14/12/2024

Imazh i rrallë, Aristoteli duke këshilluar Aleksandrin e Madh

0
Aristoteli-Aleksandri i Madh

Nga Gjon Keka

Nuk është rastësi që Aleksandri i Madh arriti famën universale, sepse përveç se ai kishte talente të lindura të tij ,ajo që më shumë e bëri atë të suksesshëm në arritje e qëllimeve të tij dhe të një qeversije përtej atdheut të tij ishte këshillat dhe mësimet që i mori nga gjeniu antik Aristoteli.

Sikur që dihet Aristoteli është babai i shkencave politike që nga antikiteti, nga ai lindi termi politik i cili u mishërua si ide në kohët mesjetare dhe më pas moderne. Duke qenë se Aleksandri kishte për mësues apo edukator e këshilltar një gjeni të tillë ,ishte e ditur dhe e sigurtë që ai do të arrinte realizimin e porjekteve të tij globale të sundimit dhe të qeversjes apo mbretërimit të tij.

Aleksandri i Madh ishte nxënës i Aristotelit dhe mësoi gjënë e duhur se si duhet mbretëruar, si duhet korrur suksese, cilat janë rrugët e suksesshme ,rrugët sfiduese ,pengesat dhe nyjet ,zgjidhjet e tyre, ,parimet e metodat tjera të rëndësisë pa të cilat nuk mund të ketë udhëheqje vizinare,trimërinë dhe shume e shumë cilësi tjera me të cilat ai u mësua dhe u mishërua.

Por, ajo që është e rëndësishme këtu të nënvizohet, se pasiqë Aristoteli ishte mësues e edukator e këshillëtar i tij, atëhër në çfarë gjuhe e ka mësuar dhe këshilluar Aleksandrin e Madh kur dihet se sipas autorëve antike ai nuk kishte njohuri të gjuhës greke, pra ai ndoshta ka folur në gjuhën e nënës së tij(Olimpia) epirote(arbërore) ,pra gjuhë e atdheut të tij bashkë me Aristotelin.

Ndërkaq ,sa me vlerë e sa bekim është për një mbret ,pushtetar, udhëheqës shteti e qeverie të ketë një mësues edukator apo këshilltar si Aleksandri i Madh që kishte Aristotelin. Sa e dobishme që sot pushtetarët ,udhëheqësit e shtetit tonë të Kosovës dhe Shqipërisë të kenë njerëz të urtë afër vetes për këshilla ,mësime në drejtimin e duhur të vendit e kombit me një të ardhme të suksesshme dhe të sigurtë. Imazhi sikur që shihet është nga një kronik e vitit 1599 ,ku shihet Arsitetoteli duke e këshilluar,mësuar Aleksandrin e Madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok