, por juve dhe neve, për fat të keq na kanë ndarë besimet fetare që ndikojnë padrejtësisht në përcaktimin kombëtar, si dhe coptimin e trojeve tona.

Kjo bisedë tepër interesante, e habitshme, më tërhoqi vëmëndjen ndaj po e trajtoj shumë shkurt.

***

Nuk komentoj sepse fragmenti, është i qartë dhe tregon se me kombin shqiptar veç goditjeve të rënda duke na copëtuar me vendosjen e kufijve politikë, duan të na shkatërrojnë edhe me shpërbërje vëllazërore, për tu bërë dy, tre a 500 kombe!.

Me këtë rast përshëndes gjithë shqiptarët kudo ndodhen, arvanitasit, arbëreshët, arrnautët, se pavarësht nga besimet fetare, të gjithë ne, së bashku me këto emërtime jemi vëllezër, të një race, etnie, të një gjaku, gjuhe, zakone dhe traditave. Misioni ynë i përbashkët është të forcojmë dashurinë ndaj njëri-tjetrit, besimin, bashkëpunimin, së bashku të veprojmë me përkushtim për rritjen e unitetit dhe ndërgjegjes kombëtare.

Na qoftë i mbarë e i begatë viti 2025.-

Fahri Dahri, më 09.01.2025

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok