22/12/2024

Jehona e flamurit arbër në artet europiane!

0
Arberit

Nga Jahja Drançolli

Pas themelimit të Perandorisë Latine në vitin 1204 nga Republika e Venedikut, mbretëria e Francës dhe ndonjë vendi tjetër europian, shteti i Arbërit (siç kishte bërë mbretëria e Kroacisë në 1102 me mbretërinë e Hungarisë), do të kërkojë mbrojtje nga bujaria e shteteve në fjalë, që kishin sjellë në Arbëri traditën europiane të heraldikës, përkatësisht stemën, flamurin, vulën, etj. Ndërsa, sipas traktatit në Viterbo të Italisë (1267), Epiri dhe Morea do të përfshihen nën mbrojtjen e Karlit I të Anzhuit, ky veprim do të preferohet edhe nga bujarët arbër në vitin 1272, vit që përkon me themelimin e Mbretërisë së Arbërit (De Regnum Albaniae) me në krye Karlin I (Rex Albaniae), me qendër në Durrës. Në këtë kontekst, heraldika arbërore, e cila ruajti simbolikën, që nga kohërat më të hershme të qytetërimeve mesdhetare, do të përfshihet fuqishëm në rrjedhat e mëtejshme të Europës Perëndimore, veçanërisht të shteteve italiane të kohës. Kjo traditë e pasur europiane do të shfaqet veçanërisht në heraldikën e familjes Kastrioti, e cila vazhdon të jetë e gjallë edhe pas vendosjes së sundimit osman, jo vetëm si një kujtim i thjeshtë, por mund të gjendet në libra të gjinive të ndryshme dhe veçanërisht në Artet figurative, si realizimi në dy pikturat e piktorit anglez Edmund Leighton (1852-1922): “Call to Arms” (“Thirrje për Armë”, 1888) dhe “Accoldate” (çmim ose privilegj i dhënë si një nder i veçantë, 1901)!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok