22/12/2024

ISMAIL KADARE – “nobelisti” shqiptar

0
u1_Mengjeset-ne-Kafe-Rostand

-Rrëfime për librin “Mëngjeset në Kafe Rostand”

Nga Luan Kalana – Florida, SHBA

I nxitur nga ndjenja e krenarisë për shkrimtarin tonë, si bashkudhëtar në kohë, si lexues i apasionuar i librëve të tij tërë jetën, si çdo shqiptar, e kam ndjerë jo vetëm si obligim qytetar, intelektual por dhe si njeri i letrave, të flas e të shkruaj për të madhin Kadare, kandidatin e përhershëm të çmimit Nobel, te hedh keto shenim te mija modste.

Si parantezë po citoj vlerësime nga liderë dhe mediat letrare për Ismail Kadarenë, figurën kolosale bashkëkohore, penës moderne botërore. Janë thënie e vlerësime në kapakët e librit ose në fletëpalosje që nuk mund t’i shpëtojnë syrit të lexuesit dhe që ngacmojnë kureshtjen dhe ushqejnë ndjesinë e krenarisë për penën e artë të autorit. Arshi Pipa: “Nuk dyshoj që Kadareja është një shkrimtar heretik. Nuk është e mjaftueshme ta quash atë, siç kam thënë dikur, Jetvushenko shqiptar. Jetvushenko është thjesht një rebel.

Dallimi midis një rebeli dhe një heretiku është se i pari shpreh zemërimin e tij në mënyrë spazmodike, i cili mund të përmblidhet pas pak, ndërsa heretiku është i qëndrueshëm në kundërshtimin e tij, ka një vijë veprimi dhe një strategji të sjelljes që buron nga parimet.” Shusha Guppy, Independent on Sunday: “E kanë krahasuar me Gogolin, me Kafkën, me Oruellin. Por ai i Kadaresë është zë origjinal, universal, e prapë me rrënjë të thella në tokën e vet.” 84 Alain Bosquet, Le Quotidien de Paris: “Ismail Kadare është pa dyshim shkrimtari më i shumanshëm i kohës sonë.” Michael Kleeberg, Die Welt: “Kadare është i rrahur në të gjitha dallgët e artit modern bashkëkohor. Veçse ai gëzon avantazhin e madh që kurrë të mos ketë pasur nevojë të çajë kryet për recensentët gjermanë.

Ai ka mundur ta mbrojë veshjen e artit të tij nga gjithë luspat e shëmtuara të “izmave” zhurmëmëdha, aq shumë të çmuara prej “doktorëve” tanë të kritikës… Vepra e tij, saç është ushqim shpirtëror, po aq është edhe art sublim.” Guillaume Allary, Elle: “Gjëja më ideale në letërsi është kur lexon diçka të sapobotuar dhe e kupton që kjo do të bëhet klasike. Kjo gjë ideale ka për titull përmbledhjen “Përballë pasqyrës së një gruaje” dhe i përket më të madhit shkrimtar të gjallë të kohës: Ismail Kadaresë.” Magazine Litteraire: “Çdo vit, pothuaj gjatë një dhjetëvjeçari, Kadareja u ka dhënë lexuesve të vet nga një roman, që i befason dhe i shtang ata, i prek në shpirt, u ngjall ndjenja e mendime të thella…

Ka ardhur koha që Kadareja ta marrë çmimin që meriton… Jepjani Kadaresë çmimin Nobel!” Bruce Bawer, Wall Street Journal: “Një nga romancierët më të shquar të kohës sonë, në të gjithë botën dhe në të gjitha gjuhët.” Figaro Littèraire, Paris: “E kemi thënë më parë dhe do ta themi prapë: kur do ta njohë Stokholmi kalibrin e jashtëzakonshëm të këtij shekulli?” John Carey: “Ismail Kadare është një shkrimtar që krijon hartën e një kulture të tërë, të historisë, pasionit, folklorit, politikës dhe katastrofat e saj. Ai është një shkrimtar universal me një traditë naracioni që e ka origjinën nga Homeri.” The Guardian: “Kadare mundi titanët ndërkombëtarë të letërsisë me çmimin Booker.” Histori e Letërsisë Europiane, Hachette, Paris: “Është kjo anë vizionare që përbën forcën madhore të njëzet librave të Kadaresë, romancier që rrok historinë me një frymë të fuqishme shekspiriane.” Dominique Fernandez: “Me njërën këmbë në Shqipërinë e moçme, gojore dhe legjendare, ende në rrëqethjen homerike dhe me këmbën tjetër në modernitetin më të spikatur dhe më finok, Kadareja gjendet në kapërcyell të dy botëve dhe nga kjo rrethanë e jashtëzakonshme vepra e tij krijon akorde të fuqishme dhe të goditura.”

* * *

Rrëfenja e epilogut të librit nga Kadareja, shkruar si epitaf në fund, është prolog për subjektin dhe lexuesit: “Ideja për të shkruar diçka për Kafe Rostand më kishte ardhur aq natyrshëm, saqë s’e mbaja mend as kohën, as rrethanat. Ishte një ndjesi midis pendimit dhe mirënjohjes, e ngjashme me atë ndaj shoqes së jetës, që duke qenë pranë teje në gjithçka, nuk e ka pasur, ose ty të duket se nuk e ka pasur, vëmendjen e duhur. Në këtë kafe kisha shkruar qindra faqe dhe po aq shënime për motive e sinopse, pa u kujtuar asnjëherë për atë vetë, kafenenë.”

Libri do te trokasë tek lexuesi në faqen e parë, duke prezantuar titullin e librit me shënimet e hedhura në kafene para shtëpisë së tij në Paris, siç bënte çdo ditë autori, me rrëfenjën “Mëngjeset 85 në Kafe Rostand”, po shkruajmë rreshtat e para: “Kisha përshtypjen se të gjithë ishin në një mendje se ishte e lehtë të shkruaje diçka për Parisin. Ajo për të cilën mendimet ndaheshin kishte të bënte me pyetjen nëse një gjë e tillë ishte me lehtë për ata që kishin qenë qoftë dhe një herë të vetme në Paris, apo përkundrazi, për të tjerët që s’kishin qenë kurrë.

Dëshirat për Parisin ishin nga ato që, fare pa të drejtë, mund të merreshin me rendje pas elitizmit pesë grosh, sidomos kur shoqëroheshin me një “ah”: Ah, të shkoja një herë në Paris, pa të bëhej ç’të bëhej! E shoqëruar nga fjala “ëndërr”, ajo bënte që shumë njerëz të besonin se Parisi, jo vetëm se s’fitonte asgjë, nga ky përmallim botëror, nga ato që shkaktoheshin, prej përdorimi të tepërt. Më në fund Parisi..” (fq.7.) Më pas vijojnë “Coffee house days”, “Një prill për Fredin”, “Barono Groult”, “Zonjat e vogla të letërsisë shqipe”, “Makth”, “Makbeth”, “Kukulla” (Porteti i Nënës), dhe “Mozaikal” me dymbëdhjetë skica shënimesh në “ditët që vijnë” etj. Ja si shkruan shtëpia botuese “Onufri” për librin e ri të Kadaresë, përmbledhje me shënime ku përfshihen portrete, ese, kritikë letarare, synopse, meditime, mozaikë e të tjera risi letarare që shkrimtari i madh i ka hedhur në letër, duke nisur prej ikjes së tij nga Shqipëria në Francë, deri në muajt e fundit. I ulur në këndin e tij të zakonshëm në kafe “Rostand”, përballë shtëpisë së tij në Paris, i kalon përpara syve gjithë jeta. Parisi i nxit kujtimet. “Mëngjeset në kafe Rostand, – Motive të Parisit” është libri më i ri i shkrimtarit të madh, i sapodalë nga botimi nga shtëpia botuese.

Qysh në ditën e parë të daljes së librit, në stendën “Onufri” në Panairin e Librit “Tirana 2014”, lexuesit nxituan të marrin në duar atë ç’ka shkruar më së fundi Kadare, pretendenti shqiptar i Nobelit. Ndonëse një homazh Parisit, si shumë artistë të mëdhenj i kanë dedikuar në veprat e tyre letrare apo edhe në artet pamore, Kadare i jep këtij këndi një ngjyrim tërësisht shqiptar. Edhe pse ai është në tavolinën e tij, në kafenë parisiane, mendimet e çojnë në Shqipëri, e ngjisin kalldrëmeve të Gjirokastrës, Sokakut të të Marrëve, në shtëpinë e madhe të Kadarenjve, ku ende dëgjon kërcitjen e drurëve. Aty janë gjithë njerëzit e tij… pastaj vjen rritja, letërsia, njohja me shkrimtarët më të njohur shqiptarë, ata që kishin jetuar edhe mbretërinë e ngjallnin një lloj kërshërie, për të vijuar me studimet në Moskë, shokët e klasës… është një udhëtim përgjatë jetës së tij, prej fëmijërisë, deri sot.

Nuk mungojnë edhe portrete poetësh, mes të cilëve edhe ai i Frederik Reshpjes, udhëtimin e jetës së të cilit Kadare e jep përmes “Një prill për Fredin”. Por jo vetëm kaq. Në çdo kohë, në çdo rrethanë, Kadare ka treguar se nuk është indiferent karshi asaj çka ndodh në Shqipëri. Të parat janë mediat, që nxitojnë t’i marrin një mendim pas çdo ngjarjeje… ndërkohë që edhe vetë ai e ka thënë të vetën, ashtu si di ai, përmes veprës. Pak vite më parë ka thënë se nuk do të shkruajë më letërsi, por çdo vepër që ka nxjerrë qysh atëherë, mund të lexohet me të njëjtën ëndje, si edhe çdo vepër e tij artistike. Në këtë botim të fundit ka mendime të tij për marrëdhënie e Shqipërisë me botën arabe, Ballkanin, Kosovën, Serbinë…

Mes faqeve gjen edhe raportin e tij me diktaturën, ndalimet dhe censurimet e librave. Ato vijnë në formën e rrëfimeve, ndërsa një analizë e mirëfilltë, apo autopsi politike, tekstuale, nga ana e autorit është ajo e një ditë mbledhjeje në Byronë Politike. Por nuk është një ditë dosido. Në të do të varej fati i Shqipërisë, në drejtim të hapjes me Perëndimin, është dita e shansit gjerman. Një procesverbal i një mbledhjeje byroje, në dukje tërësisht banale, i parë 86 me një distancë kohore, tregon lehtësinë dhe sharlatanizmin, me të cilin diskutohej një çështje e tillë, aq jetësore…

Mbyllja e librit është sa simbolike dhe legjendare me këngën perlë folklorike shqiptare, një tablo e pasqyrës femërore të emigruar larg atdheut, një plage e hapur e shoqërisë moderne, në qytetërimin e vjetër europian në mozaikun motërzimi femëror i “Këngës së Urës së Qabesë”: “Ka ca kohë që shtysa për diçka të tillë më vjen si detyrim, trokitje në ndërgjegjje, për të mos thënë në trajtë pengese. A janë borxh kombet e botës ndaj vajzave dhe grave të tyre? A është në detyrim të tillë kombi shqiptar, krijuesi i “Këngës së Urës së Qabesë”? Ja motërzimi për vajzat e sotme shqiptare, ato që në heshtje dhe pikëllim durojnë atë që meshkujve u qëllon më rrallë. Mbeta, moj vajza, kësaj ane, Në trotuare, n’Itali. Në Western Union merrni dollarët Se unë vetë nuk do vij. Në pyettë nëna, ç’fat më doli, I thoni se një burrë kam marrë. Im atë në pyettë, i tregoni Se u martova me një varr. Në pyettë shoku i shkollës, Bledi, Nga klasa fqinje, “e treta B”, I thoni se një peng më mbeti, Që nuk u putha dot me të…”(fq.339.)

Pasi jemi njohur dhe kemi lexuar veprat letare në prozë të Kadaresë, unikale dhe të papërsëritshme, si: “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963), “Kështjella” (1970), “Kronikë në gur” (1971), “Prilli i thyer ” (1978), “Ura me Tri Harqe” (1978), “Pallati i ëndrrave” (1981), “Koncert në vitin 1988”, “Dimri i Madh”, “Dosja H ” (1990), “Piramida” (1992), pasi ka marrë çmimet “Princi botëror Cino Del Duca” (1992), “Man Booker” (2005), “Urdhri i Legjionit të Nderit” (2015), “Onufri” na dhuroi këtë vepër letrare me krijimet më të fundit të tij nga Parisi. Urojmë botime për vepra të tjera si këto nga pena e artë romancierit brilant, Ismail Kadare, bashkë me marrjen e çmimit Nobel , një kurorë lavdie dhe krenarie e letërsisë sonë mbarëshqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok