22/12/2024

Ja përse Zoti dhe kombi nuk i do liderët e korruptuar!

0
Enver-Bytyci1

Nga Enver Bytyçi

Një artikull i gazetës “Republika” të Italisë ka hedh dyshime rreth një filozofie të një rruge të tretë sa i përket konstruktimit të Bashkimit Europian. Në këtë projekt të lobimit për një europë konfederale, shkruan gazeta, është përfshirë fillimisht Tony Blair, i cili që heret ka tërhequr pas vetes edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Shpesh herë jam përpjekur të kuptoj dhe të zbuloj disa simptoma që janë shfaqur vazhdimisht në aleancat dhe lidhjet e dyshimta të zotit Rama. Nuk munda deri sot ta shpjegoja e arsyetoja pse p.sh zoti Rama ishte i vetmi në rajon ai që mbështeti projektin e Emmanuel Macron për rajonet europiane dhe krijimin e një zone me atribute politike e të asocuar ekonomikisht me BE-në, në të cilën bënte pjesë Shqipëria dhe Ballkani Perendimor.

Shpesh herë pyesja veten pse Edi Rama ka një aelancë e lidhje kaq të ngushtë me thuajse të gjithë aleatët europianë të presidentit rus, Vladimir Putin?! Pse ai mori në mbrojtje Serbinë edhe kur Beogradi nuk pranoi të vendoste sanksione kundër Rusisë?! Këtu bëjnë pjesë Aleksandër Vuçiç, presidenti turk, Rexhep Tayp Erdogan, kryeministri hungarez, Viktor Orban, etj?! Pse kreu i ekzekutivit shqiptar del gjithnjë në mbrojtje të projekteve serbe si Ballkani i Hapur dhe nisma të tjera, deri te ndryshimi i kufijve në rajon?! Më ka intriguar fakti se si zoti Rama arriti të plotësojë ëndërrën e paraardhësve të tij për ta viizituar Moskën, ndërkohë që Beogradin e bëri shtëpinë e tij të dytë.

Pasioni i jashtëzakonshëm i kryeministrit shqiptar për të mbështetur aleatët e Moskës në Europë sigurisht që shpjegohet me afeksionin emocional të tij për Rusinë. Por dhe me projektin e Tony Blair për konfederatën e shumë dëshiruar nga Kremlini. E gjitha duket si një film horror. Por Europa është e ndarë dhe kryeministri i Shqipërisë në këtë ndarje ka zgjedhur anën e regjimeve autokrate. Sepse nuk mund të bëjë ndryshe. Pra, ai është bashkuar me të korruptuarit e të gjithë Europës, përfshirë Nikolla Sarkosy, i cili këto ditë doli me një deklaratë për ujdi, pajtim dhe marrje në konsideratë të Rusisë si faktor dhe domozdoshmëri për bashkëpunim të Europës me Rusinë.

Shihni si po përmbyset situata. Një nga këshilltarët e shefit të NATO-s ka propozuar që Rusisë ti njihen territoret ukrainase si kusht i pranimit të Ukrainës në këtë organizatë dhe arritjes së paqes. Kjo do të thotë se dikush po ia kthen krahët Ukrainës. Kjo do të thotë se në Europë, madje në NATO, ka nga ata që deklarojnë cënimin e rendit botëror në favor të Rusisë. E në fakt deklarime të tilla së paku publikisht nuk kanë ardhur as nga aleatët e Kremlinit e të presidentit rus. As nga Republika Popullore e Kinës, e cila kërkon respektimin e sovranitetit të shtetit ukrainas.

Kësaj i ka paraprirë prej vitesh projekti Blair për një konfederatë europiane, në të cilën Rusia të inteferojë lehtësisht me politikat e saj anti-europiane. Por është interesant se pikërisht në këtë projekt janë të interesuar forcat ekstremiste të majta dhe të djathta në Europë. Se si mund të bëhet militant i zbatimit të këtyre prjekteve një kryeministër shqiptar, kjo është e çuditshme. Sepse një projekt i tillë shkon në dobi të armiqve të shqiptarëve në Ballkan e në Europë. Se si kryeministri i vendit tonë mund ti bashkohej lëvizjeve si kjo dhe të punojë kësisoj për zhbërjen e shtetit të Kosovës, kjo kërkon hulumtime, studime dhe elaborime shumë të gjata. Megjithatë jemi para një fakti të kryer.

Edi Rama nuk është bashkuar rastësisht në një shkretëritë politike me Aleksandër Vuçiç. Ai me ndihmën e sponsorizimin e Beogradit dhe të Soros i është bashkuar një lëvizjeje anti-shqiptare e pro serbo-ruse qëllimisht që ta shkatërrojë qenien nacionale të shqiptarëve. Dhe gjithçka ka ndodhur e po ndodh ka të bëjë me faktin se të korrputuarit në pushtet, sidomos në Shqipëri e Kosovë, gjithmonë mendojnë për menderen e tyre, dhe aspak për interesat e kombit, të atdheut e të bashkëkombasve të vet.

Zoti dhe kombi për këto arsye nuk i do udhëheqësit e korruptuar. Ata shesin çdo gjë për pasuri e për lavdi! Ata nuk kanë asnjë lloj ndjesie humanizmi dhe maturie. Nëse shihni sjelljet, ofendimet, fyerjet, sharjet, mallkimet që Edi Rama ia bën kujtdo që i del përpara, do ta kuptoni se ai ka vënë mbi gjithçka interesat e veta dhe nëse ju duket se bën diçka për vendin tonë, pra nëse gënjeheni nga propaganda që ushqen në çdo medie perendimore, kjo ndodh në funksion të mos-ndëshkimit për korrupsionin dhe lavdinë e tij personale!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok