21/12/2024
Jamarber-Marko

Nga  Edison Ypi

Ku takohet rruga “Fortuzi” me bulevardin “Zogu I”, mbi një bordurë betoni me pranë një shishe raki dhe një paketë DS, rri ulur Madu, Jamarbër Marko.

Po kalon Llozi.

-Madu, si po të duket ky llozi ?

-Shembja e xhamive, profanimi i kishave, harrimi i historisë, para këtij janë hiçasgjë.

Zinxhiri hiqet zvarrë duke kërcitur hallkat.

-Madu, a ta kujton zinxhiri Spaçin?

-Është drejtor drejtorie në ministrinë e llagëmeve. Ka grada shkencore, tituj, është Qytetar Nderi i katër qyteteve.

Kalon Rrogozi.

-Madu, e njeh ti këtë, ku punon ky, kush e thuri këtë?

-Posi s’e njoh. Me këtë kemi shtruar rrugën e progresit dhe labirintat e administratës. I ka dalë kashta fije-fije. Mpleksja e të shkuarës me të tashmen e ka mbuluar me një këllirë që s’ka sapun që e lan këtë.

Erdhi Sqepari

-Madu, çne ky këtu?

-Është skalitës, është poet, shkrimtar. Shkruan pocaqira tranzicioni trazuar me sherbet moderniteti, hedhur dhjamë pluralizmi, tundur në katruve balte, mbyllur me tapë supermarketi.

Po marshojnë Tytat. Janë ndryshkur, por vjaskat u ndrisin.

-Madu, po këta?

-Tirana i përket një kontinenti të fundosur që nuk e përmban asnjë hartë. Këta janë cironka që u duket vetja balena. Kujdes se të vrasin.

-Madu, kush është ky çengeli ?

-Eshtë kushëriri i Umberto Ekos. Janë fis të shkarësh si Erazmusi i Roterdamit. Ka harruar të vdesi.

Një i pastrehë.

-Madu, e njeh ti këtë?

-Unë jam vet një si ky. Unë që gjith ditën pi raki dhe tymos DS, unë që Arbër jam e Arbër do jem, tani kur nuk më lejohet që, dhe as dua të më kujtohet më, ajo që askush nuk e kupton dot pse, me libër shtëpie e karta identiteti, qeverira e parlamente, votime e numërime, ju pështyj në.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok